FOTO/ “Kthehem kur të iki Edi Rama nga pushteti”, Basha ironizon kryeministrin

6 Tetor 2017, 10:27Politika TEMA
FOTO/ “Kthehem kur të iki Edi Rama nga pushteti”, Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  ka reguar në lidgje me vedimin e fundit të qeverisë  ku asnjë biznes nuk do të jetë pa TVSH.

Përmes një statusi në facebook Basha thotë se Rama …”në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite”.

Këtë postim kreu i opozitës e shoqëron dhe me një foto ku shkruhet  “Kthehem kur të iki Edi Rama nga pushteti”.

Postimi i plotë i Bashës

Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.

Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.

Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.

3 komente në “FOTO/ “Kthehem kur të iki Edi Rama nga pushteti”, Basha ironizon kryeministrin”

  1. Amy says:

    Ik or budalla, mashtrues genjeshtar, e pa zot per te bere ndonje pune, ty nuk te duan te tute ne PD , mbeti te japesh komente, ti nuk mund te vish kurre ne pushtet me, kjo eshte si buka qe haet , se nu te beson askush me, dhe pse je totalisht i pazoti

  2. astriti says:

    ik o lulush futja gjumit se nuk je per kete pune ti e mos merr fotot te vjetra se i bie te hapim galerine per te gjitha maskaralliqet qe keni lene pas. ju pervecse nuk kishit shtet, impononit te tjeret qe te mos paguanin taksat se i rregullonit me tatimorset tuaj dhe i ndanit leket ne fund te dites. keshtu qe mos na bej per te vjell kur ben gjoja sikur kujdesesh per popullin

  3. lea says:

    mos flit per asnje lloj gjeje z.Basha se kur kishit poste nuk keni bere asgje per popullin por keni menduar vetem per xhepat tuaj. ndaj lerini njerzit qe perpiqen qe te bejn punen per popullin ashtu sic jan zotuar dhe po bejne realisht per popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje