Ish-zëdhënësja e PD flet për jetën personale: Ndoshta meshkujt frikësohen nga unë...

7 Tetor 2017, 17:09Sociale TEMA

Moderatorja Oriela Nebiaj, ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike ka folur sot në emisionin “Chic” për përfshirjen e saj në politikë, rikthimin në ekran dhe jetën e saj personale. Ajo tha se është vetëm për momentin por se i pëlqen të ketë një njeri pranë.

“Malli më kishte marrë për adrenalinën që të jep ekrani, studio televizive por nuk mund të them që më ka munguar gjatë kësaj kohe ekrani dhe kjo është arsyeja që u riktheva”, tha moderatorja e emisionit të mëngjesit “Wake up” në TCH.

Lidhur me jetën personale ajo tha se e josh shumë krijimi i familjes por se gjithë energjinë e saj ia ka dhënë punës dhe ndoshta meshkujt frikësohen.

“Gjithë energjinë time ja kam dhënë punës. Por është ajo që dua më shumë, vij nga një familje e madhe dhe minimumi dua atë që unë kam patur. Duhet të dedikohem nga kjo pjesë. Më josh shumë, kush nuk e do një lëkurë të dytë, që është aty që të zgjon me një përkëdhelje por dhe të vë në gjumë me një përkëdhelje. Dikush mendon se ne femrat që jemi në karrierë jemi xhada por më ka rezultuar se jemi kaq të rehatshme. Ndoshta frikësohen, ndoshta e marrin të mirëqenë që nuk jemi asnjëherë vetëm. Të gjithë kemi mëdyshjet tona sidomos kur vjen puna e të paturit një partner, sidomos tek ai momenti i parë kur do duhet të krijosh afrimitetin, kontaktin. Të gjithë kompleksohemi nga pak për të qenë më mirë se sa jemi”, tha Nebiaj, ndërsa moderatorja Fjodora Fjora duke bërë batuta tha se “e kanë të vështirë për të ndarë një vajzë që ka një punë televizioni, që ka një restorant të vetin që ka mik direkt Lul Bashën dhe e merr në tel sa herë që ka nevojë për të”.

“Nuk do thoja që janë këto rrethanat më të përshtatshme kur një mashkull mendon që duhet të ketë një partnere por gjithsesi duhet dhe ai të ketë angazhimet e veta, që të ndihet i plotësuar, krenar dhe të më shohë mua si krahun e djathtë jo si gruan që qëndron në shtëpi”, tha Nebiaj.

Ajo tha se është mësuar që t’ia dalë vetë në jetë dhe të punojë fort. “Babai im bleu një tokë në mes të Tiranës dhe ndërtoi një vilë 4 katëshe. Unë që të dilja me shoqet duhet të pastroja katin e parë dhe të katërt. Unë jam mësuar edhe të bëj punët, edhe të ndërroj poçat. I kam qëndruar dhe nga pas babait tim. Më përgatiti për jetën. Babai thoshte që një femër duhet të jetë e zonja që t’ia dalë vetë”, rrëfeu Nebiaj.

E pyetur se ku ndodhet dashuria për politikën, Nebiaj tha se nuk është tërhequr por se nuk është në vijë të parë.
“Në krahasim me atë se si nisi angazhimi im në politikë tani duket sikur jam tërhequr por nuk është kështu. Jo domosdoshmërisht duhet të jesh në vijë të parë. Unë e nisa fort, isha zëdhënësja, me fytyrë më zë, me dedikim pastaj dhashë dorëheqjen kur vendosa të isha pjesë e garës për kreun e FRPD. Ky dedikim më çoi tek kandidimi që sillte një kontakt të drejtpërdrejt me të rinjtë, me strukturat, me anëtarët. Nuk fitova, i shkova garës deri në fund, e shijova dhe më rriti shumë, bëra shumë miq. Kuptova shumë më shumë nga Shqipëria. Unë sot nuk kam asnjë post por e jap modelin tim dhe me pak. Unë dua të bëj diçka që di ta bëj mirë”, tha Nebiaj.

6 komente në “Ish-zëdhënësja e PD flet për jetën personale: Ndoshta meshkujt frikësohen nga unë…”

  1. Boston says:

    Pa culture…….

    1. Janulles, me sqepar kokes... says:

      Culture ?! Cultura e sat´eme….

  2. tarasi says:

    Ndoshta meshkujt frikesohen nga ty ??? Po kush je ti moj pirivile qe duhet te ken frike meshkujt ?? Frau Merkel ?? Shume rendesi i jepke vetes Si dordolece qe je , te vetmit qe do kene frik nga ty , jane zogjt , dhe jo te gjithe por disa trumcak . Zedhenesja e Lul karabushit je , dhe si e tille te tilla gomarlliqe do nxjeresh nga goja ………………..

  3. Tironsi says:

    E mbani mend kur kercente si kafshe me daulle valle tropojane??
    Jashte nga Tirana maloke!!!!

  4. mesiguri qy “ka kafshue” dike- diku ,
    e i ka dal nomi qi “kafshon”

  5. Tani per tane “cupe” mos u mer me politike.Te diegin pseudot.
    Me te lumte moj cupe, Oriela Nebiaj, sa na sjell ne kete shkrim Gazeta “Tema”
    sa ato foto, qe si gjysh pasinant e fotografise-Lexova dhe permbajtien.Me pelqeve..
    Mire them, je ne pozicionin marre .Tani per tani mos u mer me politike. ..
    Te “djegin.”pseudot” .
    Nene Pashako D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje