Elvis, faleminderit që na tregove se poshtë burkave, perçeve e shamive, të fshihen shkrime të shenjta e fantazi kaq të shfrenuara seksuale

Imami “trendy” i Tiranës Elvis Naçi ishte në studion e Opinion për të sqaruar deklaratat e tij për marrëdhënien në çift për të cilat u kryqëzua në rrjetet sociale.

Në panel ishin edhe analisti Mustafa Nano, teologu Redi Shehu, psikologia Denada Toce, politikania Mesila Doda dhe gazetarja Fatma Haxhialiu.

Debati më i nxehtë u zhvillua mes Mustafa Nanos dhe imamit Naçi, pasi e kritikoi për vendosjen e gruas në një pozitë të diskriminuar në shoqëri.

Ndërhyrja e Redi Shehut, i cili “pafajësisht” hipotetizoi se nëse një deklaratë e tillë do ishte bërë nga një psikologe, nuk do kishte pasur një reagim kaq të ndezur të publikut, i dhuroi çastin perfekt të viktimizimit imamit Naci vetëm pak momente  pas përballjes me Nanon, që sipas tij, i gjithë ky reagim vjen nga Islamofobia dhe ekstremizmi kundër muslimanëve.

Më tej u dëgjuan dhe citimet e imamit Naci, të cilat ia vlejnë të diskutohen më shumë se nëse gruaja është e detyruar t’ia japë hakun burrit, të zbukurohet apo ta mallkojnë ëngjëjt.

Imami Naci në debat e sipër përmendi “Networkun” si dhe pasuesit që e ndiqnin verbërisht, duke të lënë përshtypjen që imami i fesë së paqes, po tregonte forcën dhe kapacitetet që ai zotëron si ligjërues i fjalës së profetit dhe Zotit.

Por për cilin “Network” e kishte fjalën imami Naci?

Imami trendy Naçi, shfaqet si mysliman i moderuar herë pas here në sytë e publikut shqiptar, po të kujtojmë që ka pasur edhe ende ka imamë që ndajnë qasje më ekstreme dhe vetë brënda kryesisë Islame shqiptare, në Shqipëri edhe Kosovë.

A është ai i njëjti “Network” i cili sulmoi figurën e heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në kremtimet e Kurban Bajramit, edhe pse pozicionimi i monitorëve mbulues u justifikua nga myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili iu garantoi vëllezërve dhe motrave të krishterë që nuk i prek njeri, duke presupozuar tashmë mazhorancën e fesë islame në Shqipëri.

A është ai i njëjti “Network” i cili po shfaq gjithmonë e më tepër shenja radikalizimi, po të kujtojme rastet e arrestimeve të hoxhallarëve rekrutues për Shtetin Islamik në dy prej xhamive të kryeqytetit, arrestimet para ndeshjes Shqipëri-Izrael, arrestimet në Kosovë, si dhe raportet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe agjensitë fqinje të inteligjencës për rritjen e ekstremizmit radikal musliman në Shqipëri dhe rajon.

Pa dashur ti hyj në hak imamit Naci, se pale më mallkojnë ëngjëjt gjithë natën, e ta shqetësoj me pyetje të tilla retorike, duke pritur dhe justifikimin që network, i cili përmendet, është thjeshtë faqja e tij në Facebook, si dhe kanali në Youtube, s’mund të rri pa e kritikuar edhe analistin Nano, i cili në gjaknxehtësi e sipër e sulmoi dhe ofendoi imamin Naci, duke përforcuar kështu imazhin e propagandës islamofobike e të viktimizimit te muslimanëve në botë, edhe në Shqipëri.

Po vetëm për dicka duhet ta falenderoj imamin Naci, pa ligjëratat e tij bombastike nuk do e kishim marrë vesh asnjëherë qe në fenë e paqes, ku femra dhunohet e përdhunohet, ku burri pritet me harem, poshtë burkave, perceve e shamive, të fshihen shkrime të shenjta e dëshira, fantazi kaq të shfrenuara seksuale.

https://peshkupauje.com/t/imami-qe-tronditi-rrjetet-sociale/3403

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...