Është puthur dhe në Shqipëri dikur, po kujt ia thua…

7 Tetor 2017, 09:57Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Nuk e kam lexuar ende “Sarah”-n e Alfred Pezës, por do ta bëj këtë fundjavë. Teksa isha në promovimin e këtij romani, m’u rikthye një pyetje, që e kam kohë pas kohe, po nuk kam kujt t’ia bëj: Pse kemi aq pak histori dashurie nga historia jonë, e kaluara, që duket sikur tërë jetën ka luftuar me penë e pushkë? Mirë komunizmi, se janë stërthënë filozofitë e patetizmat e asaj kohe, po tani

Pse kineastët e kanë fiksim që pas viteve -90-të bëjnë vetëm filma dhe telenovela me prostitutën shqiptare, trafikantin dhe të droguarin. Me ndonjë përjashtim të vogël, askush nuk shkon tek koha e artë e Shqipërisë, siç janë vitet ‘20-‘30-‘40. Është një kohë me shqiptare me kapele, aristokraci, dasma me perla dhe klube tenisi (kryesisht gjatë mbretërisë).

Turqia, që talleni në Facebook dhe kafene, ka në fakt seriale aspak rastësorë dhe i ka gjetur nervin botës, biles duke marrë dhe çmime në festivale prestigjioze me telenovela, histori dashurish, intriga pallate sulltanësh, Hyremi dhe Sulejmani i Madhërishëm, etj., etj., të gjitha në funksion të imazhit më ndjellës para botës. Përveç medias, kryesisht Gazeta Panorama, që ndër vite gërmon në arkiva dhe sjell copëza nga ajo kohë, letra dashurish, histori familjesh aristokrate me vaska, kapele, fustane, fokstrot dhe drama gjithashtu, shumë pak dihet dhe dimë. Duket sikur në një çast me komunizmin, një dorë ka fikur dritat.

Si ka mundësi që nuk frymëzohemi për atë kohë?! E ke pyetur veten çfarë di ti, që po lexon tani këto rreshta, për Ismail Qemalin? Gruan e tij të bukur greke? Familjen? A ka pasur Skënderbeu ndonjë histori dashurie? Apo vetëm Besëlidhja e Lezhës dhe varri që s’i dihet kanë rëndësi? Jo se heroi kombëtar ka ndonjë minus nëse nuk i ka këto legjenda, por dashuria i bën të gjithë më njerëzorë. A mund ta mendosh letërsinë pa erotikë dhe një film pa një puthje? Kështu dhe puna jonë, me filma vetëm me partizanë, gra burrnesha, nëna të dhembshura, burra trima e sypetrita.

Kështu historia e Sarah Blloshmit, mbesa e Ismail Qemalit, më ngacmoi kujtesën se ne nuk kemi kujtesë. Ky vend, me gjithë hallet e një vendi të vogël, ka qenë edhe i bukur.  Ka pasur ballo ku kërcehej e flirtohej me fustane kadifeje. Gra të bukura, si Sarah, e cila nuk ka qenë e vetmja. Ndoshta agjente, ndoshta e dashura e Ahmet Zogut apo Mit’hat Frashërit. Po për motrën e Mit’hatit, që e thërrisnin Mimika e që Nevila Nika sot më tregoi aty për aty në hollin e UET-it një histori Hollivudi? Një grua perri, që nuk duroi dot Fierin dhe çau ferrën në vitet ‘20 e u kthye në Stambollin me vila, jetë operash, sepse nuk jetoi dot pa mbrëmjet me piano. Duke lënë dhe tre vajzat në Shqipëri. Tani, ka bërë mirë, ka bërë keq, ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi, por thjesht për të provokuar se këtu dikur është dashuruar, janë tradhtuar dhe kanë bërë çmendurira, edhe pse ne dukemi në të kaluarën si sterilë. Për të ndezur elektrikun në atë kohë me drita fikur, a thua se ky vend vetëm ka luftuar për liri, pavarësi, ka vrarë turq, gjermanë e italianë dhe tani lufton të jetë në Europë. Shumë mirë që e kemi bërë, por dukemi qesharakë vetëm me shpatë në dorë. Dashuria dhe mëkati janë dëshmi qytetërimi dhe unë do doja shumë që të mos jenë vetëm mediat, gazetarët dhe romancierët lëvrues të historive me dashuri, perla dhe letra. Filmi shkon më shpejt dhe kap gjithmonë audiencë masive. Mbyllni sytë dhe imagjinoni pak se në këtë vend, ku ende kemi turp nga puthja dhe krenohemi nga batuta, dikur kanë jetuar xhentëlmenë, gra me buzëkuq dhe bereta! Po, po si në filma! Veçse s’ka kush t’i bëjë.(Tiranapost.al)

39 komente në “Është puthur dhe në Shqipëri dikur, po kujt ia thua…”

  1. lato says:

    Kane faj bejlereshat qe llafosen me proletaret si Nevila Nika dhe kane faj proletaret si Nevila Nika qe mesojne katunaret si Kazani.

  2. dymi says:

    C’a thu mi goce. ( di te shkruaj edhe ne gjuhen letrare, por….)

  3. Kostandin says:

    Ti moj çupe e mjaft si ty (qe per fat te keq mbizoterojne mediat e per fat me te keq akoma percaktojne jeten e te ardhmen politike e ekonomike te Shqiperise), ju eshte mbushur mendja top qe jeni “elite” e kerkoni te gjeni tamam si qen tartufi (duhet te me falenderosh per komplimentin), pra po perpiqeni te gjeni ca “elitra” te shkuara e ti shisni si perla apo diamante te rralle, neper balten apo me mire mutin (me fal) qe kish e ka mbuluar Shqiperine neo-otomane te para e gjate Zogut, e tani me keq akoma neo-otomane e zogolliane.
    Jane diamante fals te gjithe ata qe kerkon te gjesh, lyer karikaturisht me boje oksidentale.
    Kane shkruar e krijuar ca komedi (gati realitete) te bukura, ne kohen qe ti nuk do ta permendesh (se nuk i pelqen Salush Edushit), qe nga Karnavalet e Korces e deri tek Koncert ne vitin 1936…
    Kurse juve “elitrave” te sotme, tash 26 vjet, pa perjashtim, nuk ka komedi qe ju nxe (them mbase ngaqe qe nuk keni asnje vlere artistike)…ka faj populli i mjere qe ju duron…

  4. Moisi Golemi says:

    Ajo pseudo-aristokracia qe thua ti Mira, kane qene nje klase fodullesh, dembelesh dhe hajdutesh. Nje klase e re, e dale pas renies se Perandorise Osmane. Nje grup aristokratucesh, qe mundiheshin te imitonin Perendimin, ndersa lekura u mbante ende ere balte. Ishte klasa e re qe u pasurua me ane te korrupsionit gjigand qe pati pushtuar shtetin e Zogut. Perpara ketyre nuk vepronte as drejtesia, shoqeria, morali apo politika. Sepse ishin hajdute me kostume, parfume e ballo.

    Sa per paralelizim, Mira, eshte njelloj sikur dikush te shkruaje pas 80 vjetesh per “mondanitetin” e Armines, ballot galá te Bujar Nishanit, filantropine e Liri Berishes, dashurickat e deputetve me dashnore moteleve, luksin e shfrenuar te zengjineve te rinj, krimineleve te pasur, hajduteve te sotem te veshur me kostume, parfume e ballo. Pseudo-aristokratucet e sotem. Nje kapele me pupla ne koke, apo nje shami ne xhepin e frakut, nuk te ben “epoke te arte”, o Mira. Keshtu qe, leri keto furca e shih te verteten ne sy. Ajo klase e viteve 20-30, ka qene para-ardhesja e kesaj klase te viteve 90-2000. Fshatare qe kane rene ne leke me krime dhe duke korruptuar. Sado te pispillosen para kamerave, brenda jane me myk.

    1. katarakti says:

      Te lumte Moisi.

    2. kllapi says:

      Pse nuk do te doje ti te shikoje nje film mbi 50 hijet e Shkelzenit? Sidomos te ajo pjesa kur ja fut Armina me kar fallco edhe ai bertet si dosa kur i vjedhin klyshet. Oiiiiiii!!!! Ooooohhhhuiiiiiiiiii!!!!

  5. M says:

    Me te vertet duhen te behen filma me hrstori dashurie nga mesjeta se ne vitet e” demokracise” te behen per martesat e femrave ( per arsye feje apo per ti shpetuar nga skamja e dergohen ne emigracion) femije me bura me te moshuar ne moshe.
    Histori dashurie me femra poshte perceve, burkave dhe shamive apo me burdellot ne shek. 21femrat ne shoqerine shqiptare ku mazhoranca eshte islame dhunohet e perdhunohet perderisa burri pritet me harem, ky eshte diskreminim dhe jo dashuri.

  6. kasem Gahinji says:

    O Mira,cilen ben me mire,vaginen apo gruan.Hiqi njehere ato syzet te te shoh Syrin si ma ke.Mbase je si Sarah apo ajo tjetra.

  7. shqiptari says:

    VITET30-40-kan qen vitet e malaries e te koleres , vitet e turqinis nje popullsi totalisht analfabete dhe nje mbret i vetdshpallur i till anadollak e injorant , qe e la vendin pa ndriçim me pish e kandil dhe vetem me teneqexhinj , ku nuk behej fjal per industri kishte vetem nje fabrik mielli ne durres , me pasanik qe nuk vishnin brek po qe i fusnin florit nen tok , hiq nja dy kokrra tregtaresh ne korç qe mernin er nga dynjaja , pasaniket e tjer me shum ishin bajraktar ,nje vend ku femra blihej me lek dhe mund ta vrisje kur te donte qefi se nuk te zinte as ligji ,ç jan kta njerez injorant qe i thurin lavdi nje kohe vetem se gjyshi vet ka qen tifoz me mbretin nuk e kuptoj dhe naj servirin ate koh mizerabel te mbular nga injoranca si koh parajse , le nam moj vajz kur shkruan ne kte menyr thirrini mendjes se vetem genjeni mashtroni dhe kurr nuk po e thoni te verteten , po humbasim dinjitetin me njerez si puna juaj , qe e kan ber historin siu po i do kokrra qefit ku i thuret lavdi injorances dhe tradhtis dhe perçmohen vlerat e verteta ne koh te caktuara , mjaft se naj shpifet nese i keni me te degjuara historit e koheve te ndryshme lexoni pak me shum se librin e fevziut se esht turp.

    1. Muza says:

      Mire qe po kritikon. Por se pari meso te shkruash shqip, sepse ke shume gabime gramatikore.

  8. bregdetari says:

    Kjo gazetare dhe ky shkrim sjell ne vemendje dhe therret per nje kendveshtrim tjeter dhe me terheqes per periudhen e pas viteve ’20.
    Gje e mire kjo se do ti sherbente ne menyre komplementare periudhes ne fjale.Por ,dhe gjithnje ka nje por.Perpara viteve ’90 askush,vec ndonje shkrmtari kurajoz si Kadare,i cili kish sensin,mundesine dhe pozicionimin per te bere shkrime qe kjo po kerkon.Pra te kishe guximin te beje shkrime te tilla ne ate kohe ishte ne kufijte e te pamundures.
    Gazetarja nuk eshte as fycke dhe as teveqele.Ajo e di fare mire se,liria e te shkruarit eshte produkt i sistemit te demokracise.
    Nuk mund te ndikohet askush,as me thirrjet delirante dhe as me patetizem e evokime deshirash personale te kujtdo,per te patur shkrime me se shumti me dhe per dashurickat e kohes.
    Sot kushdo mund te shkruaj c’te doje,si te doje e sa te doje,jo vetem per ate periudhe por edhe per periudhat e para a pas mesjetes,para gjate e pas luftes nac-cl.persa kohe tregu i kerkon e pse jo,edhe i do.
    Ama kujt ja kerkon,nderkohe qe jam,je dhe eshte i lire kushdo,te beje e te krijoje per keto tema?
    Ne nje aspekt tjeter nga kendveshtrimi im shoh se ka ngarkesa personale te perceptimit te se kaluares me tendencen per ta pergjithesuar dhe deleguar ndaj lexuesve.
    Kjo eshte jo korrekte dhe e gabuar.Perceptimi i brendshem i yti mbi menyren e te perjetuarit te se djeshmes me format e metodat e te edukuarit me loja luftash heroizem shpata lufte etj eshte mentalitet personal.
    Te gjithe e dime se edhe ne luften antifashiste nacional-clirimtare ka patur dashuri dhe me shumice madje,por koha(sistemi) nuk i ka lejuar te hidhen ne leter apo ne celuloid .Dashurickat Zahos Kokes i hengren koken.Besoj se ti e di fare mire kete ngjarje ku,ne kohen e monizmit e verteta shtremberohej dhe paraqitej krejtesisht ndryshe nga realiteti farmak i embel.
    Kam nje histori ndonese pak banale po do ta rrefej sic e ka thene nje shoku im tropojan.
    Behet fjale per periudhen e kohes se luftes me italianet ku gjyshja e vet mes te tjerash paskesh thene “-ehh,italiane,italiane por kishin ca koqe te zeza ata…”.
    Me kete pasazh kerkoj te tregoj se aventurat dhe dashiruckat e saj deri ketu e kishin mundesine,te vinin te rrefyera prej saj ne formen e kujtimeve dhe te mbeteshin ne kujtesen time apo tenden si nje shaka per gjyshen e “perdale”.Shoku im i shkreti kaq aftesi kish sa te rrefente ne forme gallate bemat e gjyshes se tij,por kurrsesi nuk mund ta paragjykoj pse ai nuk ka shkruar per keto ngjarje,sepse,gjyshja e tij se ka lene me kaq rrefimin e saj,besoj une.
    Tjeter gje me mbetet te them se kjo paska dash ti thote A.Pezes se ta pelqej,me c’kam degjuar per mire por akoma s’ta kam lexuar romanin.
    Te jete valle nje menyre letrare per te thene shkurt “-me fal per vonesen… por kete fund jave do ta lexoj.

  9. niku says:

    O mira, gati gati ndihem ne faj kur detyroj veten te lexoj tyryfyclleqet e tua me fusha tenisi ne shqiperine e zogut. Po pastaj mendoj, edhe ti produkt i kesaj kohe je, i gjasmes se ngritur ne kult. Ske c’ben, durim…

  10. Andrea says:

    Pse mi goce ne cdo kohe i eshte kenduar dashurise. Jo vetem n koh t mbretit. Edhe n komunizem edhe tani. Faji eshte i ju gazetareve qe dini vec kronika te zeza t jepni. Kerkojeni te vetja gabimin. Populli pallohet paq juve ju mungon matrapiku popullit

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    Vete shoku Enver ka thene:”Populli shqiptar e ka care rrugen e historise me PALLE ne dore”! ?
    Ka me qarte se kaq? ?

  12. p.m.p. says:

    Kjo goca ka shkruar sikur të ishte nga Burgajeti., megjitse kam respekt për të.

  13. Kellira says:

    Ka pas mi Mira ka pas ne vitet ’30 por mos harro se ishin vitet qe pershkruante Migjeni ne poezi.
    Vitet ku me pak se 10% e popullisse dinte shkrim dhe kendim dhe ku mjeket numeroheshin me gishta…
    Prandaj avash kur thua (me arrogance injoranti) se “Është një kohë me shqiptare me kapele, aristokraci, dasma me perla dhe klube tenisi”.
    Ishte kohe mjerimi ku sigurisht kishte edhe puthje…

    mjerimi tërbohet n’dashuni epshore.
    nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, t’qelbta, t’ndyta, t’lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; t’verdhë e pisa,
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.

  14. Ali Pasha says:

    Ah kur te putha ty moj Mira mu shkri acidi i baterive eheheh

  15. arnauti says:

    Znj. Mira Kazhani nuk ju ve faj se jeni e re dhe nuk e keni jetuar jo e jo ate kohe por dhe me te “degjuar” jua paskan trukuar e sajuar ne nje fare menyre sa do ta kishin zili dhe borgjezet e salloneve Paris-iene !!!!! Qe ta dish mi goce qe kerkon dashurine ne vitet 20-30-40 ne spektrin shqipetar … ajo ka qene platonike (emer ky mjaft modern per ate kohe) !!! Femrat ne Albanistan ne ato vite post-otoman shiteshin dhe blihesin ase nderroheshin me koke dhensh (lope ,dele,gomar o mushke se kuajt ishin te rralle). Kjo kryesisht ne tere albanistanin veç rasteve te rralla te familjeve feudo-borgjeze ( borgjeze shume shume pak) ku gruaja kishte fatin te njihte “dashurine” me mbleseri !!! Ajo dashuri qe mendon ti ishte atribut i “kurtizaneve” “çingijeve” sot kurvave ,keshtu i cilesonin femrat qe kishin guximin te gjenin dashurine jashte deres se shtepise . Mira jane tema qe ju te moshes se re duhet te pyesni pak me shume ,te merrni informacion ne “baze” ne popull dhe jo ne “borgjezet” e ricikluar nga mbetjet e te ashtuquajtures “pari-ja” feudo-otomane .

  16. lexuesi i irrituar says:

    Shkrimi ben thirrje qe historia jone te shikohet edhe nga kendveshtrimi tjeter,I jetes njerezore , duke hequr “gjyslyket” politike .Dhe besoj do tu bej mire ca biçimeve si Kastriot Dervishi , qe germojne si hijenat per te zbuluar vetem varre …

  17. Toni says:

    Plotesisht dakort me Moisiun…Andrean etj……kjo Mira me duket se po servir prap trahanan ne kazanin e saj

  18. manalati says:

    Ndiej neveri nga keto lloj gazetaresh/gazetaresha pa kulture dhe pa karakter qe perpiqen te bindin tufen e budallenjve te kesaj bote se Shqiperia ishte ” lule ” para viteve 1940 por, ja qe erdhi ” komunizmi ” dhe i prishi te gjitha: solli driten elektrike, shkollen, mjekesine, qendrat kulturore, hekurudhen etj. Persona si Kazani jane thjesht viktima te periudhes mashtruese qe kalojme por edhe ushtare te zellshme te perhapjes se marrezise kolektive.

  19. Plaku Xhuxhumaku says:

    Bravo o Mira, edhe une plasa t’ia mbush mendjen ketij mileti qe ne Shqiperi ne cdo kohe eshte qire si ne harrados, ndryshe si u beme ne 10 milion njerez andej ketej Botes? Pastaj a ishin grate me kapele, a pa kapele, a laheshin ne vaska apo ne hamame, a kishte ballo, apo orgji komuniste, c’i qi t’emen o Mira, eshte thjesht pune terminologjie.

  20. zi says:

    Shkruaj nje liber moj miushe dhe pershkuaj,
    se si nenat shesin bijat e tyre, apo dergojne djemte te vrasin ose hakmeren,
    me pas pershkuaj se si bibat u afrojne burave te tyre kriminele vajza17 vjecare,
    nenvizo turpin qe ndjene vajzat e posa martuara kur buri i tyre ska qene ne burg,
    ska vrare, seshte mare me prostuticion, ska vjedhur shkurt seshte i zoti per asgje,
    sa trishtim dhe behet gati ta ndaje.
    Iformacion sa te duash ke moj bukuroshe, cpret, apo klithmen e baces per revolucion.

  21. taraboshi says:

    O Mira ti mund te puthesh tan diten e tan naten se nuk te ndalon as populli as shteti ke liri te plote kemi liri-demokraci ?Por qe te merresh si shembull kohen e Zogut pra vitet 20-30 qe te pelqen ta thuash ti e po qofsh ti qe je .Te besh dashuri nuk te ka nal kush as ne kohen e Enverit qe mundoheni ta quani se nuk na ka lane me ba dashuri ……jo moj jo se edhe atehere ajo qe ka pas pasion dashurine biles edhe “dashurine e rruges ” eshte leshuar xhym ne Zall te Kirit i themi ne kendej nga Shkodra dhe se atje benin dashuri e cfare dashurie .Kohe e arte ka qene koha e socializmit qe zhduku injorancen emancipoj shoqerine sidomos femren shqipetare se atehere punonin bashke ne nje ndermarrje djali dhe vajxa u njihnin mire me njeri tjetrin dashuroheshin dhe martoheshin dhe ajo martese ishte e qendrushme deri ne vdekje dhe femijet u rritnin me babe dhe mama .Ndersa sot me nje pamje ne fb dashurohen sot martohen me pare pastaj fejohen dhe mbas nje viti apo dy tre vitesh ndahen femijet mbesin jetim me prind gjalle vuajne .Gjithashtu shkon ne diskoteke dhe nen efektin e alkolit dhe te droges dashurohen martohen pa ditur edhe emrin e mbiemrin e djalit ose vajzes mertohen e ndahen .Ja kto jane familjet e viteve 20-30 dhe sot .qe na propogandoni ju .

  22. Vlora-Vlora says:

    Jeta ma sli qe te takoj diku ne emigrim dy zinja angleze dhe austriake qe e njihnin personalisht Zogun dhe familjen e tij. Ato ishin takuar dhe me priceshat, te motrat e Zogut, por i vetmi pershkrim qe bene ishte:
    Albania was a very very very poor country..
    U ndjeva dikur ajo ” very very very” ishte zgjatur ne pafundesi..
    Aq varferi dhe prapambetje ka qene.
    Nuk dua te flas per seren dhe familjen, kishin kulture ndoshta me teper nga keto ballot e kurvave qe permend Mira.
    Ishin gra zonja qe mbanin dhe pende ne koke, dhe e leshonin llafin si burrat baraz nga oda perballe..te nderuara dhe puneshume.
    Kjo ishte laberia jone, ku burrat dhe grate ishin nje..dhe nuk ka imam apo mbret qe ti mesoje di te jetojne.
    E vura krahasimin per ti treguar Mires qe Zogu nuk solli gje tjeter pervec mjerimit, ndersa ne e kishim dashurine ne traditen e jetes se perditeshme. Ne kenget dhe ne bejtet
    Nuk kishim nevoje te braktisnim familjet per te qene romantike.

  23. leni says:

    Po si ska dashuri ne Shqiperi!!! Shikoje si edi rama e promovon dashurin ne
    Shqiperi.

    [youtube https://www.youtube.com/watch?v=0Ji_Y7YEbKY&w=854&h=480%5D

  24. leni says:

    Po si ska dashuri ne Shiperi!!! Shikoje si edi rama e promovon dashurin ne
    Shqiperi

    [youtube https://www.youtube.com/watch?v=bi8Lsc4xaQU&w=854&h=480%5D

  25. Stërmilli dibran says:

    Romani “Kalorësi i Skënderbeut” i Haki Stërmillit është një skenar i gatshëm ku ka dashuri, intrigë, trimëri, heroizëm. Filmuar në bukuritë e natyrës dibrane, Fushën e Pelave, Liqenet e Lurës, Rrafshat e Korabit… do të sillte pamje që edhe hollivudi do ti kishte zili.
    Romani “Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit është një skenar ku dashuria shkon në kufij që u flasin brezave.

  26. Astriti says:

    Nuk e kuptova se c’lidhje ka “Sarah” i Pezes me temen qe trajton Mira! Fakti qe kete liber e paska promovuar Cili, merret me mend se c’vlere ka…ciliane (citjane).

  27. deni says:

    Me ato vite shumica e shtepive ne fshat e jo vete nuk kishin hale

  28. ILIRET says:

    Ja Mira, i numeron me gishtat e nje dore, ato vajza qe prostituonin ne vitet 30, dhe thone se ne ate kohe kishte borsalino. Po a e di ti Mira se 80% e popullsise jetonte ne fshat? I ke pare fotot e Shqiperise e vitet 30-40? Sheh ndonje shqiptar me borsalino? Sikurisht ka patur dhe Zog i Zi. Por vetem ne Tirane.
    Ndersa me cudit qendrimi yt per periudhen e socializmit. A e di ti Mira se atekohe vajzat shqiptare benin jete note. Te pakte nje here ne jave ato shkonin ne disko. Por sidomos te rinjte qe shkonin ne aksionet e rinise, organizonin pernate jete note. I quanin mbremje vallezimi. Pyet gjyshen tende, sepse ke thene se ajo te tregon gjera te bukura, se sa here bente sex me djem te ndryshem brenda nje muaji.
    Ndersa sot vajzat i mer malli te kercejne, vetem nje here ne vit kur ka dasem. Sepse ne disko shkohet vetem ne Tirane. Rralle ndonje qytet tjeter sepse ne stallat e lopeve neper fshatra nuk jam i sigurte a behet jete note me lopen dhe demin.

  29. taraboshi says:

    Po edhe ketu koment i perseritur o frikacake

  30. Pensionisti says:

    Po ,moj Mira , ke te drejte te shkruash,por jo te shkruash brockulla. Si e quake ti kohe te are pwr Shqiperine vitet 1920-deri ne 1940 ? Pse paska patur 100 apo 200 njerez me barsolina? Se paska patur disa gra qe mbanin barsolina e benin dashuri gjithe diten e gjithe naten me burrin e dashnoret? Kjo paska qene kohe e arte? Po ato mijera gra qe nuk dinin se c’ishte sapuni , se nuk dinin se c’ishte i kuqi i buzve,por lanin breket e atyre zonjave qe benin kurveri gjithe diten? Si paska qene kohe e arte ajo periudhe,kur mijera familje rrinin te ngujuara? Po si ta zuri goja qe e the ,kur populli ishte 95% analfabet? A i ke pare ato pak sekuenca filmi ,te cilat tregoine jeten e shqiptareve ne ate periudhe? Cilen quane kohe te arte Ti ,moj vajze apo grua c’fare je ,vitet e pushtimit fashist ? E pse? sepse na paskan bere ballo ato pasaniket qe rronin me djersen e atij populli te varfer? Cila paska qene kohe e arte ,ato vite ku morri bente kerrdine ne kokat e trupin e njerezve? Po si iquajte ti vite te arta oto ,kur i madhi MIgjen shkroi ate poemen e “Mjerimit? Sa e mjere qe qenke ,moj femer ! Turp .

  31. leni says:

    Kerkoj ndjese por lidhja e pare ne youtube esht vetem nji gabim. Ska as nji tjeter nenkuptim.

  32. Injorante says:

    Injorante gazetare. Por dhe Merua qe i puneson po u afrohet?! Vitet 20, 30.. vite te arta???!!!

    1. kllapi says:

      Keto kohet e fundit po e lexojme shpesh kete barbone me shkrimet e saj fodulle. Mund te themi se eshte duke shijuar edhe ajo kohet e saj te arta. Kryeredaktori i saj sidomos me siguri qe eshte nje burre shuuuuummmeee i gezuar ne kete periudhe.

  33. Flutura says:

    Uau sa debile. Kohe te arta per shqiptaret vitet 20-30-40. Vetem injorantet te zbritur se fundmi nga fshati mund t’i quajne ato vite te arta. Cfare kuadrosh nxjerr shkolla jone. Turp. Mos e botoni ne gazete injorancen e ketyre, se ka dhe ndonje qe jeton te atyre viteve dhe do ta beni te vdese menjehere.

  34. betixho says:

    KA NJË LIDHJE TË SHKURTËR PËR PERIUDHEN TONË 1955-1990,KOHË KUR RINIA SHPËRTHEU NË EMANCIPIM MASIV.PYESNI NENAT DHE GJYSHET TUAJA SI EDHE BABALLARET E GJYSHERIT,EVIDENTONI MIJERA KUADROT E LARTA E TE MESEME,STUDIUESIT,SHKRIMTARET,POETET,SHKENCETARET,INXHINJERET,MJEKET,PEDAGOGET E LARTE E ATYRE TE MESME,EKONOMISTET,AGRONOMET,POLTIKANET E GJITHE NIVELEVE,STUDENTET JASHTE SHTETIT,GJEOLOGET,ARSIMTARET ETJERE ETJERE,TE GJITHE KETA KANE DASHURUAR JANE FEJUAR E MARTUAR,KANE HISTORI TE FAMESHME DASHURIE,HISTORI VALLEZIMESH TE PASHLYESHME NGA KUJTESA,GJEN ATY NGA SUBJEKTET ME INTERESANTE PER FILMA NE NJE SHOQERI TE EMANCIPUAR QE JA VLEN PER ÇDO SKENAR NGA ME TE BUKURIT E DINJITOZET,MANDEJ KALONI EDHE TE KOH.A E ZOGUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje