Mbyllet ndeshja Spanjë-Shqipëri me rezultatin 3-0. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

Spanjë-Shqipëri është ndeshja e parafundit e fazës eleminatore të kampionatit Botëror “Rusi 2018”, sfida e cila do të luhet në “Estadio José Rico Pérez” në Alicante.

Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione, me Spanjën që është favoritja kryesore për të siguruar fitore, ndërsa kuqezinjtë do të japin maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.

Formacionet Zyrtare:

Spanja: De Gea, Alba, Pique, Ramos, Niguez, Alcantara, Odriozola, Koke, Rodrigo, Silva, Isco

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Ajeti, Memolla, Memushaj, Grezda, Kace, Balliu, Xhaka, Llullaku

Minuta 72′, E pabesueshme çfarë humbasin Latifi dhe Sadiku të cilët godasin brenda zonës, por sërish nuk arrinë dot ta mposhtin portierin De Gea

Minuta 68′, Shtylla ndal Armando Sadikun që ta dërgojë topin në fund të rrjetës pas një goditje të saktë me kokë

Shqipëria shumë pranë golit të parë me anë të Ajetit që godet me kokë brenda zonës, por topi përfundon fare pranë portës

Nis pjesa e dytë, Shqipëria kryen zëvëndësimin e parë duke futur në lojë Sadikun dhe Ansi Agollin në vend të Balliut dhe Memollës

Rast i artë për Shqipërinë për të gjetur golin e parë me anë të Memushajt i cili i brenda zonës godet në mënyrë të gabuar

GOL! Të papërmbajtshëm spanjollën të cilët realizojnë dhe golin e tretë me anë të Alcantarës

GOL! Spanja dyfishon rezultatin me Iscon i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës e dërgon topin në fund të rrjetës

GOL! Spanja zhbllokon rezultatin me anë të Rodrigo që realizon një gol mjaft të bukur duke mposhtur Etrit Berishën

Minuta 12′, Vjen rasti i parë i rrezikshëm për Spanjën që i afrohet shumë pranë golit me Rodrigo, i cili godet në mënyrë të gabuar me kokë

Minuta 8′, Shqipëria krijon rastin e parë të rrezikshëm të ndeshjes me anë të Grezdës që tenton nga distanca, por pa probleme për De Gean

Mbrojtësi Gerad Pique fërshëllehet nga tifozat spanjoll, kjo për shkak se lojari i Barcelonës doli pro referendumit të Katalonjës

Ekzekutohet në “Estadio José Rico Pérez” të Alicantes himni kombëtar

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Mbyllet ndeshja Spanjë-Shqipëri me rezultatin 3-0. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. tfgs1 says:

    dite e zeze sot per sumen e suniteve turq dhe shqipfoles,minuta e 56 -te dhe TURKYE eshte gjakosur 3 here ashtu si dhe birazeret e tyre albanistanas………………0-6,gjakosja vazhdon,nuk dihet se ku do te qendroi i ”gjati” kristian spanjoll dhe islandez!

  2. like says:

    rezultati i te gjitha ndeshjeve Spanje – shqipri 29 – 2. pritet te thellohet me tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *