Kombëtarja U19 mundet edhe nga Mali i Zi

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve pësoi një tjetër disfatë në Eliminatoret e Europianit të vitit 2018 të kësaj kategorie.

Këtë radhë të besuarit e Erjon Bogdanit u detyruan të dorëzohen përballë 19-vjeçarëve nga Mali i Zi me rezultatin minimal 1-0.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi 45 minutat e para u mbyllën me barazimin 0-0. Episodi që e ndryshoi fatin e sfidës në favor të malazezëve ishte ai i minutës së 70 kur arbitri i sfidës akordoi një 11-metërsh në favor të Malit të Zi që u kthye në gol nga Vukotic.

Kombëtarja shqiptare e U19 do ta mbyllë fazën kualifikuese të Europianit me ndeshjen ndaj Norvegjisë që do të luhet ditën e martë në 10 tetor po në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X