Rama anashkalon Facebook-un, zbulon sekretet e platformës dixhitale: S’ka më letra, ja çfarë fshihet pas saj

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar me hollësi platformën e re të adaptuar nga qeveria e tij për komunikimin me qytetarët.

Ai tregoi edhe mënyrën e përzgjedhjes së atyre që do të verifikojnë denoncimet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve dhe tha se një grup do të qëndrojë në kryeministri dhe një tjetër në çdo ministri.

“Ky mekanizëm inovativ është një ekran për këdo që e përdor por pas ekranit ka një grup të tërë njerëzish.

Kush janë këta njerëz?
Janë një grup njerëzish të përzgjedhur pas një thirrjeje publike që kemi bërë 2 muaj më parë mes më shumë se 800 aplikantëve. Kanë paraqitur dosjet e tyre, dy letra rekomandimi dhe një letër motivimi.

Mbi bazën e dosjes është bërë një paraseleksionim dhe janë kualifikuar afro 50 persona, prej të cilëve filtrohen dhe qysh ditën e hënë do të jenë në gatishmëri afro 25-30 persona.

Këta do të ndahen në grupe. Një grup qendror do jetë në kryeministri dhe grupet e tjera do jenë në çdo ministri. Sipas të gjitha kategorive që ka platforma, opinionet, kërkesat, ankesat, sugjerimet, nismat ndahen në bazë të kategorive dhe trajtohen në mënyrë sektoriale nga çdo njëri prej këtyre grupeve.

Qëllimi është që për çdo çështje që kërkon zgjidhje dhe ndërhyrje nga titullari i institucionit, zgjidhja të përcaktohet nga titullari i institucionit”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama anashkalon Facebook-un, zbulon sekretet e platformës dixhitale: S’ka më letra, ja çfarë fshihet pas saj”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Njerez kini kujdes, nuk keni pare gje akoma. Platforma e shpallur sot nga Rama nuk eshte gje tjeter vecse plani i eksperimentit social SOROSIAN. Eshte e para here qe Sorosit i jepet mundesia ta vere ne jete eksperimentin e vet te menduar prej vitesh. Prandaj timonieri i madh Edvin Rama e donte gjithe tepsine per vehte dhe timonin pa asnje kontroll tjeter nga njerez qe nuk jane ne dijeni te platformes, ose kunder saj.

    Edvin Rama le te shpalle kush jane programuesit e platformes kompjuterike qe lejon aplikimet. Le te publikoje origjinalin shqip te platformes. Nuk mundet sepse dokumenti themelor egziston vetem ne anglisht dhe jane perkthyer ne shqip termat direkt ne programin kompjuterik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *