Basha s’ka as kulturën, as instiktin, dhe as karizmën e inteligjencën e Berishës. Ai sot është thjesht shërbëtor i Ramës

Mbështetësi i Lulzim Bashës deri pak kohë më parë, Agron Gjekmarkaj, ka bërë një tjetër shkrim të fortë kundër këtij të fundit.

Gjekmarkaj shkruan për Panorama, se Basha tashmë është kthyer thjesht në një shërbëtor të Ramës.

Shkrimi i plotë:

Qysh asaj nate të 18 majit kur Shqipërisë, e cila djersinte mërzi dhe thithte  maraz, iu dha kumti se Edi Rama dhe Lulzim Basha, përhumbur shikimesh të ëmbla sherbet, ënden marrëveshjen e “selametit”, nuk reshtën zërat se Basha e shiti opozitën te Kryeministri. Kur flitet për shitje apo blerje, fantazia popullore ndezet si sytë e kaladreqages mbi përpeq. Ajo (e përnderta fantazi) s’e ndal vrapin, duke rendur honeve e rrëpirave të lemueta me shpresën se aty gjenden kotrova mbushur me lek të thatë e duq plot me premtime enigmatike.

Gjepurat e pjekura në hell me aromën e tyre marramendëse zënë kryet e vendit në kafet tona gjithë ditën e lume. Ato duken si pjesë e mistikes së përditshme. Por edhe te gënjeshtra më e madhe ka një të vërtetë të vogël, thotë një fjalë e urtë kineze. Naivitet i thekur do të ishte të besohej legjenda se Basha ka shitur votat në terren, se ka pranuar humbjen në tavolinë etj., etj.

Një gjë tjetër ka ndodhur. Fitorja triumfaliste e Ramës dhe humbja katastrofike e Bashës aso dite e këndej mbushin me ujë të gjitha hinkat e drunjta, të cilat vënë në lëvizje me gulç mullirin e të pezmatuarve. Mielli që del prej tij, i gatuar në magjen e zemërimit qet bukë të mjaftueshme për një mijë e një net, si në përrallat arabike ku rrëfehet saga e Lulzim Bashës jo si “hajduti i Bagdadit”, por si “hajduti i PD-së”! Pat nga ata që, të zënë në lakun e fatit të keq, i cili rezervon ushtrime melankolie të pabesueshme për logjiken, thanë se Rama e preu në besë Bashën.

Ngjanin këto si hukama pezmi, frut i befasisë me të cilën Rama i mbështolli të gjithë me zhaurimën e tepsisë, kazanit dhe timonit, por ënde më tepër pezëm ndaj vetes që mbeten pa tekst nga gënjeshtra dhe fyerja e inteligjencës që Basha u rezervoi. Meqenëse mosha nuk ua fal naivitetin, atëherë shpiken besëprerjen e Ramës, e cila qoftë e vërtetë, qoftë e rreme, s’ka kurrfarë rëndësie në një klimë politike ku refreni është “vita tuamors mea”. Basha po kërkonte nën strehën e çadrës “kokën” e Ramës.

Ky, me marrëveshjen “hëngri kokën” e Bashës. Stefan Cvajgu tregon një episod kur rrëfen jetën e Fushesë. Pasi ky i fundit e kishte gënjyer Barrasin që ai të votonte kundër vetes, mes piskamave i tha “po tani ç’të bëj, o tradhtar?”… ai i përgjigjet “bëj ç’të duash, o torollak”! Personalisht nuk mendoj se Basha është shitur te Rama, por tek ambicia e tij e mbështetur te një logjikë politike bijë e traditës sonë.

Lulzim Basha e ka ndier humbjen, kësisoj nga salloni i shtëpisë së tij qiti një listë eunuke të pastruar nga të papriturat sak me këtë vetëdije. Ndaj sot kur flet për bashkim, ngjall mosbesim mes të qeshurash. E drejta për të ndryshuar është humane. Asaj nate plot duhi maji, tek bënin marrëveshjen, prej Ramës i bie të ketë marrë mbështetjen që ai pas zgjedhjeve do ta njohë për kryetar të PD-së përtej zhvillimeve të brendshme që do të ndodhnin aty, pa u përzier në diversion.

Rama, i cili për katër vite e ka konsideruar Bashën si një “dordolec” politik, befas, gjithë xhentilesë, po e trajton atë si kryetar me shpenzimet e Sali Berishës, të cilit po i zvogëlohet hapësira në Kuvend, se në pah duhet të dalë “djali i mirë”. Kryeministri, për të faktorizuar Bashën, ka filluar procesin e Reformës Zgjedhore. Basha do të vetekspozohet si fitimtar, ndërsa Rama si babaxhan kompromisi përtej ngutit të djeshëm të kryetarit të PD-së për të krijuar një ngjarje tensionuese me ngulmin që të flitej për këtë nismë. Më me vend do të kishte qenë një interpelancë për krimin e organizuar për të cilin më shqetësim shfaq Ambasada e SHBA-ve, sesa aktorët politikë.

Mosthirrja e kësaj interpelance është kohë e çmuar për qeverinë. Reforma mund të presë disa orë, apo disa ditë. Basha, ky Odise i palodhur udhëtimesh në detin e humbjeve, ka nevojë për disa sfida dhe “fitore” të vogla. Ato do t’ia japë Gramoz Ruçi dhe Kryeministri me xhymertllek sulltanor. Basha pak muaj më parë u shit tek etja e tij e hazdisur për t’u shndërruar në padron i PD-së. Me nxitimin që duhet për të kryer një “vjedhje”, Lulzim Basha përcaktoi bashkëpunëtorët e tij si admirues të këtij vesi. Mbi këso vizionesh të kërtylura në banalitet, PD mori fizionominë që ka sot.

Një qeverie tejet të konsumuar, në fytyrën e së cilës rrinë si nishane krenarie korrupsioni, trafiku, lidhjet me krimin e organizuar, propaganda rilindase dhe paaftësia organike, opozita i erdhi në ndihmë duke trembur qytetarët më shumë se ajo, me atë çka ofroi për ta. Sot duket sikur ka disa copa PD-je. Një copë të votuar nga 450 mijë vetë e kryeson Lulzim Basha, një copë tjetër të kompozuar nga kritikët e Bashës, të cilët kanë zyrtarizuar “lëvizjen për ringritjen e PD-së”, një copë tjetër nga grup të rinjsh, si dhe copa e fundit rreth zonjës Topalli dhe ish-themeluesve Ruli, Imami, Selami, radikalë në qëndrim ndaj Bashës, por të painkuadruar.

Zonja Topalli njihet për afinitetet që ka me Sali Berishën. Kjo e mbështjell me mister sjelljen e saj. PD-së në këtë rrugëtim, nga humbja e vitit 2013 në humbjen e vitit 2017, i mungojnë 230 mijë vota e po kaq për të fituar. Pra, i duhen diku rreth 850 mijë mbështetës e votues për t’u ulur në karrigen e ngrohtë të pushtetit. Lulzim Basha ka vulën, strukturat dhe sigurisht edhe simpatizantë të tij. Të tjerët, secili nga pak, një pjesë të së drejtës, por jo padronancën mbi të. Në raport me konsumimin e imazhit sipas hierarkisë dhe përgjegjësive, sigurisht edhe kritikët e Bashës nuk është se adhurohen dhe se populli po i pret me padurim si shpëtimtarë.

Fati i karrigeve të tyre nuk është drama e vetme e këtij vatani plot derte. Zulma e tyre është se Basha sot shfaqet mujshar i paaftë dhe i zëvendësoi me persona komikë, pa kurrfarë transparence. Çfarë natyre do të ketë PD e së nesërmes varet shumë nga qëndrimi qe do të mbajë Basha tani.

Sot kjo Parti është thjesht një parti e Lulzim Bashës. Mundësitë janë dy: ose një bashkim pa kushte ku të kthehet vota e lirë dhe kolegjialiteti, ku secili të vihet në diskutim, i pari Basha; ose zgjedhja e totalitarizmit të brendshëm. Bashkimi mekanik s’do të jepte asnjë rezultat, nëse PD nuk rishpik vetveten, nuk gjen fabulën, misionin dhe elitën e saj të re e përfaqësuese. Përzhitja e imazhit duket nga larg si faqe mali e djegur përkundruall. Shenjën e njëshit PD e ka patur gjithmonë tejet të fortë, por Lulzim Basha s’e ka karizmën, energjinë, inteligjencën, idealizmin e viteve të para, kulturën jo e jo dhe, sidomos instinktin politik të Sali Berishës.

Sot për sot ngjan një njësh që s’ka fuqi të marrë numra nga pas. Nëse Basha rifiton pozitën e tij si kryetar pas një procesi të pakontestuar, nuk ka arsye që të mos pranohet. Por kjo frikë e mban peng Bashen dhe e çoi atë drejt zgjedhjeve të kontestuara. Një pyetje sëmbon vetvetiu, gjithsesi bijë e pesimizmit aktual: A mundet ai ta çojë PD-në në fitore pas katër vitesh?

Ata që e kanë mbështetur Bashën ndër vite, kanë besuar duke gjykuar nga retorika e tij se ai do të shndërrohej në antimodel në raport me traditën e partive shqiptare se do të ishte personi që me modesti do të sillte një frymë të re standardesh demokratike, por në fakt u deh nga avujt e frymës së vjetër teksa i rrinte pranë nargjilesë. Dështimet e paeupura të Bashës nuk duhet të na gezojnë, ndryshimi i dëshirueshëm po.

Sot kemi një PS të Edi Ramës, ku është vetë zot e vetë shkop, një LSI të Monika Kryemadhit, ku as miza nuk pipëtin pa leje të saj dhe një PD të Lulit, i cili po tenton të bëhet zot i një grigje të vogël e të çoroditur pa hiret e dikurshme pickuar nga koha. Në vitin 2003, At Zef Pllumi, të cilin Basha pak ditë më parë e quajti model të përjetshëm në të kërkuarit e lirisë, pat shkruar një artikull të famshëm “Demokraci me dy diktatorë”. Sot demokracia është më e konsoliduar. Ajo ka tre “diktatorë”, njëri prej tyre edhe shërbëtor.

10 komente në “Basha s’ka as kulturën, as instiktin, dhe as karizmën e inteligjencën e Berishës. Ai sot është thjesht shërbëtor i Ramës”

  1. taraboshi says:

    Hidhu dege me dege e gjej nje shpellar tjeter se kete e shite po kuldes nga Lela se nuk e ka shit akoma E ju hengert mortja qe nuk keni dite ca keni thene deri sot dhe nuk dini ca thoni per neser .Kur ishi ne cader mbaruat duke e lavdruar ti dhe ato qe i dolen kunder sot se natyrisht kan humb fitimet e lavdroshi se kishi qefe me ndej ne cader se jashte ishte vape dhe me shku te elektorati ishte e vedhtire per ju te gjithe te P .D .se .dhe sidomos per Lulin e Prec Zogajn qe kontriboj ne humbjen e P .D .se .

  2. sandro nga lecce says:

    ik o anal-ist beni ndonje pune si veni as te maja e thembres asaj vajzes qe foli ne parlament,prodhoni dicka tjeter pervecse intrigave,hajt te befte mire darka

  3. sadna babul ka bidai says:

    ME VJEN KEQ CFAR MENDIMI KENI KULTURA ESHTE VIRTYTI I DIJES GJERA VIJNE PAK NGA PAK KA KOHEN . ME PERCAKTU VIJEN E CAKTUAR E KENI KOHEN PERPARA .

  4. Jimi says:

    Nje te vertet e ke then or Gjon Markagjoni! qoftelargu ne poshtersin e vete eshte i pakonkurueshem. I vetmi qe munde ta konkuronte, megjithese ishte larg, ishte Olldashi, por edhe ai e pesoi me jete kete rivalitet. Nuk mundet qe ne qymezin e shqupit te kendojne dy kaponj!

  5. h says:

    Ashtu si ju jani sherbetoret e Kryemalokut.
    Keta shpellare do punonin ne kooperative te ishte akoma e. hoxha.

  6. Shqipja says:

    Paska ” pasur te drejte” lulshit bashqiq qe shau katoliket sepse e ka pas vetem me ty, te ka mare shembull.Nuk eshte sherbetor I Edi Rames , lulja por si pa by… Qe ka tradhetuar cdo gje I ka hyre frika se e di cfare e pret. Kurse Salic berici e di e Po behet gati per majlazi se ja ka lene amanet baba.
    Jane katoliket e nderuar qe mbrojten shqiptarine e gjuhen shqipe, e jo si gjekmarkaj e prex zogaja

  7. Koba says:

    E Keqja e Madhe per PD dhe per Shqiperine eshte Sali Gerdec Rumpalla.Lulsumkapuci eshte i Kllonuari Kallb i Tij.

  8. shushica says:

    Gjekmarkaj …..perdredh fjale rreth personazheve ,por asnjehere nuk permende kryepersonazhin e zi te historise shqiptare.Berishes..jo e permende e quajte karizmatik dhe inteligjent.ok ,me shprese se do ti terheqesh vemendjen ,qe Berisha te te shikoje si zbulim i arit te Alaskes.
    Nuk ke kuptuar akoma se e djathta normale eshte duke u krijuar me shume veshtiresi .E para ,pas 27 viteve te vendojes se kapitalizmit ,ne Shqiperi jane shume pak kapitalistet normale ,ata qe e krijojne kapitalin ne saje te nje pune te palodhur ,aftesive dhe inteligjences,Shumica e te ashtuquajturve kapitaliste shqiptare jane oligarke qe ,ne bashkepunim me Berishen dhe Nanon ,nepermjet shkaterrim vjedhjes u bene te pasur ne rruge kriminale .Ky grup ,qe i ndrron preferencat politike duke ndjekur pushtetin ,nuk ka ide ,qellimi i tyre eshte korruptimi i shtetit per te patur dore te lire pa konkurence…
    Pjesa moderne e shtreses se re te kapitalisteve si dhe ajo pjese e rinise qe synon krijimin e nje shteti liberal modern jane te paorganizuar ,nuk kane nje lidership te afte per te marre ne dore drejtimin e PD,,,sepse plaku Dodsboru…pra Berisha ka ndertuar nje rrjet mafioz kriminal ne te gjitha hallkat kyce te te PD ,por edhe te shtetit dhe ,pavaresisht qendrimit formal ne opozite ,akoma leviz fijet e politikes…Pra sa te keni plakun Dodsboru ,mos shpresoni ne nje PD moderne ,te cilen as ti nuk e kupton ,jo me te behesh protagonist ndryshimi ..

  9. lola says:

    Na mbyti malokëria me gravatë…(?!)

  10. Cudia says:

    Nuk ngelet pa i lepire koqet Berishes vetem qe te kritikoni k..in e tij

Lini një Përgjigje te shushica Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X