SKANDALI/ Harri Lena po kthen në HaLe Grykën e Këlcyrës

6 Tetor 2017, 11:19Sociale TEMA
SKANDALI/ Harri Lena po kthen në HaLe Grykën e Këlcyrës

Në vendin më piktoresk të Grykës së Këlcyrës kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti pa leje, i cili po shkatërron këtë bukuri mahnitëse.

Dhe këtë ndërtim po e bën firma Trebeshina, pronari i së cilës ka nisur betonitizim e Vjosës në pjesën përballë fabrikës, që në mënyrë të tillë të ngrejë një kullë betoni që mbledh ujrat e ujvarës dhe një urë betoni sipër Vjosës për ta bërë më të lehtë kalimin për tek fabrika.

Policia ka kostatuar ndërtimin pa leje, por nuk e ka marrë të pandehur pronarin e fabrikës”Trebeshina” Harri Lena. Nuk dihen arsyet e mos shoqërimit të tij nga ana e policië edhe pse ai po bën një krim mjedisor.

Ndërkaq Bashkia e Këlcyrës ende ska dhënë leje për ndërtimin e kësaj kulle, ndërsa pronari i Trebeshinës thotë se ka mbështetjen e kryeministrit për ndërtimin e saj.

Gjithashtu mësohet se sot ka shkuar INUK i Sarandës për të bllokuar punimet, por dyshohet se po i  bëhet presion nga përfaqësuesit e kompanisë dhe vetë pronari i saj për të mos ndërhyrë dhe prishur këtë objekt pa leje.

Ndërkohë edhe pse ka një javë që kjo kullë pa leje po ndërtohet Prokuria nuk ka ndërhyrë dhe nuk po heton fare këtë çështje.

9 komente në “SKANDALI/ Harri Lena po kthen në HaLe Grykën e Këlcyrës”

  1. labi says:

    Ou .. po pse inuk saranda ??

  2. Alban Hamzai says:

    Ne Shqiperi nuk prishen ndertimet pa leje ,por godinat e pronareve te ligjshem .Ne Shqiperi legalizohen ndertimet e bera ne troje te zena me force dhe nuk jepen certifikatat e pronesise ne prona me pronare te ligjshem . Ky eshte ligji dhe Maliqi shekullor shqiptar.

  3. Mari says:

    Mti te arrestoj e per nje strehe, ka me dhjetra ceshtje ne gjykate… kurse ky. Hajde ligj hajde

  4. Fanol Bardhi says:

    Stop , masakres ndaj natyres !
    Mjaft !

  5. Veterineri says:

    Duket që ka krahët e ngrohta nga politika

  6. Tabakhonja e Palpoces says:

    E kush qeka ky harri lena qi po boka hatan e qeveria jone sdika gjo? O i cerr ,o i derr lu ktuna,se …….t

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Epo kjo eshte qeveria Rames qe ti Mero e ke qejf dhe e mbron

  8. cenua says:

    Mbrojtje ka Hari nga greku se preken te drejtat e minoritetit, qeveria ka frike se na pjengon greku per ne BE, po kur te behet Shqiperia pershesh dhe hale do ta futin ne BE.

  9. Alban Dardani says:

    ,..Oooo…. Ti pa emer qe ke ber kete ankes.
    Kur lexova titullin u indinjova , si edhe ju. Por, nga fotot qe tregohen, dhe vendin qe pershkruani (perballe fabrikes) sikur nuk duket ndonje qamet i madh. Tash per tash po perforcojet pjesa shkembore ne shtratin e Vjoses, deri ketu ska sagje te keqe. Mir i behet lumit dhe vendit.
    Eshte Tetor dhe punimet duhet te behen pa u rritur niveli ujrave te vjoses. Kur te vije puna per uren e kullen , ajo deri atehere eshte ligjeruar . ose ne te kindert bllokohet dhe lumit nuk i prishet pune
    …Ose.Ose. Ku i dihet. Mund te kete projekte qe Kelcyra te zgjerohet (zhvillohet) ne te dy anet e Vjoses. .
    …. GRYKA E KELCYRES ESHTE NJE VEND I VIRGJER , DERI TANI I FJETUR E NE HARRES QE PRET MENDJEN DHE GUXIMIN PER TA KTHYER NE NJE VEND. TURISTIK FANTASTIK. PER. VENDAS E TE HUAJ.
    … Ti lume miku. Duhet te ishe dhe duhet te shqetesohesh per VARREZAT E USHTAREVE GREK, TE CILET PRISHIN SERIOZISH HIJESHINE , MADHESHTINE DHE BUKURINE E GRYKES KELCYRES.
    … ATO VARREZA KANE NJE PAMJE TE FRIKSHME. ATO JANE TE KOBSHME JO VETEM. PER GRYKEN, POR. .NE VECANTI , NE NJE TE ARDHME JO SHUME TE LARGET PER GJITHE JUGUN E SHQIPERIS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje