Ambasadori italian: Krimi s'është fenomen shqiptar, por botëror. Duhet ta luftoni dhe të dënoni autorët...

6 Tetor 2017, 14:30Politika TEMA

Drejtësia ka qënë në fokus të fjalës së ambasadorit Italian Alberto  Cutillo i cili sikurse ambasadori amerikan Lu ishte i ashpër në fjalën e tij duke kërkuar më shumë veprim në luftën kundër krimit të organizuar.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjatë një takimi në Korçë u shpreh  se Shqipëria duhet të bëjë më tepër për të luftuar grupet e mëdha kriminale.

Më tej Cutillo shtoi së është e rëndësishme që të të gjithë përgjegjësit pasi të kapen të dënohen cka në fakt sipas tij ende nuk ka ndodhur.

‘Italia dhe Shqipëria po bashkëpunojnë prej vitesh në luftën kunder krimit të organizuar. Krimi nuk është fenomen shqiptar,por boteror. Kemi pasur rezultate në luftën kundër canabisit.

Por Shqipëria duhet të bëje më tepër,sidomos për të luftuar grupet e medha kriminale. E rendësishme është,që kur të kapen përgjegjësit,të dënohen,gjë që në fakt,deri tani nuk ka ndodhur” u shpreh ambasadori.

Diplomati vlerësoi se Shqipëria  ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar, por sipas tij disa vende kërkojnë që të bëhet më tepër.Ai theksoi se askush nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kushdo që bën krim duhet të shkojë para drejtësisë.

Edhe njëherë Cutillo vlerësoi se Shqipëria e di mjaft mirë që për të hapur negociatat duhet të plotësojë 5 kushte,një prej të cilëve ështe lufta kundër krimit të organizuar.

Sa i përket ecurisë së vetingut,diplomati italian u shpreh besimplotë se do të sjellë  rezultate.

2 komente në “Ambasadori italian: Krimi s’është fenomen shqiptar, por botëror. Duhet ta luftoni dhe të dënoni autorët…”

  1. Meta ik says:

    Kujt i thua, shqiptareve, shqiptaret e Lulit jane kafshe dhe kujtojne se vetem ne Shqiperi ka krim dhe droge ?

  2. pro says:

    .. duhet te dime ..kush nuk eshte kriminel,..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje