Kombëtarja nis përgatitjet për Italinë

Shqipëria zhvilloi stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Italinë në resortin “Tropikal”, pas kthimit nga Alicante, ku u mund 3-0 nga Spanja. Ekipi kishte mbërritur që në orët e para të mëngjesit në Shqipëri, ndërkohë që orët e paradites ishin të lira për lojtarët, sigurisht Brenda resortit “Tropikal”

Seanca stërvitore e pasdites e programuar nga trajneri Panucci, nisi me rreth 30 minuta vonesë, me italianin që zhvilloi kryesisht një seancë pa ngarkesë të madhe fizike duke ndarë madje ekipin në dy grupe, me futbollistët që ishin të impenjuar në ndeshjen me Spanjën, që patën ushtrime më të lehta fizike sesa pjesa tjetër që nuk u aktivizua në takimin e së premtes.

44 vjecari mësohet gjithashtu se po mendon të ndryshojë disi emrat në fushë për takimin e së hënës ndaj Italisë, që do të luhet në “Loro Borici” në orën 20:45, me Armando Sadikun që mund të startojë nga minuta e parë në ndryshim nga ndeshja e Spanjës.

Sa I përket programit në vazhdim, kombëtarja pritet të niset drejt Shkodrës, mëngjesin e së dielës rreth orës 10, ndërkohë që stërvitja në “Loro Borici” është programuar të zhvillohet në orën 18:00./SS/

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *