FOTOT/ OMONIA dhe “Agimi i Artë”, përpjekje për tensione në Himarë

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro, kanë qenë këtë të premte sërish në Himarë, për të negociuar me banorët që preken nga projekti për rregullimin e qendrës së Himarës.

Por, ndërkohë që të gjithë banorët e prekur nga projekti ishin brenda në takim, OMONIA, PBDNJ dhe “Agimi i Artë”, tentuan me njerëz të sjellë nga zona të ndryshme, madje dhe nga Greqia, të krijojnë tension ndërsa zhvillohej takimi.

Në Himarë ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos.

“Qeveria shqiptare është e vendosur që projekti të vazhdojë por njëkohësisht, të gjithë banorët e prekur, qofshin ata me ndërtime apo troje e toka, të kompensohen sipas legjislacionit në fuqi”, tha Gjiknuri pas takimit.

A ishin dakord banorët me këtë proces?

Në përgjithësi, banorët e panë këtë shumë pozitive. Aty brenda ka edhe individë që përfaqësojnë parti politike apo shoqata të caktuara. Kuptohet, Himara ka probleme më të mëdha me pronësinë. Unë këtu dua tu them të gjithë qytetarëve se çështjet e pronësisë së Himarës, si shumë vende të tjera të Shqipërisë por sidomos në Himarë do trajtohen në vitet në vijim. Ne duam ti japim një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronës këtu. Edhe ajo që unë kam thënë më parë dhe që është bërë premtim edhe nga qeveria për një zyrë shërbimi të hipotekës në Himarë do ta bëjmë realitet. Zgjidhja e çështjeve të pronësisë është një proces që do të marrë më shumë kohë. Ajo që po flasim tani është një projekt konkret për zhvillimin e qendrës së Himarës dhe që ndikon për gjithë komunitetin. Vlera e këtyre pronave do të rritet, Himara do të jetë një vend më i vizitueshëm dhe komuniteti himariot do të përfitojë nga investimet që do të bëjë qeveria.

Një nga përfaqësuesit e OMONIA-s akuzoi për diskriminim të minoritetit. Si e konsideroni këtë?

Nuk dua të futem në deklarata politike se çfarë është Himara. Ai, si përfaqësues i OMONIA-s përfaqëson interesat e partisë apo organizatës së tij. Ajo për çka unë isha këtu është se po flisnim për një projekt konkret, me banorë konkret dhe sipas legjislacionit për territorin e Republikës së Shqipërisë, ku gjithë jemi shtetas dhe të barabartë.

Kur nis zbatimi i projektit dhe çfarë përfshin ai?

Do të nisë, pas identifikimit të problematikave të fundit. Projekti përfshin ndërtimin e shëtitores, zgjerimin e disa hapësirave publike. Gjithçka është në interes të publikut dhe nuk bëhet fjalë për projekte privat por për projekt që i shërben gjithë komunitetit.

4 komente në “FOTOT/ OMONIA dhe “Agimi i Artë”, përpjekje për tensione në Himarë”

  1. Projekti says:

    Me ndihmen e kuadrove te sjelle nga Turqia do te behet i mundur kompensimi dhe pacifikimi i ekzemplareve te rralle dhe ne rrezik zhdukjeje vorio-epiriote, qofshin me origjine ex-shqiptare, vllehe, anadollake, rome apo cdo lloj kategorie te vrromsave. Puna ka nisur prej kohesh, edhe ndonje politikan “rebel” qe mundohet te beje “te veshtirin” Turkiye dhe Saudi Arabia, Qatar&Co e blejne me para, me dollare ose evro sipas zgjedhjes individuale. Ndonjehere mund te duket si cudi, por zhdukja e vrromsave vorio-epirote eshte duke ecur me sukses. Borxhe ke Gjermani, kufij detare dhe tokesore te pazyrtarizuar akoma, Vorio Qipro qe po popullohet gjithmone e me shume me turq nga Anadolli, me bizneset vendase dhe te huaja qe ankohen nga burokracite dhe taxat, ngritjen e myslimaneve te Thrakise perendimore, me shtimin e pakistanezeve dhe afganeve, me popullin qe nuk pjell me per qamet, e me shume probleme te tjera, greket kane nje te ardhme te ndritur perpara.

    1. Milot Derri says:

      Ku qëndron dallimi, që ti dhe mutantat e tu të krishter bëheni grek dhe atyre mutantëve islam që bëhen turq. Jeni të njëjtë, ngase për hirë të ideologjisë fetare a la “përralla me lesh”, shesni përkatësinë kombëtare. Po pate mëshirë me grekun mikroaziatik, shkruaj komente te mediat e tyre dhe në gjuhën e tyre barbare.

    2. Flm says:

      O Arnaut te peshtyre perse hidhni balte mbi c’do perpjekje te banoreve te nje komuniteti qe te mbroje pronat dhe te drejtat themeltare.
      Perse me Propagand Gebeliste ne kete perjekje te paster dhe dokratik ngateroni Agimin e Arte.
      Sa do qe te perpiqeni te njollosni keto perpjekje, pergjigjen do ju a japi Europa.
      Por gjynaf qe IDJOTESIT tuaja do ti paguaj dhe populli i thjeshte Shqipetar.

  2. Projekti says:

    Me ndihmen e kuadrove te sjelle nga Turqia do te behet i mundur kompensimi dhe pacifikimi i ekzemplareve te rralle dhe ne rrezik zhdukjeje vorio-epiriote, qofshin me origjine ex-shqiptare, vllehe, anadollake, rome apo cdo lloj kategorie te vrromsave. Nje zjarr ne Dropull, cik papunesi ne Finiq, nje projekt urbanistik ne Himarra. Puna ka nisur prej kohesh, edhe ndonje politikan “rebel” qe mundohet te beje “te veshtirin” Turkiye dhe Saudi Arabia, Qatar&Co e blejne me para, me dollare ose evro sipas zgjedhjes individuale. Ndonjehere mund te duket si cudi, por zhdukja e vrromsave vorio-epirote eshte duke ecur me sukses. Borxhe ke Gjermani, kufij detare dhe tokesore te pazyrtarizuar akoma, Vorio Qipro qe po popullohet gjithmone e me shume me turq nga Anadolli, me bizneset vendase dhe te huaja qe ankohen nga burokracite dhe taxat, ngritjen e myslimaneve te Thrakise perendimore, me shtimin e pakistanezeve dhe afganeve, me popullin qe nuk pjell me per qamet, e me shume probleme te tjera, greket kane nje te ardhme te ndritur perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X