Edi Rama e ka nisur keq

7 Tetor 2017, 18:12Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Kam qenë në studion e « Report Tv »-së kur të gjithë prisnim me kërshëri të tepruar shpalljen e kabinetit qeveritar nga Edi Rama. Ishte një ditë e mërzitshme, e lodhshme, një ditë që të kujtonte ato kongreset e neveritshme të Partisë së Punës. Në fund e mori fjalën edhe Edi Rama dhe ai, me një zë të zvargur, u bë më i lodhshëm dhe më i padurueshëm akoma. Foli e foli nja një orë duke përsëritur një tekst të dobët që, nëse do të ishte vetë gazetar dhe do ta dëgjonte Edi Ramën kryeministër, do të kishte vënë kujen dhe do të ishte lemerisur me retorikën e dalëboje të popullit e të shërbëtorit të popullit. Pasi ia ngriti nervat gjysmës së shqiptarëve që po e ndiqnin në televizion, me një fjalim tërkuzë nga ato të Ramiz Alisë në fund të jetës së tij politike, me një mendjemadhësi të padurueshme dhe më një arrogancë që i përdhos të gjithë ata që i vijnë pas, duke u bërtitur anëtarëve të Asamblesë që e dëgjonin si ata kooperativistët e gjorë që rrinin dikur sy e veshë kur fliste ndonjë byroist, shpalli qeverinë. Duke e shpallur qeverinë, ai, për herë të parë, u tregua i sinqertë sepse nuk lejoi që të duratrokiste asnjë sa herë që ai shqiptonte emrat e atyre që do na qeverisnin bashkë me atë vetë. Në fakt, ata emra që ai përmendte, ne të gjithë i njihnim. Ishte e njëjta qeveri, të njëjtët emra. Dhe këtu ai kishte të drejtë. Për çfarë t’i duartrokasnin ?

Një mishmash organizativ dhe një qeveri pa identitet

Ka kaluar faza e parë e kostituiimit të qeverisë dhe askush nuk ia ka idenë se çfarë qeverie kemi. Lajmi më i bujshëm që u prodhua në ato ditë ishte qeverisja me popullin përmes facebook-ut. Ajo qeverisje u tret. Pastaj lajm tjetër ishte shkrirja, ngrirja dhe riorganizimi i disa ministrive. Mirëpo sot, të gjithë ata që kanë punë me shtetin të thonë se është bërë një rumpallë që askush nuk e merr vesh. Informaliteti në ekonomi është rritur. Nuk kalon ditë që të mos kemi ndonjë skandal. Shkollat, ashtu si çdo vit, fillojnë punën pa regjistra, sepse ministria e arsimit, përveçse përsërit në mënyrë të lodhshme suksese që nuk i sheh askush, vijon që për çdo vit, të mos bëjë gati as regjistrat, vijon të prodhojë tekste skandaloze si ato skandale që janë përmendur nga media dhe tregon kujdes vetëm për të bërë retorikë e propogandë. Shumë profesionistë të biznesit në vend, të thonë se, vetëm në krahasim me Shkupin, ne jemi qindra vjet larg sa i takon klimës së biznesit dhe thithjes së investimeve të huaja. Ju kujtohen zonat e lira ekonomike për të cilat fliste Arben Ahmetaj ? Asnjë prej tyre nuk është vënë në punë në Shqipëri. Ndërsa Maqedonia ka vënë në punë disa dhe vetëm Shkupi brenda ka tri të tilla. Lehtësitë që ka krijuar qeveria maqedonase për të thithur investimet e huaja janë spektakolare. Kurse në Shqipëri shteti në këtë pikë dhe ata që kanë drejtuar ekonominë kanë falimentuar. FMN-ja vuri alarmin për gjendjen jo të mirë të ekonomisë, por dikush nga qeveria nxitoi të na mbushte mendjen me projektin biolioner të Edi Ramës që do të përfshijë partneritetin qeveri-biznes. Do të ndërtohen të gjitha rrugët me financimet e privatëve dhe me mbështetjen e qeverisë. Ashtu qoftë ! Por FMN-ja u tregua skeptike. Tashmë e dimë të gjithë që partnerët tanë euroatlantikë na ndihmojnë vetëm nëse luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Vjosa dhe Audi Q8

Do të mjaftonin vetëm dy ngjarje për të arritur në përfundimin se Edi Rama jo vetëm e ka nisur keq, por po na tregon tani në fund se është i lodhur, pa fuqi dhe peng i oligarkëve dhe krimit. Ajo « Audi » që goditi makinën e zv/drejtorit të policisë në Elbasan ishte shuplakë në fytyrë për qeverinë dhe ishte goditja më e rëndë për imazhin e Fatmir Xhafajt, ministrit që na ngjalli shpresën para zgjedhjeve të fundit. Ndërsa harbutllëku i një biznesmeni me emrin Hari Lena që, siç e ka denoncuar shtypi këto ditë, po shkatërron Grykën e Këlcyrës, të kujton arrogancën e Aleksandër Frangajt që, në kohën kur Edi Rama prishte kasollet pa leje të shqiptarëve të varfër, ai rrafshonte me forcë fushat e tenisit në Golem dhe ndërtonte një vilë tjetër me bekimin e Edi Ramës. Për shkëtërrimin e Vjosës dhe Valbonës, Edi Rama është mbrojtur duke thënë se ato i ka shkatërruar më parë Sali Berisha, sepse ai i ka dhënë lejet mjedisore, ato të ndërtimit e gjithçka tjetër. Nëse i thua Edi Ramës që të luftojë krimin dhe kriminelët, ai përsëri të thotë se krimi në vend u mboll nga Sali Berisha. Në të dyja rastet mund të ketë të drejtë, megjithëse, sipas perceptimit të përgjithshëm, ai nuk është ëngjëll. Mirëpo, duke nisur mandatin e dytë ai po na dëshmon se është vazhdimi i keq i Sali Berishës dhe se nuk e ka dëshirën, vullnetin dhe pastërtinë politike që të marrë nisma ligjore për ta ndalur të keqen. Në rastin e Vjosës dhe Valbonës, ai i kishte të gjitha mundësitë që me akte nënligjore e ligjore të anulonte koncesionet dhe të merrte përsipër edhe kostot, duke zhvilluar një dialog të sinqertë me publikun dhe duke i shpjeguar atij se përse duhet t’i anulonim ato koncesione. Mashtrimi me gjykatën e të drejtave të njeriut apo me arbitrazhin ndërkombëtar nuk qëndron sepse kur ia ka dashur interesi ai nuk ka pyetur për asnjë kosto. Mjaft të kujtojmë anulimin e privatizimit të KESH-it dhe kostoja që paguam në arbitrazh. Ambasadori amerikan ka dhënë alarmin dhe u ka kërkuar autoriteteve ligjzbatuese që të arrestojnë kriminelët e mafiozët në këtë vend. Për fat të keq, media investigative, në të shumtën e herës, merret me mësues apo me drejtorë shkollash dhe deri tani ne nuk kemi parë në asnjë medie emrin e një mafiozi apo krimineli shqiptar që drejtonte apo drejton ende trafikun e drogës si atëhere kur vendi ishte mbuluar me kanabis ashtu edhe sot që ky trafik është sofistikuar.

Epilog

Më dtaën 18 tetor dy artistë të mëdha, dy këngëtare shqiptare me famë botërore, Elina Duni dhe Eda Zari do të japin një koncert në sheshin « Skënderbej » në orën 19 për të sensibilizuar shqiptarët që të mos lejojnë masakrën mbi lumin Vjosë. Unë sapo dal nga shtëpia dhe në pallatin përballë meje shoh një mal me hedhurina dhe inerte që një doganier që po bën punime në shtëpi, siç më thonë të trembur banorët e atij pallati, i hedh pa iu dridhur qerpiku. Kur zbres aty te Shkolla e Baletit, 500 m larg pallatit tim, shoh policët bashkiakë që ndjekin këmba-këmbës ca fshatare të mjera, plaka që shesin barishte në rrugë. Këtë ndjekje dhe këtë « luftë » e shoh thuajse përditë. Ndërkohë më duhet të mendoj malin me hedhurina që po bëhet përballë pallatit tim dhe ta harroj këtë « luftë » të policisë bashkiake me fshataret e mjera që shesin barishte. Duke ecur me tej rri e mendoj dhe më duket se nuk kemi asnjë shpresë. Vendi është pa opozitë, Edi Rama nuk pyet më as për media as për opinion. Sipas tij ne jemi kazani dhe ai fusha e plehrave. Zërit të opinionit po i shtohet me forcë edhe zëri i ambasadorit Lu. Ndoshta më 18 tetor kemi një rast të tregojmë se jemi shumë dhe se Edi Rama Lulëzim Basha apo Sali Berisha duhet të fillojnë të kuptojnë se shumë shpejt shqiptarët do të bëhen shumë, aq shumë sa të mos i varin shpresat te asnjë prej tyre, aq shumë sa të paktën të fillojnë të kenë pak frikë.

23 komente në “Edi Rama e ka nisur keq”

  1. Dani says:

    ?Gjithe ai mlef o gazetar,me I ftohte ne analize se behesh I pabesushem.mos u bej I paduruar ,kur te filloje nga puna qeveria atehere ka plot per te kritikuar.

    1. Xha Jaho says:

      Mire e thote ky lart, gjithe mllefe keta gazetaret. Po prit o Ilir, te kalojne 3 muaj, pastaj filloni nga mllefi. Shume keq me kete negativitet gazetarucesh.

    2. Lugati says:

      tashi qe del kundra lugatit ky..doli dhe ky me berishen si puna s.ngjeles

      1. @ says:

        @Lugati
        Ne na pelqejne vetem gazetaret qe ….. lepijne bythen … e Edi Rames.
        Rrofte populli me ne krye Edi Ramen!
        Rrofsh dhe ti o Lugat, por pa edi ramen!

  2. Bushi says:

    Ilir Yzeiri! Na çave bythen me kete shkrimin tend qe te vjen per te vjell kur e lexon.Sa te paguan Berisha per kete shkrim?.Edi Rames ti rruani lesht, se ai po perpiqet te punoi sa me mire per kete vend, dhe jo si Saliu apo Basha qe ke ti ne zemer qe nuk lane gje pa shkaterruar e pa vjedhrur.Pa le pastaj vrasjet qe benin me bandat e tyre mafioze.Ti je nje sherbetor besnik i krimineleve,por mos i gezo shume atyre parave qe te japin ata,se jane para gjaku.Sharjet qe i bene ti Edi Rames,kthehen per ty e padronet e tu.

    1. mirel says:

      Po ti Bushi sa te paguan Edi Ramuti?
      Lexon shqip ti apo?
      Ka me kelysh te Berishes nga Ramiu?
      A nuk eshte vete Ramiu qe po vazhdon koncesionet e Berishes?
      A nuk eshte Ramiu qe do na sillte dhe plerat?
      Po dhe ti nje byce e Ramiut, kelysh i krimineleve te rinj, nuk je ndonje rrasat me i mire nga pjellat e Berishes.
      Tipik qelbesire militante.
      Kujt i rruhet sot per emra, as per Berishen dhe as per Ramiun..ketu behet fjale per Vjosen dhe Valbonen.
      Cdo person politik qeveritar eshte zero, zero peroara interesit te vendit.
      E kupton kaq o lafshe e Ramiut?

      1. Bushi says:

        Mirel! Sa i perket vjoses, eshte e vertete,dhe eshte per te ardhur keq,por persa i perket Rames, jane mllefe te imponuara nga dikush, qe kane nxitu Ilir Yzeirin te flas para kohe.Qeveria e re e Rames, akoma nuk ka zene vend ne organizimin e saj,pa le pastaj te filloi nga puna.Kur te filloi nga puna atehere duhet folur mire apo keq.
        Saper ata pyetjen qe me bene,”po ti Bushi sa te paguan Rama”,po te them se une nuk kame asnje pozicion apo i punesuar,por thjesht njeri i zakonshem,si nje qytetar qe nuk me pelqejne fare padrejtesit.Lumin e akuzave qe leshon artikullshkruesi,nuk me duken te drejta fare.Pershendetje.

  3. mirel says:

    Te sqarojme nje dicka ketu.
    Per Vjosen nuk kishte kosto anullimi. Berisha nuk pati bere asnje mareveshje koncesionesh mbi Vjose. Kesjtu qe nuk kishte kosto te anullimit.
    Koncesionet mbi Vjose i filloi Ramiu.
    Ai eshte plere me i keq nga Berisha.
    Eshte fshehur dhjetra here nen hijen e Berishes, por nuk ka me cfare te mbuloje sepse po e tejkalon masen e krimit ekonomik ndaj shqiptareve.

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Shqiperia eshte vend i absurdit. Kryeministri piktor, institucionin tempul i fjales se lire e drejton ish ministri i brendshem i komunizmit, ministri i brendeshem e ka vellain trafikant droge, ministria e arsimit e ka bere masterin tek Kristali ministria e sipermarrjes e cila do mbroje biznesin u merrte ish pronareve minimalisht 20% te fondit te kompensimit , ministri i financave ka mbaruar per anglisht.
    Ilir je ti me shoket e tu qe krijuat dhe rritet nje moster si Rama. Sot ne vend qe ti bini atij i bini opozites. Mbase fillon te vere mend edhe Mero tani qe po shikon se cfare po i bejne Vjoses

  5. alphade says:

    Me i merzitshem nga te gjitha keto qe flet ky gazetaruc me emrin Ilir
    nuk besoj se gjen gjakundi. Nuk arrita ta lexoj deri ne fund se me
    shkaktoi nje merzitshmeri te tejskajshme .
    Pyetja e pare qe me vjen ndermend per kete ” Yzon” eshte : sa para te
    ka paguar banda e Saliut dhe vete Saliu per kete artikull gjirizi te ujrave
    te zeza ??? Ju gazetaret,gazetaruce dhe jo te gjithe jeni bere kaq te neverit-
    shem sa qe keni ngjallur urrejtjen e shumices derrmuese te shqiptareve per
    mungesen totale te objektivitetit ,racionalitetit, jeni bere kloune qe i jepeni
    ” pruresit me te pare” , mungese totale karakteri qe i sherbeni verberisht
    bandave qe ju sigurojne me shume para. Fatkeqesi ! Turpi botes!

  6. Pensionisti says:

    Ilir Yzeirit !shkrimet tuaja i kam lexuar me shume kenaqesi , por ky i sotmi me duket se ke qimtuar shume per te gjetur ngjarjet ,megjithse ato jane te verteta ;por mua sepse me ngjajne si ata artikujt e disa gazetareve perendimore qe vinin ne Tiranen e para viteve ’90 per te bere ndonji fotografi te ndonji romi,me karroce apo lypesi per te ilustruar pastaj shkrimin e tij kritik per qeverine .Por ata kishin te drejte sepse per kete edhe vinin dhe nga qe qevria e atehershme nuk i lejonte te dilnin jashte Tiranes.

  7. Tepelena says:

    Po shfaqen hapur shenja te keqija se si do qeveris ky kryeminister. Qofshim te gabuar ne skeptiket. Por ata qe sfidojne poline e shtetit, dhe ata qe shkaterrojne Vjosen(gryken e kelcyres si nje nga zonat me mrekullueshme te Shqiperise) kane lidhje direkte me nivelet me te larta te pushtetit. Me kete kryeminister, me kete pleher, qe ne kemi votuar. Ndryshe nuk mund te shpjegohet. Por fatkeqesia e Shqiperise tani eshte se nuk ka opozite. Ajo opozite eshte e neveritshme. Mendoj se duhet te çohen te gjithe shqiptaret, pa dallim, kunder gjithe klases politike.
    Te falenderoj Ilir per shkrimin.
    JU LUTEM REAGONI. DUHET TE SHPETOJME VENDIN TONE, SHQIPERINE.

  8. Populli says:

    Gazetar bajgë.

  9. sokoli says:

    Ha …ha…ha… me te vertet per te qeshur ! Per te qeshur se te gjithe ,edhe ky gazetaruci ,na qenkerka merzitur nga konkreset e PPSH .ha…ha…ha.. c’na bere per te qeshur. Po ti ke qene i pari qe nuk luaje nga televizori ,o trrim ! ha..ha… te gjithe thone ndonje fjale si dikur. ne cdo raport do te perdorej disa hesre ; nen udheheqjen e organizates baze te partise jane arritur keto rezultate…. e kjo behej me shume per t’u treguar sa me shume dashamires i PPSH. Ose kishte ,e mamerr mendja edhe ky Iliri,nerastese nuk ishte komunist ka thene : “Nuk kam teseren e Partise ,po kam zemren me partine,sepse komunist nuk te ben tesera ,por zemra…….. Sot nuk gjen gazetar pa shprehur ne shkrimet e tyre nje fjale kunder PPSh,per te treguar se kane qene kunder….. edhe ky molomeni na thot : Ato kongreset e neveriteshme te PPSH…. Shikojneni more shqiptare c;fare desidenti ka qene ky gazetar i madh……. C’fare hipokriti……..

  10. Tin says:

    Si te presim tre muaj? Po qeveria ka qe ne 2013? Mos ka qene Berisha qe mos ja degjovshim zerin. Ama dhe kto justifikime nuk haen. Sa per Ahmetajn asnje premtim nuk mbajti. Genje te genjejme. Si thoshte per Rinasin do ulen cmimet … negociam ha ha ha nga Gjermaneve ja dha Kinezeve dhe cmimet jane katastrofe. Vetem mashtrime … e fitime per ta

    1. mirel says:

      Po lere Ahmeten mor ti..po merret seriozisht ne informalitetin.
      Cfare kerkoni me teper nuk kuptoj.
      Cudi me keta njerez, o kerkojne fotografine e tyre, o nuk te largohen prej banakut.._?

  11. xhemal says:

    kane ngelur si peshku pa uje.ska me tepsi bakllava e revani .li ke mos u merzit dil kerko Pune djersi e do ndejsh aromen e lekut te bere me Pune e dinjitet .ramen e kane ne kontroll at a qe e kane votuar kur te vije radha nqs spunon e cojme ne shtepi

  12. M says:

    O Tepelena me thirjen qe i bene popullit qe te ngrihen kunder gjithe klases politike duket se voten ja ke dhen dhendrit ( Bashes) dhe jo ke votuar Ramen
    Per gryken e Kelcyres akuzo pushtetin lokal, policine dhe prokurorine epastaj kryeministrin apo degjon gazetaret qe paguhen nga ata qe sot edhe te bardhen e paraqesin te zeze, kij durim.

  13. Mersin says:

    Yzeir me duket sikur lexoj Koco Kokedhimen. Kur do te beheni gazetare e analiste ju te gjithediturit e mediave.

  14. @ says:

    @komentuesit lart e poshte
    ..prit gomar, qe te mbije bar..

  15. Atdheu says:

    Nje shkrim teper real. Me probleme teper reale. Krimi ndaj mjedisit po lulezon. Vazhdo Edi Rama se e ke sh mire. Ftoj njerezit te dalin te gjithe ne shesh ne 18. Tetor.

  16. edmond says:

    Akoma eshte heret per te vleresuar, per shume gjera ju keni te drejte! sa per Sekretarin e Pergjithshem Edi Rama tha: Do ti kerkoja Asamblese se pergjithshme qe Taulant Balla te jete Sekretar i Pergjithshem! Beri thjeshte propozim, mund te ishte bere dhe ndryshe, por nuk e emeroi, kete ja kerkoi Asamblese

  17. llaman says:

    Iiri, si zakonisht i papajtueshem me menyren mediokre te zhvillimit te gjerave. Ai fotografon tre momente alarmante,
    1. Shkaterrrimin e mjedisit nga sipermarres -sipas disa komentuese te presim deri sa Hari Lena te mbaroje pune e pastaj te merremi me te kur te kalojne tre muaj?
    2. Problemi i dyte perballimi kinematografik i gangstereve me policine-kjo s’do shume koment
    3. Ligjshmeria e perditeshme ku qytetarin e shqeteson me shume hedhja e mbetjeve inerte (a ka rregulla se si hidhen keto mbetje dhe si largohen?) se sa tregetaret ambulante te sallates dhe te vezeve te prodhuar ne fshat (vertet te paligjeshme). Por shkalla hierarkike e demit nuk eshte njesoj, aq me teper qe psh ne zonen e bregdetit gjate veres informaliteti eshte ne masen 80 %.
    Qeveria ka afatet e krijimit saj , por psh kur ne Belgjike qeveria u krijua 541 dite pas zgjedhjeve (ne 2011), mekanizmi shteteror nuk rreshti as per nje moment. Ministra drejtore e zv ministra emerrohen dhe jo punonjes te bashkise dhe inspektore te ministrive per te ndjekur keto probleme.
    Ne se duam te krijohet shtet, meakinizmat shteterore duhet te mos varen nga proceset zgjedhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje