Monika Kryemadhi: Rama e përdori Metën, dekretoi qeverinë e drogës, jemi të ndarë politikisht

6 Tetor 2017, 12:12Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora Neës, thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta u tregua emocional me Ramën duke e mbajtur në qeveri.

Kryemadhi është treguar e ashpër edhe nga bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht edhe presidetit Meta duke thënë se ai firmosi dekretin e qeverisë së krimit dhe drogës.

Pjesë nga debati:

Arjan Çani: Përdori Metën kundër Bashës, përdori Bashën kundër Metës. Është prap Kryeministër.

Monika Kryemadhi: I gjeti që i përdori.

Arjan Çani: Si i gjeti?!

Monika Kryemadhi: Po të gjej prap tani e të përdori!

Arjan Çani: Ja të shohim Monika. Këtu do të jemi, por kujdes do të takohemi prap bashkë!

Monika Kryemadhi: Po do të takohemi dhe ti do të më japësh të drejtë pastaj.

Arjan Çani: I gjeti që i përdori thotë!

Monika Kryemadhi: Po i gjeti që i përdori.

Arjan Çani: A je dakort që i përdori? A je dakort me mua?!

Artur Zheji: Përdorim ka pasur gjithsesi.

Arjan Çani: Gjithë kohës, se është i vetmi që di të përdori, le ta themi këtë gjë.

Monika Kryemadhi: Ka një problem. Problemi i tij është se Ilir Meta u tregua shumë emocional me të.

Arjan Çani: Të duket e vogël kjo.

Monika Kryemadhi: Fatkeqesi mbi shpatullat e shqiptarëve. Ilir Meta është luajal dhe i qëndroi marrëveshjes. Ishte emocional i marrëveshjes ai. Unë nuk mund të pranoja që Edi Rama të kriminalizonte policinë sepse i kishte votat për ta rrëzuar Edi Ramën. Por, jo se ne i kemi dhënë fjalën, Jo se ne i japim shansin për ta bërë detyrën.

Arjan Çani: I bie realisht Kryemadhi Ilir Metes.

Monika Kryemadhi: Ilir Meta firmosi dekretet e qeverisë pa u tharë boja e firmës së Anastas Angjelit në procesverbal. Çfarë është kjo dashuri e madhe?! Dhe firmos qeverinë që doli me paratë e krimit dhe të drogës. Që intimidoi shqiptarët, i kërcënoi dhe fundosi shqiptarët.  Këtu nuk po flasim për të ardhmen e Edi Ramës. Cfare të ardhme do të ketë Edi Rama?! Po flasim për të ardhmen e Zahos e fëmijës tënd.

Arjan Çani: Jeni ndarë me Ilir Metën?

Monika Kryemadhi: Ilir Meta është babai i fëmijëve të mijë, është dashuria e jetës sime. Politikisht jemi të ndarë.

Arjan Çani: Nga mënyra si fole mu duk se jeni ndarë.

Monika Kryemadhi: E kuptove pse partia më zgjodhi mua.

1 komente në “Monika Kryemadhi: Rama e përdori Metën, dekretoi qeverinë e drogës, jemi të ndarë politikisht”

  1. sadna babul ka bidai says:

    ME FALNI PER SHPREHJEN POR KJO PUNE KESHTU SHKON.E DIN SI THUHET KALOVA LUMIN E DH.J… KALIN SE KJO PUNE NA SHKOJ PER DREQ DHE ME VON ME I NDREQ ME KALU SE KUSH PUN TE VET ,ME PAS HAPESIRE PUBLICITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje