Shqiptarët sfidojnë policinë në Francë, hapin çadra në mes të rrugës dhe...

6 Tetor 2017, 17:16Kronika TEMA

Policia franceze një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion rreth orës 11:00 për të larguar refugjatët shqiptarë që qëndrojnë në rrugët e Lionit.

Ky grup shqiptarësh mendohet se është i vendosur që prej një viti në shesh, ku kanë ngritur dhe çadra, shkruan lyonmag.com.

Ky aksion i policisë përballë kampit të refugjatëve shqiptarë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve sepse kishte krijuar problem të mëdha me higjienën në lagjen kua ata ishin vendosur.

Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Banorët vendas ishin ankuar disa herë për refugjatët shqiptarë dukë thënë se kishin “zaptuar” sheshin, ndërsa problem shqetësues ishte edhe higjiena. Nga ana e saj, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Megjithatë, dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për të larguar refugjatët shqiptarë.

1 komente në “Shqiptarët sfidojnë policinë në Francë, hapin çadra në mes të rrugës dhe…”

  1. te fala nga Lioni qe do ta bejme si Bathoren says:

    0 Moikom Zeqiri ku je a tu mbyllte ??? , Hajde jepi ndonje berdaf per te vazhduar “serialin” qe nise dite me pare per popullin trim, te lashte ,”dinjitoz” e krenar (pa ren) !!!!!! Apo je futur dhe ti midis tyre ne çader ne lufte per “neperkembjen” qe i bejne fuqite e huaja “reaksionare” “kurva” (evropa kurve) ketij populli liridashes duke i mohuar lirine (per te zene dhe bulevardet e perendimit ) !!!!! Jepi se ke rast te flasesh per “Belulin” ……. doni me per “Belulin” shkruaj Moikom shkruaj derdhe talentin tend tek tema !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje