Goditi makinën e policisë në Elbasan, flet në gjykatë Enea Bekteshi: U tremba nga të shtënat

Gjykata ka lënë në “arrest me burg”, Enea Bekteshin, një nga të arrestuarit për përplasjen me policinë në Elbasan.  Përpara se gjykata të merrte vendimin Bekteshi ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues për përplasjen e makinës së policisë me një “Audi” të blinduar

“Kam qene unë shoferi i “Audit A8”, por nuk kisha qellim qe godisja mjetin e policise…”- ka thene ai.

Bekteshi ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se lënda narkotike që u gjet në makinë është ajo që e përdorte vetë.

Ai ka treguar me tej se u tremb nga të shtënat me armë, ndaj nuk ndaloi, ndërkohë që ka thënë se makinat e policisë ishin pa shenja dalluese dhe policët ishin pa uniforma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X