Speciale e medias spanjolle për Panuçin: Reali Madridit është Hollivudi i futbollit, Kapelo është trajneri që…

“Reali Madridit është Hollivudi i futbollit dhe Fabio Kapelo është trajner që më duhet t’ju falënderoj më shumë se çdo tjetër”, me këto fjalë e përfundoi karrierën e tij në vitin 2010, mbrojtësi i palodhur Kristian Panuçi. Kështu nis reportazhi special, kushtuar jetës dhe karrierës së Panuçit nga “El mundo deportivo.es”.

Ai u tërhoq te Parma, në kategorinë e dytë Italiane, në moshën 37-vjeçare, pas 19 vitesh të kaluara në ekipet më të mira evropiane. Ai ishte një nga heronjtë Champions-it të shtatë madridist dhe ushtari më besnik i Kapelos, ndërsa sot është në rolin e udhëheqësit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Sot, në orën 20.45 do të jetë ndeshja e parafundit e Spanjës për t’u kualifikuar për Kupën e Botës. Pak futbollistë janë lidhur kaq shumë me trajnerët e tyre si Panuçi me Kapelon. Trajneri aktual i Shqipërisë u bë titullar pikërisht te Milani i Kapelos, një skuadër epike që i dha leksione edhe Barcelonës së Krojfit.

Ishte po Kapelo që këmbënguli për ta pasur në Madrid dhe po i njëjti person u bë kumbari i karrierës së Panuçit si trajner. “Ai më tha se duhej të bëhesha trajner. Kapelo më mori si ndihmës në kombëtaren ruse dhe atje fillova të mendoj për këtë drejtim të ri të jetës time. Kam më- suar shumë nga Kapelo”, rrëfente pak kohë më parë Panuçi për “Fifa.com”.

Pas kësaj, dy përvojat në stolin e Serisë B me Livornon dhe Ternanën rezultuan të mjaftueshme për t’u bërë trajner kombëtar, këtë herë në një vend, që nuk është atdheu i tij, por shumë i afërt. Shqipëria u shndërrua në një bast për Panuçin në korrik kur mori përsipër të zëvendësuar një tjetër trajner italian si Xhani De Biazi.

Me trajnerin aktual të Alaveshit, Shqipëria morri për herë të parë pjesë në një Europian, i njëjti mision tashmë i takon Panuçit. “Shmangia e humbjes ndaj Spanjës do të ishte diçka pozitive. Më pëlqen të jem i paepur si në fitore, edhe humbjen, le të shohim se çfarë ndodh kundër ekipeve rivale. Nuk dua që lojtarët e mi të mendojnë se do të jem i lumtur me barazimin apo duke u rreshtuar të gjithë pas topit”, shpjegon ish-mbrojtësi i Romës, Interit dhe Monakosë.

Pas mesazhit të guximshëm, ai dorëzohet duke rrëfyer me modesti: “Pengu im është një trofe me Italinë. Sidoqoftë, jam i vetmi italian që ka fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe kjo më mbush me krenari”.

Në 1996, një dëmtim e detyroi të mos merrte pjesë në Olimpiade duke braktisur përfaqësuese ‘Axurre’. Avioni i tij nga Nju Jorku u rrëzua duke shkaktuar humbjen e jetës për 230 njerëz. Kristiani, për çështje sekondash, e humbi fluturimin që do t’i kushtonte jetën. Jeta ofron mundësi, tani Panuçi ka në dorë një shans te Shqipëria…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X