Kur çadrën ta mbyll Gramoz Ruçi

6 Tetor 2017, 15:43Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Skena sa teatrale aq edhe groteske që Lulzim Basha prodhoi këtë të enjte në kuvend ka nxituar të justifikohet, si nga përkrahësit po ashtu edhe nga kritikët e tij, si një lëvizje për të fashitur jehonën e grupit kundërshtar në PD. Praktika është e njohur. Eshtë e njëjta me atë që përdori Edi Rama pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009 dhe pasi lëvizja e njohur si LMN i kërkoi të lërgohej.

Kryefjala e kësaj strategjie është radikalizimi, pra nxitja e tensioneve pozitë- opozitë, për të shuar çdo debat tjetër për demokracinë brenda partisë, për të heshtur çdo zë kritik, për të sfumuar çdo divergjencë në selinë blu e cila mezi po merr veten pas një humbjeje dhe përplasjeje traumatike.

Më këtë synim u mundua edhe Lulzim Basha të ngrejë një furtunë në gotë në sallën e parlamentit. Ai bllokoi më kot foltoren, i rreshtoi trupat e tij për betejë, ndezi situatën, bërtiti për të drejtat e opozitës, dhe njësoj si gjatë kohës së çadrës ushqeu me pica, mbështetësit e tij brenda kuvendit.

Por përtej këtij shou, po të interesoheshe e çfarë ndodhi në të vërtetë, e gjitha bëhej qesharake. Të tëra palët (PS, PD, LSI) patën rënë dakord që të ngrinin komisionin e reformës zgjedhore. Zakaonisht, kur për çështjet ka dakordësi, kalohet drejt e në votim dhe pa debat. Kështu u paqtuan të gjithë edhe në konferencën e kryetarëve të kuvendit. Madje këtë version e pranon edhe LSI-a e cila është e prirur t’i hedhë benxinë çdo tymnaje kundër Ramës.

Mirëpo, kur demokratët zbarkuan në sallë ata pretenduan se do të mbanin plot 30 diskutime. Edhe këtë akush nuk u’a mohoi. “I bëjmë po të doni ishte kundër oferta, por për këtë na duhet kohë dhe ne të përgatitemi”.

Këtu Basha u ngrit në tribunë, e bllokoi foltoren, barikadoi njerëzit e tij dhe bllokoi punimet e kuvendit. “Jo nuk u japim as kohë, duhet të debatojmë tani” ishte ultimatum i tij.

Ai nuk kishte as kazus, as kauzë dhe as karizëm në këtë shpërthim të beftë.

Ai thjesht vendosi të prodhojë një sher pa thelb i cili fillimisht i ofroi “heroizimin” e përjashtimit nga parlamenti dhe pastaj mëshirën cinike të Ruçit, për t’a falur si një çun të mirë që po gabonte për herë të parë.

Vetëm në pak orë, butaforia që ngriti u shfry në mënyrë të turpshme.

Dhe në fakt ky është problemi real i Bashës. Pafatësia e tij që të tjerët ta marrin seriozisht.

Parandaj dhe të gjithë ata që e shohin manovrën e së enjtes si një lëvizje radikalizuese për të nxjerrë jashtë loje grupin e kundërshtarëve brenda partisë e kanë gabim. Sepse përpara Patozit, Bregut, Bodes, Topallit, Imamit, Rulit, Lulzim Basha ka një hall shumë më të madh. Ai ka problemin e besueshmërisë me publikun. Që pas talljes skandaloze me kauzën e çadrës, që pas shitjes së saj për një pazar me Edi Ramën, kreut të PD, do t’i duhet shumë kohë për të riskalitur imazhin e radikalit. Që prej 18 majti, për fatin e tij të keq, ai nuk ngjall më, as frikë dhe as besim. Askush nuk i druhet më një përplasjeje të fortë, mes PD-së dhe PS-së, sepse të gjithë e dinë se Basha në fund do të tërhiqet me turp.

Prandaj lojës së radikalit, si një taktikë, për të shmangur vëmendjen nga kritikët e tij në PD, i ka dalë boja. Përmes saj ai jo vetëm që nuk “asgjeson” kundërshtarët e brendëshëm, por për më tepër, vazhdon të rënojë besimin e tij tek publiku.

Pikërisht, kjo ndodhi edhe këtë të enjte në parlament. Në vend që të shpërndante vëmendjen ai e përqëndroi atë tek vetja. Ai bëri çështë e mundur të na kujtojë edhe njëherë, se njeriu që nuk i qëndroi dot një kauze të madhe, nuk mund të mbijetojë me mini-çadra të shpikura. Spse ato t’i mbyll me një komandë Gramoz Ruçi. (Lapsi.al)

4 komente në “Kur çadrën ta mbyll Gramoz Ruçi”

  1. Tradita says:

    Ha.. ha.. grupi antibasha kaq e pati . Ata kujtohen vetem nga medjat e majta per propogande si perdoret Izet Haxhia. Shenasi Rama, etj se tek Pd nuk u fershellen askush.

  2. astrit says:

    Sakte Bushati.

  3. harillaqi says:

    Basha ne parlament,çoi nje pordhe qe i mblodhi hundet Paloqes,Berishes etj.Basha,ta dini ju te gjithe drogohet rregullisht,se ndryshe po nuk piu heroine,shkon ne verin e te shoqes te spitali pese.A e kini vene re deformimin e fytyre se tij qe eshte bere si buall.

  4. Jimi says:

    Nipce! Nuk thone kote: Lufta brenda llojit eshte shum e eger, pavaresisht se ti nuk e mban veten te “llojit”! Je perpjekur shume por nuk ja ke arritur ta ndryshosh ADN-n tende politike se ate biologjike, jo e jo. Qe ke nje marraz ndaj Rames kjo po merret vesh ( S’eshte faji i Rames pse ti je impotent!) Ne portalet e ndryshme ku ti ke vegjetuar , nder te tjera je munduar ti shfrytezosh ato edhe per te shpalosur urrejtjen dhe xhelozine tende personale. Te njejten gje ben edhe sot . Po ndalem vetem ne nje “argument”. Krahasimi qe i ben Rames me Bashen !?
    Kendoje pake sec thote “Hanko halla”! Megjithese kote them se e di qe je njeri i kenduar!
    Fet e fet e morra nje kongjill nga zjarri
    Nxora dhe nga xhepi nje gjerdan prej ari
    “Na – i thash’ – trazoj’, nuk trazohen kurre
    njeri per ne gusha, tjetri per ne furre.
    E vetmja gje e bukur qe ka demokracia eshte se “peshmatja ” eshte monopol i sovranit dhe jo i “fillosofeve” dhe i “analisteve” te kenduar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje