Dy mungesa për shkak kartonësh ndaj Italisë, por rikthehen 3 të skualifikuarit

Gjyqtari rus Aleksei Eskov ishte mjaft i ashpër dje në mbrëmje duke dhënë disa kartonë të verdhë për futbollistët tanë. Ai ndëshkoi thuajse çdo ndërhyrje ndaj “La Roja”.

Mes tyre ishin edhe Taulant Xhaka edhe Azdren Llullaku. Ata do të mungojnë në ndeshjen e madhe që do të luhet ndaj Italisë, të hënën në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Mesfushori i Baselit edhe pse vinte pas disa ndeshjesh në kombëtare, ka pasur ndëshkime të tjera më parë, ndërkohë që Llullaku ishte i pafat pasi edhe arbitri i tha në pjesën e dytë se kishte gabuar në ndëshkimin e tij.

Gjithsesi për duelin ndaj të kaltërve do të rikthehen nga pezullimi Kukeli, Mavraj dhe Roshi. Të tre mund ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X