Fifa merr në konsideratë mundësinë për ndryshimin e kalendarit

Fifa është duke marrë në konsideratë mundësinë për të ndryshuar kalendarin aktual të Kombëtareve, konkretisht ndalesat e tyre.

Qeveria Botërore e Futbollit është duke studiuar hipotezën për të ulur numrin e ndalesave midis ndeshjeve që cdo të conte në një interval kohor më të zgjatur mes ndeshjeve të planifikuara krahasuar me ato aktualet.

Fifa kërkon të krijojë një ekuilibër midis kërkesave Klubeve dhe impenjimit të Përfaqësueseve të Futbollit.

Sic raporton BBC mësohet të ketë nisur procesi i këshillimit mes palëve, dhe ndërhyrja në kalendar do të vinte si përgjigje e kërkesave të shumta që trajnerët i kanë drejtuar Fifas, mes të cilëve mund të përmendim Sarrin, Mourinhon, Wenger etj, të cilët kundërshtojnë  formulën aktuale me katër ndalesa prej dy javësh secila.

Datat për zhvillimin e ndeshjeve të Kombëtarëve janë të fiksuara deri në vitin 2024 dhe për të prezantuar një ndryshim në to nevojitet akordi mes klubeve, ligave dhe televizioneve me të drejta transmetimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X