Plani që i dështoi Bashës nga një fjali e Gramoz Ruçit

6 Tetor 2017, 09:04Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Nëse popullin s’e bind dot të paktën hutoje dhe kaq mund ta bëjë Republika e Re në parlament.

Paradite Lulzim Bashës iu pre fjala dhe u përjashtua nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili komplet në natyrën e tij po drejton parlamentin shqiptar pas një bashkëjetese 27 vjeçare me të.

Por në pak rreshta, dje parlamenti ishte një seri e “House of Cards”.

Basha në kulm të telasheve me kritikët jashtë, dje i duhej vëmendje.

Kish nevojë të shkelte rregulloren dhe mbi nënën e tij po të lipsej, veç të trimërohej në parlament. Paradite misioni u krye.

Për disa orë ai u bë gati-hero edhe këtë herë falë rivalit të majtë. Gramoz Ruçi i pret fjalën dhe e përjashton!

Por pasdite ujku i vjetër Ruçi luajti kartën më të poshtër që mund t’i ofrohej dje opozitës në parlament dhe lëvizjes taktike të Bashës.

Lulzim Basha u fal. Një nga ato faljet që të ulin kokën.

Lëvizja e Ruçit sapo e tkurri, zvogëloi, e çoi në gjendjen fillestare të tij siç ishte në mëngjes Lulzim Basha, i vogël!

“Po ta fal se je i vogël”. Kjo ishte e tepërt. Falja e Gramoz Ruçit ishte shansi i humbur i radhës për Lulzim Bashën.

Tani demokratët prapë u kujtuan se Basha jo vetëm nuk është nga ata trima por s’ka erë as nga politika.

Si thotë populli, nuk rritet kungulli me gjilpëra!/Tiranapost.al

12 komente në “Plani që i dështoi Bashës nga një fjali e Gramoz Ruçit”

  1. Kombi says:

    Shume e drejte , Lulzimja cdo dite, po behet nje figure teper QESHARAKE ME STRATEGINE E TIJ DJALLEZORE DHE TEPER IDIOTESKE. ?

  2. Ylli says:

    Me kujtohet Nietzsche ,teksa thonte dikur…..ku po shkon te gruaja ??Mos harro te marresh kamzhikun !! Eshte te libri me i madh filozofik “Keshtu foli Zarathustra”.Ne fakt NIETZSCHE e adhuronte femren ,megjithese defektet perceptuese natyrore te saj.
    Por kur lexoj Mira Kazhanin ,sa deshiroj te kem.nje kamzhik ne dore.Sigurisht jo per Miren .Edhe une e adhuroj femren.Kamzhikun e dua per veten time.Si katolik (qe sjam) i penduar ,dua te fshikulloj veten time …..cmu desh qe e lexova prape.Cmu desh ??.
    A koke o koke ,qe nuk ve mend.
    Me falni o femra ,por kur lexoj Mira Kazhanin me ze paniku.Imagjinoj veten ne ishull si Robinson Kruzo dhe me shfaqet Mira Kazhani me shkrimet e saj.Edhe 28 vjet te tjera do rrija ne ishull ,vetem Mira mos me shfaqej me.
    Sikur Zoti apo Natyra pervec bukurise hyjnore , tu kishte dhene dhe zgjuarsine.Kushedi cdo ishte Mira???

    1. artiles says:

      Te drejte ke or mik! Kjo nuk meret a kishte apo jo te drejte Basha qe te zinte foltoren, po meret pse nuk ju pergjigj batutes se Rucit. Nderkohe vet ajo ne nje shkrim te 2 – 3 diteve me pare thoshte pak a shume qe ne si popull bejme gabim se i vleresojme politikanet nga batutat qe hedhin e presin!?
      Pra qe Mira te jete konsistente me veten e saj dhe “te edukoje popullin” duhet te thoshte qendrimin e saj 1. a kishte te drejte Basha;
      2. A duhej t’a pranonte Basha “faljen” prej Rucit dhe te vazhdonte me qendrimin e meparshem.

  3. azi says:

    ha ha je e madhe Mira

  4. arben says:

    Teper e sakte dhe nuk mund ti shtosh asnje germe tjeter.Lul Basha futi bishtin nder shale dhe iku si qen i zgjebosur.Vertetoj edhe njehere faktin se eshte kungull i pa pjekur ne politike qe thjesht zbaton udhezimet e ujkut plak te Vicidolit por kete radhe i ka ngecur shara ne gozhden qe ka emrin Gramoz Ruci.Parlamentit shqiptar me ne fund po i kthehet nderi i neperkembur tere keto vite e per kete fakt kaq te deshiruar nga te gjithe ne populli i thjeshte rolin kryesor e ka kryeparlamentari i cili po zbaton me rigorozitet ligjet.I lumte e keshtu te vazhdoje se perkrahja e popullit nuk ka per ti munguar.

  5. demo says:

    A ke me per Belulen?

  6. taraboshi says:

    Nuk e kuptoj a e ka kuptu Luli vete dhe P .D .ja qe Luli nuk ben nuk i shkon asnje lloj funksioni as ne parti as ne shtet dhe gjeja me e mire eshte te xhvishet nga kryetar partie dhe deputet e te shkoje e te rrij me familjen e tij e te kenaqet deri sa ta therrase prokuroria per zollumet qe ka bere .

  7. Eri says:

    Vertet?!
    Mos u tremben nga nje boikot?! Sikur nuk ” shkon” ne syte e botes parlamenti pa opozite ,apo sprish pune…

  8. ppa says:

    Ne fakt, kjo Belule gazetare, duhet ta perpunoje gjuhen dhe fjalorin…flet qesim, kur thone ketej nga jugu ” sikur po e ben me shkulje bari !”

  9. tani says:

    Vallahi na mushe menjen .mi tru larask.shko boj nai tengjere pilaf e nai tas kos qe te reshqasi pilafi.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Mira paske mbetur prapa botes
    Tani kungujt rriten me gjilpera dhe me hormone.
    Se kemi degjuar ndonjehere kete shprehje
    Apo eshte nga mati.

  11. Jugu says:

    Ylli: Komenti juaj eshte me I arriri.
    Personalisht mendoj se Ruci u terhoq se nuk do telashe si drejtues dhe sidomos me titullarin e opozites. Pra Ruci beri mbrapa ndoshta jo si I dhjere por u terhoq anyway.
    Mira dhe Murro po qe se Ruci nuk do terhiqej, do thoshin qe I tregoj vendin Bashes, tani qe u terhoq thone qe me levizjen e tij e tkurri Bashen. O gazetar kazani dhe bythelepires te pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje