Vazhdimi i dënimit me vdekje të Vjosës!

Nga Mero Baze

Problemi më serioz me të cilin po përballet Shqipëria në këtë tranzicion, nuk janë mungesa e investimeve, por investimet kundër zhvillimit të vendit. Rasti më ilustrues është shkatërrimi i grykës së Këlcyrës, gryka më e gjatë prej 13 km në Ballkan, që e përshkruan i vetmi lum i egër i Europës, Vjosa.

Ujërat në të dy anët e grykës, kryesisht në formë ujëvarash, i kanë dhënë asaj zone statusin e një vendi turistik edhe gjatë komunizmit, kur turistët numëroheshin me gishta. Pika turistike e Këlcyrës ishte degë e hotel “Dajti”-it, ku çohej çdo turist i huaj që vinte në Shqipëri.

Masakra filloi në vitin 2007. Një investitor me emrin Harri Lena (Harrilla duhet ta ketë pas), zaptoi një territor që e shikoni në hartë. Ishte pronë e familjes Këlcyra, e pakthyer në atë kohë, që u zaptua. Për t’i rënë shkurt, biznesmeni me pak lekë nën dorë, arriti t’u jepte disa fshatarëve tapi me ligjin 7501, duke ua parablerë tokat.

Pastaj filloi aventurën e ndërtimit të fabrikës. Në zonën më turistike të Shqipërisë u shfaq një kapanon që të jep përshtypjen se nuk hyn në një luginë turistike, por në Bradashesh në Elbasan, duke vizituar Kombinatin Metalurgjik. Për të tejkaluar pengesat që i dilnin para, sa i përket lejes, taksave, që ka zakon që nuk i paguan kurrë, dhe sidomos faktit që kthimi i kësaj zone, në zonë industrial, shkatërronte turizmin, ai i ra shkurt. Shkoi në një nga ato mbrëmjet që bënte Liri Berisha me biznesmenë, i futi një foto mes Argitës e Lirisë, e shumfishoi dhe e mbante në kroskot të makinës, për këdo që i dilte para.

Ishte rasti kur më dhimbsej dhe Argita, të cilën po e bënin kot pronare të fabrikës së ujit.

Bëra sa munda betejë publike kundër tij, por armiqësia ime me Berishën ju bë fat, dhe ndoshta edhe për inat tim, Berisha ja legalizoi ndërtimin, masakrën në mjedis, dhe hodhi hapin e parë të shkatërimit të zonës.

Hapin e dytë po e hedh tani Edi Rama.

Duke qenë se uji që ai merr për fabrikën, është ujë pusi dhe nuk pëlqehet në treg, ai ka hedhur sytë në anën tjetër të Vjosës, ku del një burim në mes të lartësisë së shpellave, në krah të ujëvarave.

Projekti që do të realizojë, është një tmerr. Nga zhavori buzë lumit, në breg të Vjosës, ai do të ngrejë një depo betoni për ujin e burimit, me qëllim që ta ruajë nga fryrja e Vjosës në dimër. Lartësia e betonizimit i kalon 15 metra, pasi kërkon ta ngrejë në lartësinë e bregut të Vjosës për ta çuar me rrjedhje të lirë në fabrikën përballë. Për këtë duhet të bëjë dhe një urë betoni rreth 60 metra mbi Vjosë, dhe rreth 200 metra në tokë, deri tek fabrika.

Kështu shkatërron gjithçka, shpellat panoramike si brezare buzë Vjosës, burimin e ujit, panoramën e Vjosës, që tani do ketë dhe një tub betoni sipër saj, që të ta shpifë tërisht lumin.

Sikur të gjitha këto që them, t’i kishte me leje dhe rregulla, do të ishte një skandal i madh.

Por është edhe më keq akoma. I ka nisur pa asnjë leje. E ka nisur me arrogancën dhe skuthllëkun e biznesmenit që i gjen një mik dikujt në qeveri dhe ecën para.

Policia ka shkuar në vendgjarje, ka gjetur kantierin në fjalë dhe nuk ka arrestuar askënd. E ka lënë ngjarje pa autor.

Pas kësaj, autori i krimit ka shkuar vetë në Bashkinë e Këlcyrës dhe ka kërkuar leje për masaskrën që ka nisur pa leje. Për shkak të legjislacionit të lumenjve dhe moskopetencës së Bashkisë, ndërkohë që po bëhet studimi i zonës, Bashkia nuk ka tagër të japë leje për ndërtime mbi Vjosë, kështu që lejen duhet ta japë KKT në Tiranë. Dhe tani aty ka ngelur shpresa dhe fundi i shpresës.

Por le mos ta paragjykojmë fundin e kësaj historie, por atë që ka ndodhur deri tani.

Në një nga dëgjesat me qytetarët disa javë më parë, Edi Ramës i kërkoi një fshatar të ndërtonte kasollen e lopëve se ja kishte marrë era llamarinat, por ai i tha mos bë asgjë pa leje, se do shkosh në burg.

Ky njeri që ka shkatërruar ndërkohë grykën e Këlcyrës, jo vetëm që nuk po shkon në burg, por po dëshmon hapur se ka blerë policinë, Prokurorinë, INUK, dhe ndoshta dhe njerëz më lartë. Tërbimi i rrjeteve sociale kundër tij dhe portaleve të Tiranës, as që e shqetësojnë. Biles kam frikë se njësoj si në vitin 2007, kur bash për inat të sulmeve në shtyp prej meje, Berisha e lejoi të nisë masakrën, Edi Rama mund ta çojë deri në fund të keqen.

Pastaj na ngelet që në hyrje të grykës së Këlcyrës të vëmë videon e Edi Ramës ku premton se atë zonë do ta shpallë Park Kombëtar, do ndalojë çdo ndërtim, dhe do t’i japë perspektivë turstike. Të paktën ta kemi për muze.

Por përtej kësaj, kjo është një nga ato pikat e së keqes, që derdhin të tërë tenxheren. Nëse Edi Rama e lejon që ai të betonizojë bregun e Vjosës dhe të bëjë aty atë shëmti që ka nisur pa leje, unë e siguroj se do të gjendet aq tritol që ta rikthejë drejtësinë, sa për t’i provuar këtij uzurpatori se jo gjithçka mund ta blejë. Natyrisht jam shumë entuziast që ka mijëra njerëz që po protestojnë dhe ky është një sinjal që i jep më shumë legjitimitet drejtësisë përmes tritolit mbi atë shëmti. Ngjan pak si akt terrorist, por është më i dobishëm për shoqërinë se qeverisja e Edi Ramës në aleancë me kastën e biznesmenëve batakçinj, që duan të shkatërrojnë edhe ato pak gjëra që i kanë mbetur këtij vendi.

Ky është një sinjal që Shqipëria duhet të pushojë së investuari kundër zhvilimit të saj, kundër të ardhmes së saj, kundër perspektivës turistike të saj. Nuk mundet që në një grykë turistike të ketë dhe metalurgjik, dhe turistë që të shijojnë ujëvarat, pse i duhen ca lekë Harri Lenës. Impakti i atij investimi mbi zonën është shkatërrimtar, biles ky batakçi as taksat nuk ka paguar dy vitet e fundit, edhe pse janë qesharake. Arsyeja është se uji Trebeshina është një biznes i dështuar. Për shkak të mënyrës si e pushtoi vendin, ai u detyrua të shponte mes fabrikës, duke shitur ujë pusi. Dhe po dështon në treg. Tani i duhet dhënë një leksion më i egër. Unë ju bashkova me qejf nismës pë të bojktuar çdo produkt të këtij biznesmeni në treg, si përgjigje ndaj dikujt, që kërkon të pasurohet duke shkatërruar Shqipërinë. Por më me qejf do t’i bashkohem çdo lëvizje, çdo politike dhe çdo grupi shoqëror, që zotohet se do ta fshijë fare atë çiban nga gryka e Këlcyrës. Një mënyrë e mirë është kjo, që askush të mos e prekë me dorë ujin “Trebeshina” deri sa të falimentojë. Ato kapanonet mund të bëhen stalla të mira për bagëti dhe e kthejnë në natyralizëm grykën. Harri po të dojë le të rrijë çoban në stalla. Por pronar betonesh nuk duhet të lejohet.

 

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “Vazhdimi i dënimit me vdekje të Vjosës!”

  1. Projekti says:

    Shqiperia nuk ka nevoje per beton vend e pa vend, por per arsim, turizem elitar ne harmoni me natyren, industri me kushte pune dhe paga te mira, energji diellore dhe eres, kooperativa bujqesore qe aplikojne fjalen e fundit te shkences. Shqiperia ka nevoje per arsim dhe kerkim shkencor neper universitete, reforma per zvogelimin e burokracive dhe politika te shendetshme sociale. Vend i vogel, me popullsi te re, me pasuri natyrore ne zemer te botes, ne prag te Europes, afer Afrikes, Lindjes se Mesme dhe Rusise, ne brigjet e Mesdheut, pse te shkreten nuk duhet ta beje shqiptari Shqiperine modelin e duhur per cdo vend tjeter ne bote? Pse?

  2. Jim says:

    Mero me pelqen cdo gje qe ti shkruan por sot je shume lart Pavaresisht se nuk jetoj atje me pelqen problematika qe Ju shtroni Mbyllja e ketij shkrimi eshte brilant Te lumte

  3. Illyria-Shqiperia says:

    eh mo Mero, na doli dhe Ed corapekuqja me keq se Saliu e Likja. Ore po keta sikur urrejne Shqiperine a popullin? Apo ndoshta keta sapo vijne ne pushtet e kuptojne te miren e atdheut te gjithe njesoj?! Do vije nje dite kur te gjithe keta legene do tu qerroje populli nga mos u kthefshin me. Cdo gje ka nje fund!

  4. blendi kajsiu says:

    urime per shkrimin zoti Baze, ndonese i shoh me rezerva zgjidhjet me tritol, mbrojtja e ambientit nga tafmaja e verber eshte beteje sa e rendesishme aq edhe fisnike, dhe kontributi juaj eshte me rendesi ne kete fushe.

  5. Genti says:

    Keta jan llumtira o Mero. Harri Moterqiri bashk kta qe e mbrojn nuk kan as din as i iman, as fe as atdhe…ktyre ju esht ber gjak uje. Po te pakten ti mos i mbro me kta fare politikanesh.

  6. Këtë ropqirin, Hari Lenën, e kam takuar në Prokurorinë e Vlorës. Kishte sajuar një marifet dhe donte të frikësonte një biznes që dikur kishte ounuar nën logon e tij, për ti marrë rreth 30 milionë lekë. Erdhi herën e parë në polici, e sqaruam, na kërcënoi ai së bashku me të shoqen. Ikën. Pas ndonjë viti erdhi në Prokurori dhe filloi shantazhet, donte të blinte dhe prokurorin, ngrinte dhe zërin. E sqaruam përsëri, i treguam letrat e provat atij dhe prokurorit. Në zyrë, brenda në Prokurori, bënte si gojorist. So skuth. Si pabuks. Si i ndershëm. Si zvarranik. Një qënie e pështirë deri në atë farë feje sa po ti qije gruan e ti jepje lekë, të linte. Është tipiku i tregtarit fisqir shqiptar.

    1. Vlora1912 says:

      Pershendetje Arber!
      Kam qeshur fort me kete postimin tend..

      Me kete korrektese dhe saktesi gramatikore, keto sharjet qe i ke bere ketij Bastardit duken si poezi! Shpresoj te kesh dal i fituar ne perplasjen me te.

      Ajo cka me ka ber pershtypje nga Kapanoni i Harrilles ne Kelcyre jane dy gjera;
      1-Cilesia e dobet e ujit Trebeshina, aq sa nuk ka nevoj fare per thirrjen e Meros per bojkot.
      2-Varrezat e kockave shqiptare te ushtarve Grek ne oborrin e kapanonit te Harilles.

  7. Brahoo says:

    Gryka e Kelcyres eshte nje nga pikat a zonat me te bukura turistike qe ka Shqiperia. Gjynaf per kete barbarizem e injorance.

  8. 2V says:

    shkrim
    i bukur
    dhe realist
    .
    i vetmi gabim eshte
    se ne rrjeshtin e peste shkruhet
    per kohen para 1990
    KOHA E KOMUNIZMIT !!
    .
    Pse nuk thuhet sakte bukur dhe realishit
    PERIUDHA E SOCJALIZMIT..
    ..
    kam frike se keto gjera do perfundojne
    si pallati 3 miljonesh qe beri Basha me vjehrinn ne Vlore
    qe edhe pse ishte pa leje edhe pse ishte nje krim mjedisor
    klani kriminal basha & kunati & vjehrri moren plot 11 miljon dollare….
    ..ose Fullani qe edhe pse beri dem 30 miljon dollare
    po merr paret e burgut ..demshperblimin dhe 40 rroga……ky eshte komunizem i fullanit..
    .
    Ose shkojme ne Valbone
    Kulcedra Berishe i dha te gjitha lejet dhe e ‘shiti’ Valbonen dhe arriten ca psikopate
    tropojane ne NY dhe bene nje demostrate ne kohen qe Edi Rama erdhi ne amerike para nje viti…

    .
    jam permetar i larguar prej nje cerek shekulli dhe gjithmone e kam vizituar Vjosen dhe Gryken e Kelcyres dhe mund te them
    qe duhet mbrojtur virgjeria e saj si nga nje lumejte e vetem ne Europe qe eshte si e ka bere zoti..
    .
    Mendoj se lufta nuk duhet te bere me Ramen por me ate qe ja shterngon bolet Rames per te mos prekur sali-kucedren qe ka shkaterrur basenet e lumejve qe dihet : Perbindeshi i Lugut te Zi te Viqidolit…..qe per cudi ka heshtur per 2V (VJOSA &VALBONA)

  9. sherifi says:

    Urime z. Mero; jo vetem ne qe jemi me origjin gjat vazhdimit te brigjeve te Vjoses, por per natyren, besoi se iu dhemb pjeses derrmuese te shqiptareve. Sa bukur do te ishte qe gjith peisazhet e ketyre permasave qe ka gjith teritori i shqiperise, te ishte realisht ashtu sikur e ka ndertuar vete natyra, pa u shemtuar nga dora e njeriut.sherifi

  10. Vlora1912 says:

    Pershendetje Arber!
    Kam qeshur fort me kete postimin tend..

    Me kete korrektese dhe saktesi gramatikore, keto sharjet qe i ke bere ketij Bastardit duken si poezi! Shpresoj te kesh dal i fituar ne perplasjen me te.

    Ajo cka me ka ber pershtypje nga Kapanoni i Harrilles ne Kelcyre jane dy gjera;
    1-Cilesia e dobet e ujit Trebeshina, aq sa nuk ka nevoj fare per thirrjen e Meros per bojkot.
    2-Varrezat e kockave shqiptare te ushtarve Grek ne oborrin e kapanonit te Harilles.

  11. astrit says:

    Mero, ku jane keto ambintalistet me Sazan Gurin dhe pedeistet me Strazimir pisqollen qe nuk ndjehen. Apo keta ishin veten per parkun e lodrave tek kodrat e liqenit.

  12. Atdheu says:

    Ta sabotojne. Asnje te mos blej uje prej tij.

  13. Atdheu says:

    Mero pervec ujit trbeshina ka ndonje produkt tjeter ky? Po qe se po na i shkruaj.

  14. Andrea says:

    Mero ta kam thon e keqja vendit i vjen nga qeverisja jo nga opozita e Lul bythedhjerit. Ndaj beji thirje Rames ti vere gishtin kokes se nuk eshte Turqi ketu dhe ai nuk eshte Erdogani. Te lumte per dhkrimin. Bjeri fort kesaj ceshtje se ndryshe do thone cudia 3 dite zgjat. Behetfjale per vendli djen tende. Per cdo mbahesh mend ne kete jete? Qe ke sha Lulken dhe Berithken? Jo ckr bere per te mbrojt vdndin tend. Posht Harrry Lecka

  15. marku says:

    Per sa i perket asaj fotografise,qe Harilena e perdor per djallezite e dites ne favor te tij,kam pasur edhe une nje histori te tille me nje mashtrues odinier. Nje fotografi te bere ne Puke me nje grup militantesh,ku ne qender ishte z. Sali Berisha,ky tipi e manipulonte ke mundte ne dy drejtime; per t’u bere i besueshem ndaj atyre personave per ti rekrutuar se gjoja eshte i zoti dhe i ka dyert te hapura per te zgjidhur “pune te veshtira”, dhe nga ana tjeter,po perseri te bindte
    se nuk mund ti hedhe kush poshte ato qe preku une me dore.Dhe si per ti bindur u tundte foton ku kishte dale me Berishen.Mbas shume debatesh qe bera me te, duke i lene dhe afate ped ti kthyer zotrise parate e veta,Ai perseri me menyren e tij mburravece,vijonte te me freskonte me ate fotografi. Une nuk prita, e denoncova ne Prokororine e Pukes, nga ku u arrestua,duke pranuar fajin e problemi u zgjidh.
    Besoj se u kuptuam. Jo Harrilena,po kushdo qe te jete,kur shkel ligjin, ska fotogarafi qe e shpeton
    Le ta provoje dikush ta denoncoje e ta shohe bisnesmeni se si fluturon. Une kam shume besim te drejtesia.Kam eksperienca te mia personale dhe kam dale shume i kenaqur me vendimet qe jane marre.
    Ne lidhje me shkrimet e gazetarit Baze,di te them kaq: Z. Baze, eshte nje talent ne kte fushe,dhe sme vjen mire kur ndonje here anatemohet apo etiketohet pa drejtesisht.Kjo shpesh here vjen ngaqe nuk e kuptojne,po se mesazhet qe Ai jep ne shkrimet qe trajton jane natyrisht me piper,po dhe bindes,nderkohe qe jep dhe rruget e zgjidhjes.Mero Baze meriton respekt po dhe vemendje kush don me e lexuar,meriton etike ne komunikimim me te dhe per te.Nese nje dite te vetme,nuk ke lexuar nje shkrim te Tij,me beso se ke lene punen me te redesishmen pa realizuar.

  16. Gudari says:

    U bej thirrje popullit te bojkotoje produktet e Ha-Le plehut. Ta marre vesh mire ky bastard cdo te thote te besh cubin.

  17. mirel says:

    O Mero, me ne fund ke shkruar nhe artikull per Vjosen. Po dhe kete gjysmak.
    Vjosa ka kohe qe lengon nen planet e ndertimit te HEC eve, por ti je permbledhur vetem te gryia e Kelcyres dge te Hari Lena.
    Per here te pare e shkruan nje editorial per Vjosen. Po dhe kete vetem per te goditur nje individ.
    Deri ne 2007 ke qene mik i Berishes..1991-2007, gjithe kjo kohe ne sherbim te kriminelit Berisha.
    Thua qe ke reflektuar ndaj krimeve te Berishes dhe ju bashkove kauzes se Rames.
    Po ashtu dhe krimeve te Rames.
    Deri tani ke heshtur per Hidrocentralet mbi Vjose. Vetem me ndonje artikull te lene ne ndonje cep te padukshem, dhe te zhdukur sa me shpejt, qe te mos i cirrej surrati i kriminalut shtet. Ministra te medhenj doemos..japin e marrin leke neper biznese te felliqura ne kurriz te popullit dhe te natyres…dhe therrasin ” Informalitet”..Bravo, thote Ramuti, ja nje djale inteligjent Vlonjat..dhe keshtu ja beni mendjen corap popullit qe ju voton, se patriot informal nga Vlora helbete ky Beni i Gjirokastres.
    Po asnje gje per shkaterrimin e Vjoses nga Hidrocentralet.
    As ne kete editorial qe e pershendes thellesisht per drejtimin real qe i ke dhene idese se si duhen zgjidhur gjerat..me tritol..vetem keshtu marrin vesh keta llumra qe kane kapur shtetin.
    Une e kam shprehur dhe me pare, vetem gjylet ne parlament dhe plumbi ballit i rregullon keto pune.
    Por, dhe ti duhet ta marresh vesh qe Vjosa nuk mbaron ne Kelcyre..por rrjedh dhe ne fshatrat e Vlores dhe derdhet ne det.
    Kjo qeveri, bashke me Hari Lenat, se nuk eshte vetem nje Hari Lene, po jane dhe Ahmetet, Metet, Rahmutet qe i kane zhytur duart ne pronat e popullit, ne mall e gje, si dhe duan tju vjedhin dhe ujin dhe ta shesin per qef te xhepit te tyre. Me informalitet ama.
    Shkaterrojne fusha, kullota, me nje fjale shkaterrojne buken dhe jeten e banoreve perreth Vjoses.
    Dhe ketej bertasin oer turizem dhe per promovim te prodhimit vendas.. Ka me felliqesira se kaq?
    Keta llumra jo vetem qe nuk merakosen per vendin dhe popullin e tyre, por nuk kane as frike.
    Nuk kane se merren burrat dhe gazetat di ouna jote me drama te thella si fjalimet e Bashes, pergjigjet e Ramiut…jane shume te rendesishme ato..si i thone llafit ” fshati digjet, kurva krihet”, ne kemi qef e nge te merremi me batutat e Ramiut, kur betoni pushton Shqipetine dhe i ze fryme e fundit dhe lumenjve..nje nder krimet e panumerta te Ramutit…vazhdim i politikave te tij koncesionare..nafta, mineralet, tani dhe Universitetin shteteror priteni kur ta kthejne privat.
    Ju kane privatizuar dhe ju o popull. Po nuk po e merni vesh akoma, qe po ju shesin dhe po ju blejne sa here i duhet zmadhuar qesja e oarave.

  18. Lloji says:

    Ç’far produktesh tjera ka ky pederasti perveç Trebeshines?!

  19. N.VJOSA says:

    I nderuar Mero,
    Si gjithnje nje shkrim me nerv!
    Me nje Llogjike b r i s k !…
    B R I L A N T….!
    Nuk eshte vetem fjala per demaskimin e ketij bisnesmeni l e g e n !…
    Duhet terhequr vemendja fort se Vjoses sone te bukur po i hapet Varri!…
    Dhe Varri jane Hidrocentralet qe po planifikohen mbi Vjosen , kete mrekulli te pa prekur deri me sot, qe rrjedh i virgjer, pa nderprerje ashtu si e ka care rrugen e vet ne jete te jeteve!
    Vlera e Vjoses nuk qendron tek disa interesa meskine te Biznesit, biznes nga i cili me shume perfitojne te huajt se shqiptaret!…Pse e them kete?
    Ja argumentat e mija:
    U ndertua para pak kohesh mbi Drin Hidrocentrai me i ri, ai i Ashtes, me pak investime dhe Investitori do ta shfrytezoje 35 vjet!…
    35 vjet rrjedh shume uje, !..Pas 35 vjetesh Hidrocentrali behet per remont!… Per 25 -30 vjet Hidrocentralet dalin te paperdorshem se Vjosa ka shume prurje zhavorri!…
    35 vjet parat Ashtes ja merr investitori!
    Po keshtu dhe Vjoses!…
    Cfare fitojn e shqiptaret!?…
    Po keshtu me Pocemin dhe Kalivacin eshte e njejta gje!
    Kalivaci perfundoi nje investim tipik M a f j o z!
    Nga ana tjeter popullsise se Pellgut te Vjoses, ju merret toka per 5 pare!…
    Vjosa eshte nje lume qe mbushet shpejt nga prurjet , aluvionet!…Perfitimi eshte qesharak !
    Popullsia nuk perfiton!
    Plus prishet i gjithe ekosistemi!
    Po lexoja para pak kohe nje thirrje nga nje nga ambietalistet me te mire te Gjermanise, personalitet boteror, i cili keshillonte shqiptaret:
    MOS BENI GABIMIN QE KEMI BERE NE ME LUMENJT; GABIME QE TANI DUHET TE INVESTOJME SHUME PER TI RIPARUAR!…
    Kete mendim ndante dhe Keshilli Europian dhe BERZH-i !…
    Para pak ditesh nje grup shkencetaresh gjermane, austriake dhe shqiptare keshillonin gjithashtu :
    LARG DUART NGA MREKULLIA BLU E VJOSES; I VETMI LUM NE EUROPE, QE RRJEDH I PA PREKUR NGA MAKUTERIA NJERZORE!…
    Shpallja urgjente e Lugines se Vjoses P A R K K O M B E T A R,
    do te kishte perfitime te drejtperdrejta per banoret si dhe do te ruante kete pukuri te paprekur Natyrore!
    Jane shume argumentat pse Vjosa nuk duhet prekur!…
    Pushtetaret tane jane bere si H I J E N A, shikojne ku te mbushin xhepat e tyre dhe nuk pyesin as per Natyren, as per Popullin, qe eshte ZOTI LEGJITIM I KETI TRUALLI!..
    L A R G
    D U A R T E QELBURA NGA VJOSA IME;
    NGA VJOSA JONE ;
    KJO MREKULLI E NATYRES SHQIPTARE!…
    Mos ma sakatoni Vjosen!…
    Mos na e sakatoni Vjosen!…
    Lereni ate te rrjedhe e lire ne udhen e saj S H E K U L L O R E !

    1. mirel says:

      O N.Vjosa…duket qe ti sikurse dhe une i kemi rrenjet aty ne Vjose.
      Na dhemb qe po e shohim te vdese..po nuk mund ta ndalojme kete vrasje duke vajtuar.
      Keta duan vetem nje pergjigje: Tritolin.
      Kot nuk fola dhe per fierakun qe zbrazi ca plumba te kryeministria para ca muajsh.
      Makuteria e ketyre bushtrave qe na qeverisin nuk ka kut qe te matet me fjale.
      Duhet te ngrihen gjithe Vlonjatet dhe Jugu, ashtu si protestojne verioret per Valbonen.
      Bravo ju qofte, sepse jane shprehur shume here me teper nga “trimat” prej letre te Vlores.
      Qeveria duhet te zmbrapset nga koncesionet me turqit per hidrocentralet mbi Vjose
      Ky eshte ultimatum.
      Perndryshe do japim prova qe jemi kafshe primitive, bujkrober te sistemit te ri feudal. dhe jo njerez me dinjitet.
      Harri Lena eshte vetem nje krimb perpara shtetit.
      Eshte shteti qe do bojkotuar dhe do zmbrapsur.
      Kaq duhet kuptuar ne kete histori.

  20. Vetem TITULLI shkrimit, na ben te vene duart ne koke !
    Faleminderit penes Mero Bazes, sa mjaft komentuesve qe shqetesohen per kete problem jetik;
    jo shjeshte te Lugines e Vjoses,po mbare teritorit qe pershkon ajo. Ate falur ZOTI.
    Jam me gjithcka qe del ne mbrojtie te saj,Ky shkrim sa komentet thone c’duhet thene,
    vec asaj shpehies; – venies se MINAVE…- Puna eshte te mos shkohet atje…Parandalimi duhet.
    VIRINI gishtin KOKEKES o keqberes ,qe doni te na demtoni PARAJSEN tone !
    Guri Naimit D.

Lini një Përgjigje te Andrea Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *