Foto Strakosha: Thomas është te Lazio falë Tares, ja kur e kuptova se do bëhej portier

Nga babai te djali. Ndodh shpesh kështu. Thomas Strakosha duket se do të bëjë historinë në skuadrën e Lazios, dhe për këtë gjë edhe babai i tij, Foto ka fituar vëmendjen e mediave italiane. Ai ka dhënë një intervistë për edicionin e “Corriere dello Stadio”, ku ka treguar historinë e djalit të tij.

Përshëndetje Foto Strakosha, djali juaj ka rrëfyer vendosi që të bëhej portier që 4 vjeç, teksa ka imituar ju. Ju si baba kur e kuptuat se ai do të bëhej portier i aftë për të luajtur në Seria A dhe kombëtare?

Kur ishte 15 vjeç e kuptova që Thomas ka kualitet për t’u bërë një portieri i fortë, i një niveli të lartë. E kam kuptuar dëshirën e madhe të tij, profesionalizmin që ka shfaqur në këtë moshë. Doja që të flinte herët, të hante mirë, dhe të stërvitej më shumë se të tjerët. Me këto aspekte, ai ka arritur që të realizojë ëndrrën e tij”.

Sa herë në javë flisni në telefon? Si është raporti juaj me djalin (futbollist)? Flisni shumë apo pak për futboll?

“Prej tre muajsh jam zhvendosur në Romë, jemi bashkuar me Thomasin si familje. Për futbollin flasim shpesh, por jo vetëm për ketë, flasim edhe për shumë gjëra të tjera. E këshilloj djalin për jetën, investimet që duhet të bëjë, ashtu siç bën çdo baba.

Ai mund të përmirësohet në çdo aspekt, sepse në sport çdo ditë del diçka e re. Gjithsesi jam i qetë pasi ai stërvitet nga një përgatitës si Adalberto Grigioni.  Nëse do të bëja një krahasim , mendoj se Thomas është në moshën 22 vjeç është në një nivel superior. Duhet të vazhdojë kështu, pasi Lazio beson shumë te ai. Duhet të  shlyejmë besimin e Igli Tares, i cili ka patur një ndikim të rëndësishëm.

Për të ardhur te Lazio nuk është marrë asgjë tjetër parasysh përveç propozimit të bërë nga Tare. Ishte shumë i zoti që besoi në këtë projekt, dhe në kapacitet që ka ky klub. Një meritë e madhe është e tija”, tha Foto Strakosha.

1 komente në “Foto Strakosha: Thomas është te Lazio falë Tares, ja kur e kuptova se do bëhej portier”

  1. Ani says:

    Flisni dhe shkruani shqip: “Thomai” dhe jo “Thomas”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X