Dorëheqja e Ruçit/ Asambleja e PS-së voton unanimisht pro Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm

Pasi Gramoz Ruçi la detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Rama  ka propozuar që ky post t’i besohet kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“E fundit por jo nga rëndësia do i kërkoja asamblesë të përmbushte boshllëkun e detyruar që lë Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruci ta përmbushë Taulant Balla”, u shpreh Rama.

Propozimi i Ramës i ka kaluar për votim Asamblesë së PS-së.

Pas fjalës së Ramës, Ruçi i është drejtuar asamblesë nëse votimi për Ballën duhet të bëhej me votim të fshehtë apo të hapur, ku burimet bëjnë më dije se në mënyrë unanime është rënë dakord që të jetë votim i hapur.

Po në mënyrë unanime, Asambleja votoi pro propozimit të kreut të PS, Edi Rama, për t’i besuar Ballës rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.

2 komente në “Dorëheqja e Ruçit/ Asambleja e PS-së voton unanimisht pro Taulant Ballës si Sekretar i Përgjithshëm”

  1. u bo nomi says:

    iku babai enverizmit ,u zevendesua nga fatosi i partise… kesaj i thona rilindje na

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Sa poshte ka rene PS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X