Strakosha çtensionon derbin e Romës, vlerëson Allisson

Thoma Strakosha tashmë është një prej personazheve kryesorë të futbollit italian. Pasi është konfirmuar si një nga të rinjtë më premtues të Serie A, tashmë 21-vjeçari shqiptar është vënë në shënjestër të tifozëve të Romës për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave të kryeqytetit italian.

I frikësohen paraqitjeve të tij vendimtare dhe këtu nuk ka asnjë dyshim, por Strakosha e merr situatën me sportivitet, madje nuk ngurron të shfaqet si një profesionist i vërtetë duke vlerësuar aftësitë e kolegut të tij verdhekuq, Allison.

Derbi po troket sepse pas një muaji dy skuadrat do të përplasen në përballjen e parë sezonale por Strakosha përpiqet të tregojë se bëhet fjalë thjesht për një ndeshje futbolli dhe të gjithë duhet ta përjetojnë këtë sfidë me sportivitet. Braziliani Allison postoi në rrjetet sociale një foto gjatë seancës stërvitore me Selecaon, ndërsa Strakosha i shkruan: “Alisson airlines”.

Dy portierët kanë respekt për njëri tjetrin sepse në Instagram janë miq dhe në pritje të derbit nuk e kanë aspak problem të tregojnë se janë dy njerëz profesionistë që e konsiderojnë futbollin një sport dhe jo një mjet për të krijuar armiqësi.  Komentet pozitive dhe falënderimet nga ana e tifozëve të Romës nuk kanë munguar.

Një pjesë e madhe e tyre kanë falënderuar Strakjoshën për sportivitetitn dhe sigurisht që i kanë lënë takim në derbin më të nxehtë të futbollit italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X