Formacioni, Panucci e mbledh skuadrën në mbrojtje

Spanja nuk është një kundërshtar si gjithë të tjerët dhe në këto kushte edhe përgatitja e përballjes me ta duhet të jetë speciale.

Në mungesë të 3 prej titullarëve, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka vendosur të bëjë pragmatistin, duke u shtrënguar mirë në mbrojtje.

Me Berishën të konfirmuar nga minuta e parë, italiani ka vendosur të rreshtojë 5 mbrojtës.

Përkrah Gjimshitit dhe Ajetit është dhe Balliu, ndërsa nga krahët janë të njëjtët, kapiteni Agolli dhe Hysaj.

Në mesfushë rikthehen bashkë Xhaka e Kaçe, së bashku edhe me Bashën e konfirmuar prej disa ndeshjesh.

Si mesfushor nga e majta mund të llogaritet dhe Grezda, ndërsa Sadiku do të jetë i vetëm për të bërë repartin e sulmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X