Shpresat / Mustafa e Selmani: Fitojmë me Islandën

Një fitore për të mbajtur hapin e kryesuesve në Grupin 2 kualifikues të Europianit të 21-vjeçarëve. Ekipi Shpresa i drejtuar nga Alban Bushi kërkon të vazhdojë serinë pozitive dhe talentët kuqezi janë optimistë për fitoren në sfidën e 10 Tetorit në Elbasan Arena përballë Islandës.

Valdrin Mustafa

“E kemi shumë të mirë skuadrën me lojtarë që luajnë në Europë dhe në Shqipëri. Jemi përgatitur mirë prej një jave, jemi të përqendruar te ndeshja me Islandën për të dhënë maksimumin.

Ky është një grup i paparashikueshëm, pasi Sllovakia humbi me Islandën 2-0. Tani kemi shansin të fitojmë sërish me Islandën dhe të bëjmë një hap të madh përpara. Unë, ashtu si edhe shokët e ekipit, besojmë se mund të fitojmë.”

Gentian Selmani

“Mungesat janë të rëndësishme, por jemi grup dhe besoj se ekipi është më i rëndësishëm se një apo dy individë. Do të japim maksimumin, që të bëjmë më të mirën.

Është një ndeshje shumë e fort, por jemi përgatitur mirë për të marrë tre pikët. E rëndësishme është të bëjmë lojë të bukur dhe të fitojmë me mbështetjen e tifozëve në Elbasan.”

Nga e tashmja ku beson te suksesi me mbështetjen e tifozëve, sulmuesi i Kaiserslauternit, Mustafa foli edhe për të ardhmen, për ëndrrën për të luajtur me Kombëtaren A.

Valdrin Mustafa

“Spanja ka një skuadër shumë të mirë. Por, Shqipëria, ashtu si Sllovakia dhe Spanja jemi ekipe mjaft të forta.

Ne do të japim maksimumin me Shpresat dhe më pas do të shohim nëse e kemi kualitetin të luajmë edhe me Kombëtaren A.

Ne duam të marri tre pikë përballë Islandës. Edhe barazimi do të ishte një rezultat i mirë, por duke qenë se do të kemi shumë tifozë që do të na përkrahin, besoj se mund ta fitojmë ndeshjen.”

Portieri Selmani analizoi pikat e forta të kundërshtarëve nga Islanda, ndërsa beson se forca e grupit dhe mbështetja e tifozëve do të jenë armët më tepër të ekipit Shpresa.

Gentian Selmani

“Kundërshtarët janë shumë të fort në goditjet standarde. Aty i kanë pikat më të rëndësishme, sepse kanë skemat e tyre dhe shfrytëzojnë shtatlartësinë.

Ne nuk kemi as Messin dhe as Ronaldon në ekip dhe pika jonë e fort është grupi. Të jemi të gjithë të bashkuar për Kombëtaren.

Tifozët duhet të vijnë. Ne besojmë se do të fitojmë me Islandën, të japim maksimumin për mbështetësit edhe për fanellën e Kombëtares.”/SS/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *