Shqiptarët sfidojnë policinë në Francë, hapin çadra në mes të rrugës dhe…

Policia franceze një ditë më parë ka ndërmarrë një aksion rreth orës 11:00 për të larguar refugjatët shqiptarë që qëndrojnë në rrugët e Lionit.

Ky grup shqiptarësh mendohet se është i vendosur që prej një viti në shesh, ku kanë ngritur dhe çadra, shkruan lyonmag.com.

Ky aksion i policisë përballë kampit të refugjatëve shqiptarë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve sepse kishte krijuar problem të mëdha me higjienën në lagjen kua ata ishin vendosur.

Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Banorët vendas ishin ankuar disa herë për refugjatët shqiptarë dukë thënë se kishin “zaptuar” sheshin, ndërsa problem shqetësues ishte edhe higjiena. Nga ana e saj, një degë e Dalkia thotë se kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Megjithatë, dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për të larguar refugjatët shqiptarë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...