Botërori i Rusisë, skuadrat e kualifikuara deri tani

7 Tetor 2017, 14:02Sport TEMA

Faza kualifikuese e Botërorit të Rusisë është drejt mbylljes. Deri tani, Rusisë i janë bashkuar 10 skuadra, 4 nga të cilat janë nga kontinenti Europian. Spanja është emri i fundit që i shtohet listës paraprake të ekipeve të kualifikuara.

Fitorja 3-0 me Shqipërinë dhe barazimi 1-1 i Italisë me Maqedoninë i dha mundësinë Spanjës të sigurojë matematikisht kualifikimin kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për të luajtur. Gjermania është skuadra tjetër europiane që e u kualifikua për në Botërorin e Rusisë në përpjekje për të mbrojtur titullin. Këtyre dy ekipeve iu bashkuan Anglia dhe Belgjika me këtë të fundit që në të vërtet ishte e para përfaqësuese nga Kontinenti i Vjetër që preu biletën për në Rusi.

Në Amerikën Latine, ka ende pikëpyetje për t’u zgjidhur. Brazili është skuadra e vetme që ka siguruar me kohë kualifikimin për në botërorin e vitit të ardhshëm. Mbeten për t’u përcaktuar 3 skuadrat e tjera që kalojnë direkt dhe ajo që do të luajë në “play off” dhe në garë janë plot 5 kombëtare, Uruguaj, Kili, Kolumbia, Peruja dhe Argjentina.

Nga kontinenti i Azisë, janë 4 skuadra që e kanë siguruar vendin në Botëror; Irani, Arabia Saudite, Japonia dhe Koreja e Jugut, ndërsa nga CONCACAF është Meksika që është e kualifikuara e ngjarjes më të madhe futbollistike në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje