VIDEO/ Një histori suksesi, shqiptari pranë Shtëpisë së Bardhë…

6 Tetor 2017, 19:40Sociale TEMA

Shqiptarët shpesh kanë ‘pushtuar’ mediat për emigracionin e jashtëligjshëm dhe azilkërkimin.

Por nëse një pejsë e mirë e këtyre bashkëatdhetarëve kanë zgjedhur azilin, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur tjetër rrugë, atë të biznesit. Një histori suksesi na vjen nga SHBA.

Një shqiptar ka hapur një biznes fare pranë Shtëpisë së Bardhë. Bëhet fjalë për Gjergj Dollanin.

Ai ka punuar për kompanitë më të mëdha të çokollatave në botë.

Eksperiencën e madhe ai po e shfrytëzon më së miri për hapjen e një biznesi. Dhe ky biznes i ndodhur pranë zyrës së Donald Trump po merr shumë famë.

Gjergj Dollani ka hapur një kafe-butik çokollate. Cafe Chocolat, është një muze në miniaturë çokollatash. Por, përveç shitjes së çokollatave, Dollani po eksperimenton për t’i shtuar kafes shijen e tyre.

Më poshtë, Dollani flet për historinë e tij të suksesit në Zërin e Amerikës.

5 komente në “VIDEO/ Një histori suksesi, shqiptari pranë Shtëpisë së Bardhë…”

  1. Albamich says:

    ??????????????
    Ka hap dyqon kafe
    ???????????????

  2. Flm says:

    Perse i thoni Gjergj kur ai prezantohet si George ??

    1. e says:

      Sepse amerikanet nuk e shqiptojne dot emrin Gjergj! ?

    2. ana says:

      Sepse amerikane nuk e shqiptojne dot emrin Gjergj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje