Andres Iniesta kontratë të përjetshme me Barcelonën

6 Tetor 2017, 15:26Sport TEMA

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta i ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes së tij.

Ai ka vendosur që të rinovojë kontratën me klubin e Barcelonës deri në përfundim të karrierës së tij futbollistike.

”Barcelona dhe Andres Iniesta kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës jetësore”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

“Unë jam ende në shtëpi dhe mund të vazhdoj të ëndërroj të bëjë gjëra të rëndësishme me këtë klub. Dua të falënderoj klubin, presidentin dhe bordin për besimin që kanë treguar me mua”, ka deklaruar Iniesta.

“Do të jem këtu derisa trupi im ose mendja ime të besojnë se unë mund të luajë. E vetmja gjë që më shqetëson sot është që të arrijë në fundin e këtij sezonit, të luftojë për titujt që t’i knaqim partnerët dhe tifozët tanë”, përfundoi Iniesta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje