Kapet grupi i terroristëve në Malajzi, një shqiptar mes 8 të arrestuarve

7 Tetor 2017, 18:38Bota TEMA

Tetë persona të akuzuar për terrorizëm u arrestuan në Kuala Lumpur të Malajzisë. Pjesë e grupit është edhe një 35-vjeçar shqiptar.

Mediat lokale raportojne se grupi është i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.

Një zyrtar i policisë u tha mediave se arrestimet u bënë pas pjesëmarrjes së 7 personave të ndaluar në një seri sulmesh gjatë muajit të kaluar.

Ndërsa operacioni i dytë i zhvilluar më 1 tetor çoi në arrestimin e 35-vjeçarit shqiptar, i cili kishte shkuar në Malajzi si i ftuar i një universiteti publik atje.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.

Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare.

6 komente në “Kapet grupi i terroristëve në Malajzi, një shqiptar mes 8 të arrestuarve”

  1. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    Tema,jeni katandisur ”tellall sulltani”,c’do cilit qe flet shqip e citoni si ”shqiptar”!!!!!!!
    nuk ka ”hasan” shqiptar aq me keq trecereksh i piset ne sherbim te ISIS,flitet per sumqir turkoshqipfoles,ok!

    1. Janullatos arxidoglyftoi says:

      Ik or të shkerdheftë të 14 kina

  2. Zahide says:

    Ta marrin vesh gazeta impakt qe bo propogande islamiste ky Eshte nje nga ato perkrahesit tuaj ka bere edhe shkrime ke gazeta Juaj antshqiptare

  3. sipas pershkrimit i bie te jete kryqeni olsi jazexhiu

  4. Gzimi says:

    Nuk e kuptoj pse nuk ka emer ky pedagogu???

  5. Baca says:

    Nuk mund te fshihet dielli me shoshe! Fakt eshte qe shqip-folesit per nga nr. i popullsise jane nr.1 i te bashkangjiturve te isisit ne siri! Fakt eshte qe neper xhami fare hapur behet propagande antishqiptare, nuk jane te rastesishme “rreshqitjet” ndaj Heroit Kombetar…!
    Neo-osmano-politika e canak halese po jep frytet e saja! Percarjen tashme e kemi ne mes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje