Basha ultimatum strukturave të PD në rrethe: Dua emrat e personave që blenë votat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë udhëzimin për strukturat demokrate, mbi bazën e të cilit do të nisë procesi 8 javor i konsultimit me anëtarësinë me qëllim modernizimin dhe ristrukturimin e partisë.

Referuar udhëzimit të siguruar nga “BalkanWeb” mësohet se një nga kërkesat e Bashës drejtuar degëve është pikërisht identifikimi me emër dhe mbiemër të personave që blenë votat në zgjedhjet e 25 qershorit.

 

PJESË NGA UDHËZIMI I LULZIM BASHËS DREJTUAR DEGËVE TË PD

Mbështetur në Nenin 38 të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Vendimin e Mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, datë 21 shtator 2017, ku u vendos unanimisht
fillimi i procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturat dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike, dhe me qëllim:
– Nisjen e procesit të konsultimeve dhe analizës me strukturën dhe anëtarësinë e Partisë
Demokratike;
– Identifikimin e problematikave të brendshme të shfaqura në zgjedhjet e përgjithshme 2017, si dhe të hapave konkretë për t`i korrigjuar ato;
– Identifikimin e instrumentave dhe personave përgjegjës të presionit politik, ekonomik, administrativ dhe korruptiv, të blerjes dhe manipulimit të votës, të përdorura gjerësisht nga kundërshtari ynë politik;
– Ngritjen në shkallën më të lartë të aksionit politik opozitar si dhe rritjen e besimit dhe të angazhimit qytetar në kauzat opozitare,

UDHËZOJ:
1. Nisjen e procesit të konsultimit dhe analizës me strukturën e Partisë Demokratike. Ky proces do të zgjasë 8 javë dhe do të konsultojë gjerësisht të gjithë strukturën dhe anëtarësinë e Partisë Demokratike;
2. Në çdo Degë të Partisë Demokratike caktohet një Grup Pune përbërja e të cilit komunikohet nga Sekretariati për Organizimin.
3. Grupi i punës identifikon, sipas nevojës, edhe persona të tjerë të cilët do ta ndihmojnë atë në plotësimin e kërkesave të këtij Udhëzimi;
4. Grupi i Punës në Degë do të mbikqyrë procesin e konsultimit dhe analizës sipas metodologjisë së shtojcës nr 1, deri në hartimin e Raportit përfundimtar;
5. Ky Udhëzim hyn në fuqi menjëherë.

1 komente në “Basha ultimatum strukturave të PD në rrethe: Dua emrat e personave që blenë votat”

  1. Skrapari says:

    PO Lul ! Nxiri me emra se :
    1. Ne cilin qytet apo fshat u blene votat. (emrat e qyteteve dhe fshatrave)
    2. Emrin e personit qe i bleu e emrin e personit qe e shiti voten.
    3. Numri i qendres se votimit.
    4. Coi para drejtesise,beu gjyqin e po fitove, te jeshe i bindur se rreth 200 vota do t’i siguroj une edo dal me emrin konkret,duke te ardhur aty te zyra. E kunderta mos llap kot,sepse po te kishe fakte i coje ne prokurori…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X