Spartak Ngjela: Ajo që ndodhi dje mes Ruçit e Bashës në Parlament ishte aktrim, sepse…

Nga Spartak Ngjela

E patë maskaradën e një konflikti aktorial dhe të pështirë e krejt fals dje në Parlament?
E dini pse ndodhi?
Sepse të dyja palët duan destabilizimin e Shqipërisë; sepse, në jerm siç janë, mendojnë se ashtu kanë të drejtë të ikin nga Shqipëria bashkë me gjënë e vjedhur.
Gjë më e turpshme nuk mund të bëhet! Asnjë klasë politike në Europë në shekuj nuk ka kaluar deri këtu. Deri tani ishte vetëm Berisha një individ i tillë që njihet për urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve; tani iu bashkua edhe halli Rama.

l.
Koha e një individi në një shoqëri që nuk krijon asgjë, është kohë e shkuar dëm.
Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm.
Pse?
Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.
Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.

Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!
Atëherë,
Edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë.
Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë.

Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.

ll.
Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.

Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë.
Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Spartak Ngjela: Ajo që ndodhi dje mes Ruçit e Bashës në Parlament ishte aktrim, sepse…”

  1. Amy says:

    IK OR NGJELE, DO TE BESH ANALISTIN, POR JE SHUME LARG, DHE DOBET SHKRUAN, KY KOMENT QE TI BEN BIE ERE XHELOZI QE TI KE PER PER PUNEN E RAMES, RAMA E THA QARTE: LU NA MBESHTET, SI THUA TI CAHET BERISHA ME TERE ATO PARA QE I KA VJEDHUR NDER VITE KETIJ POPULLI, DHE QE I KA NDARE NE KLANIN E TIJ MAFIOZ ? MOS BEJ SIKUR TI JE MBI PALET, KJO E MAJTE SOT PUNON DHE DO TE BEJ SHTET, SHTET ME DREJTESI, TI JA FUT KOT,

  2. Shqiptari i Ilirise says:

    Kjo klase politike duhet te vetlargohet dhe ti hape rruge hetimit te pa varur per pasurite e vena dhe ligjet dhe dekretet e miratuara si perfaqdsues te popullit.Nese hetimet i nxjerin te paster atehere ka te drejte te kerkoje perseri pushtet.

    1. Lash says:

      Kjo klase politike eshte tejmase e korruptuar dhe perpasoje, nuk largohet vete. Ne se Rama, sipas premtimit te bere, nuk pershpejton vetingun, duhet te largohet nga populli. Mos te presim te largohen vete keta, kurre nuk largohen vete se ato rrojne me shprese ti shpetojne vetingut. Do shume kujdes e shoqerija civile e politikane te njohur te ndershem , ssi Bamir Topi etj, duhet te marin ne drejtim popullin….Mafia eshte ne te tre partite e medha….

  3. kasem gahinji says:

    spartak i rrjedhur,vazhdon me idiotizat e tua.demokracia eshte rregull ,jo rrumpalle.der dje thoshim,edhe ti.estrade parlamentare.sot ,sic thua dhe ti,diktature hoxhiane.pse?sepse doni nje demokraci sipas oreksit tuaj.te kam thene:je pa bythe,sepse ta ka demtuar burgu.si jurist je vetem llafazan egoist.bota rrotullohet rreth diellit,jo rreth spartakut.ndersa spartaku rrotullohet rreth lu-se,pastaj rreth edit,me vone rreth lulit(lu per lu).sa ulet niveli te vertitesh rreth te tjereve.

  4. alphade says:

    Kohet e fundit, Avokatin e ka kapur marrezia dhe m’a merr
    mendja ,PSE-ne e ketyre ” shperthimeve ” te nje aneshme te
    zotit Ngjela. Por kete konluzion do ta them ne fund.
    Ngjela ka kohe qe sulmet e egra i ka drejtuar kunder K/minis-
    trit Rama, qe deri dje ishin miq ” per koke” ? Avokati mbase
    kete largim e urrejtje ndaj Rames kerkon ta justifikoi me
    braktisjen e ketij te fundit per ” deshtimet e tij” ne shume fu-
    sha por sidomos ne fushen e ekonomise, ne cuarjen perpara
    te Reformes ne Drejtesi dhe Ligjin e Vettingut per te cilat Avo-
    kati ka shume te drejte,ose pjeserisht te drejte. Por ne mes te
    ketyre debateve politike ka nje gje qe nuk shkon.Cuditerish Z.
    Ngjela qe dikur nuk i kursente ” katilinaret” kunder ish-presiden-
    tit qe theu qafen ,tash presidentin e Ri qe sapo ka zene “poltronen”
    perbalke sheshit ” Nene Tereza” nuk thote asnje fjale as per mire
    dhe as per keq, indeks kjo qe nuk perputhet me karakterin ” shper-
    thyes” te Avokatit ,kur faktikisht si Berisha – Rama dhe Meta ,qe te
    tre notojne ne nje ” varke” ne varken e krimit dhe hajnise, bile Ramen
    mund t’ a akuzosh lehte per hajni por jo per krim ,ndersa dy te tjeret
    i ka mbuluar krimi dhe hajnia ! Duke mos permendur fare ,presudentin
    Like Floririn ,njerezit e zakonshem si puna ime mendojne se nje marre-
    veshje allishverishi midis presidentit dhe avokatit ekziston duke ditur
    edhe etjen e zotit Ngjela per nje cike pushtet qe nuk e siguroi dot me
    Berishen dhe aq me pak me Edi Ramen. Pra, mendja m’a do qe me
    Rame,avokati eshte prishur per nje ” cike” pushtet,ndersa kete e ka
    ” rregulluar ” me Presidentin aktual. Koha do ta tregoi sa i vertete
    eshte ky konkluzion,megjithate Presidenti aktual ka aq shume para
    e pasuri sa mund ta peshoje Avokatin edhe me florit e Krrabes
    Stafit te “TEMES” i uroj nje dite te kendeshme ! Have a nice day!!!

    1. alphade says:

      Komenti im i mrekullueshem, please.

  5. Dike Mullai says:

    ” Qe nga viti 1945 shqiptaret kane jetuar ne nje kohe te shkuar dem ! Pse ? ” Sepse Kico e Vera Ngjela linden e rriten nje KUNGULL pa bythe, qe rrotullohet nga fryn Era ! Kjo vertetohet me “Xhevairet”, qe ti shkruan tek TEMA ! Nuk e kupton qe je bere “Gaz i botes” ?!

  6. Posejdon.al says:

    Avokat, mblidh bletet se te kane roitur!

  7. Dielli mbi Korab says:

    Zoni Taku,ke shum urrejtje per Ramen,besoj se e ke gabim.
    Ai po punon per Shqypnin dhe ka tregu me vepra se din me mbajt pergjegjsi ne drejtimin e shtetit.

  8. SKENDER-BEU says:

    Qenke pjerdhur ne mendje o avukar.

  9. Koba says:

    Nuk je ne vije te Drejte.E keqja me e madhe e Shqiperise eshte Oborri i Sali Gerdecit dhe Oborri i Like Floririt.Ata kane grabitur ,vrare pervetsuarpsuri te pa fund.Mbi ta rendojne krime te perbindshme.Ndersa Rama mund te akuzohet se nje pjese e rrethit te tij te ngushte eshte e nakatosur me Korrupsion.Atij i takon ta filloje Lojen nga Rrethi i Tij dhe te vazhdoje ne perputhje me deshiren e te Gjithe Popullit .Ne rast se do te besh SHTET hidhi Zaret mire dhe FITO.

  10. Koba says:

    Nuk je ne vije te Drejte.E keqja me e madhe e Shqiperise eshte Oborri i Sali Gerdecit dhe Oborri i Like Floririt.Ata kane grabitur ,vrare pervetsuarpsuri te pa fund.Mbi ta rendojne krime te perbindshme.Ndersa Rama mund te akuzohet se nje pjese e rrethit te tij te ngushte eshte e nakatosur me Korrupsion.Atij i takon ta filloje Lojen nga Rrethi i Tij dhe te vazhdoje ne perputhje me deshiren e te Gjithe Popullit .Ne rast se do te besh SHTET hidhi Zaret mire dhe FITO.
    Po cfare ke mo Z.Moderator???

  11. alphade says:

    Shenim: Nje sqarim : Nuk kam thene ” komenti im i mrekullueshem, por
    thjeshte :” komenti im,please” . Nuk e di nga ka dale kjo fjale “i mrekullu-
    eshem” ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *