FOTOT/ Rikonstruktohet rruga Shirt – Pezë Helmës, Veliaj: Do vazhdojmë investimet në rrugë

Nga një zonë e mbuluar nga balta, banorët e Pezë Helmësit tani kanë një rrugë të re, e cila lidh lagjet përreth me rrugën kryesore duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale.

Bashkia e Tiranës përfundoi në kohë rekord rikonstruksionin e rrugës Shirt – Pezë Helmës me gjithë infrastrukturën e nevojshme, një tjetër premtim ky i mbajtur që tregon vëmendjen jo vetëm për qendrën e qytetit, por edhe për zonat rurale.

Në përurimin e rrugës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se fokusi në gjysmën e dytë të mandatit do të jetë investimi te fshati për të rritur cilësinë e jetës për banorët. “Jam shumë i impresionuar nga puna për këtë rrugë cilësore. E gjithë zona e Shirt – Pezë Helmësit tani ka një unazë që depërton fshatrat dhe lagjet kryesore të zonës, për t’i lidhur me rrugën kryesore. Në këto kohë ku kemi një debat shumë të rëndësishëm për fshatin, Bashkia e Tiranës tashmë e ka marrë vendimin. Në gjysmën e dytë të mandatit jemi fokusuar tek fshati. Ishim për të hapur një thertore në Vaqarr, sot një rrugë në Pezë, po vazhdojmë me lagjet në Ndroq dhe besoj se përtej recitimit “Bagëti e bujqësi” është realisht e rëndësishme të bëjmë gjëra konkrete”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur një plan ambicioz për sistemin e qendrave të fshatrave duke i transformuar këto zona që deri pak kohë më parë nuk kishin njohur asnjë ndërhyrje nga ana e shtetit. “Plani është që të vazhdojmë siç kemi filluar këtë vit me buqeta investimesh, pra në grupe rrugësh dhe me qendrat e fshatrave. Eksperimentet që kemi bërë deri tani na kanë rezultuar të suksesshme. Me të njëjtën mënyrë siç investuam në Zall-Herr, ku u bë një buqetë rrugësh apo siç u investua në Krrabë, siç u investua në Petrelë dhe në Qeha, të vazhdojmë dhe me fshatrat jugorë të Tiranës, aty ku e gjithë lugina e Erzenit është ndoshta një nga vendet më pjellore, me njerëzit më punëtorë që njeh sot Tirana”, u shpreh ai.

Investime të tilla synojnë që të rikthejnë jetën në fshat edhe në ato zona të cilat ndodhen larg qendrës së qytetit, duke afruar edhe më shumë tregjet dhe shërbimet.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se këto projekte konkrete janë mënyra më e mirë për të bindur qytetarët që të jetojnë dhe të punojnë në fshat. “Kjo rrugë është një gjë konkrete, tregjet janë gjëra konkrete dhe besoj është mënyra më e mirë se si dikujt nuk i predikojmë se pse duhet të qëndrojë në fshat dhe pse duhet të furnizojë qytetin me ushqime, me blegtori, por i japim edhe një incentivë, duke bërë rrugët, si kryesoret, si këto lidhëset që e bëjnë më të afërt tregun, e bëjnë më të afërt shkollën, spitalin. Do të thotë që me një kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë, jeta në fshat është e mundur, të paktën aty ku po punojmë në Tiranë”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Duke vlerësuar ndarjen e re administrative, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se këto investime do të ishin të pamundura me të ardhurat që kanë pasur vetë ish-komunat, ndërsa falënderoi qytetarët për bashkëpunimin që kanë treguar për tërheqjen e mureve rrethues duke i hapur rrugë realizimit të projekteve me rëndësi për të gjithë komunitetin. “Me paratë dhe të ardhurat e komunës së vjetër investime të tilla do të ishin të pamundura. Falë bashkimit me Tiranën, kemi një mundësi që me nikoqirllëk të menaxhojmë dhe punët e Tiranës urbane, por të sigurohemi që fshati të përballojë investime që vetëm nuk do t’ia dilte dot. Dua të falënderoj shumë qytetarët që kanë bashkëpunuar. Puna ka shkuar fjollë në pak muaj aty ku qytetarët pranojnë vetë të tërheqin avllitë, të jenë bashkëpunues me investimet që bën Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Rruga e re Shirt – Pezë Helmës është e pajisur me bankinë në të dyja krahët, ndërsa janë kryer punime edhe për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e shiut. Rruga është e pajisur me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, si dhe me elementë të cilët rrisin sigurinë e banorëve të kësaj zone.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes1.jpg","attachment_id":"777314"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes4.jpg","attachment_id":"777313"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes2.jpg","attachment_id":"777316"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/thumbnail_Veliaj-peruron-rrugen-Shirt-Peze-Helmes3.jpg","attachment_id":"777315"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *