Spanjë-Shqipëri, De Biasi: Kuqezinjtë kanë aftësi, diferencat janë të mëdha

Ish trajneri i Shqiperise, Gianni De Biasi, ka komentuar duelin e sotem mes Spanjes dhe Shqiperise.

Ne nje interviste te dhene per radion spanjelle “Onda Cero”, trajneri italian tha se diferencat mrs te dyja ekipeve jane shume te medha.

Por, shtoi se Shqiperia di te mbrohet mire dhe te sulmoje me ane te kundersulmeve.

“Spanja ka cilësi të madhe, por mendoj se Shqipëria do të luajë me kujdes në mbrojtje dhe do të kundërsulmojë. Ekipi shqiptar është i aftë në aspektin tekniko-taktik. Do të luftojë fort. Patjetër që Spanja ka nivel të lartë, që e tregoi edhe me Italinë, duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë”, – theksoi ish-trajneri i kuqezinjve.

I pyetur pse drejton gjithmonë skuadra mbijetese, trajneri i Alaveshit u përgjigj me batutë: “Gjithmonë kam thënë se kam dashur të kem një makinë me katër rrota dhe jo një me tre. Do të doja të kasha një “Ferrari”, që të fitoja një “Grand Prix”, perundoi De Biasi.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *