Vasili nuk i ndahet Ramës, e sulmon sërish: Kryeministri gjymtyrë, vret biznesin e vogël

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili vijon të sulmojë kryeministrin e vendit Edi Rama duke i renditur atij një sërë kritikash.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se shefi i qeverisë është gjymtyrë dhe instrument i oligarkisë, duke vrarë  kështu biznesin e vogël.

Postimi i plotë

Kryeministri gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël.

Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në.
Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.

Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë.
Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkise.

6 komente në “Vasili nuk i ndahet Ramës, e sulmon sërish: Kryeministri gjymtyrë, vret biznesin e vogël”

  1. Meta ik says:

    C’far bere kur ishe minister? Ti je mbeturine 👎

  2. Une says:

    Je thjesht nje hajdut i neveritshem. Ti je nje zvarranik qe nuk i afrohesh dot shqiponjes.

  3. Anisa says:

    Informaliteti eshte nje nga aksionet me te rendesishme te kesaj qeveri dhe ministry I financave po ben nje pune te shkelqyer duke I detyruar bizneset dhe qytetaret te jene te rregullt dhe te zbatojne ligjin. a

  4. Berta says:

    Ti nuk ishe dot lider I nje partie te vogel, I partise tende, si pretendon te merresh me liderin e nje populli te tere qe ata e kane zgjedhur dhe te perdoresh nje fjalor te tille. Tju vij zor.

  5. teuta says:

    O Petrit poi k bej ndonje gje per veten tende se te ka vene Mona para dhe te ka nxjerre te shash e te shpifesh se sdi te besh gje tjeter.teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X