Tjetër mungesë në Kombëtare, dëmtohet dhe Andi Lila

Shtohen mungesat për trajnerin Kristian Panuçi para ndeshjes së sotme me Spanjën. Ai ka humbur edhe një lojtar të rëndësishëm, që shpesh ka qenë titullar me kuqezinjtë.

Një tërheqje muskulore ka bërë që kavajasi Andi Lila të mos jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj iberikëve, që do të luhet në Alikante, në orën 20:45.

Më parë, për shkak dëmtimi, trajenri Panuçi ka humbur lojtarë si Abrashi, Strakosha dhe Cikalleshi, ndërkohë që të skualifikuar janë Mavraj, Roshi dhe Kukeli.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tjetër mungesë në Kombëtare, dëmtohet dhe Andi Lila”

  1. I djegur ne stol nga Mou says:

    Ky eshte djale I mire por nuk ben per kombetaren. Sa here qe ky luan ekipi jone vuan ne sulm dhe eshte ekip pa fantazi. Ky eshte mbrojtes klasik i viteve 80. Ne fund te fundit luan me nje ekip qe Skenderbeu me lojen qe ben e le ne hije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *