Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: Kriminelët që ke në krah nuk të mbrojnë dot

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi  i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me drejtorët e LSI dhe dikasteret që ata drejtonin.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Pogradec, kryetarja e LSI-së është shprehur se Rama ka zgjedhur të mbrohet nga kriminelë të cilët do ta lënë në baltë.

“Kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për t’i patur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot.

Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papune për t’i patur në krah, se sa një vrasës, një tutor prostitutash, një trafikant armësh apo trafikant droge që po degradojnë  familjet e Shqipërisë.

Është me e ndershme te kesh një te papune ta kesh shok e mik, te rrish e te punosh me ta, se sa te jetosh me kriminelet qe Edi Rama ka zgjedhur për te drejtuar Shqipërinë.

Edi Rama mund te qeverise shtëpinë e tij me kriminelet, por Shqipërinë jo!”, tha Kryemadhi.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Kryemadhi i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës: Kriminelët që ke në krah nuk të mbrojnë dot”

  1. Prokurori says:

    Te ka ardhur litari tek gryka moj Mona. Nuk ke ku vete. Vetem burgu mund te te bej zap e ku te japesh llogari per cka e ke bere ketijj populli.

  2. kasem Gahinji says:

    A mund te besh publike nje nga keto emra?sepse duke rrahur uje ne havan jemi ngopur.Une po te jap nje emer :Ilir Meta ,burri yt ,ish…ish…. ish,…sot president i republikes.Per cfare duhet nje ish …ne burgje?Po nje ish oficer drejtor bujqesie ,apo i AKU,ama shpjegon dot?Ne vend qe te mbyllni gojen e beni corap.Familje e degjeneruar.

  3. sapa says:

    Mos e ke per burrin tend presidentin?

  4. Jimi says:

    Hape syte Edi Rama! Ti nuk mund te qeverisesh shtepin e “Monalizes”. Shqiperia nuk eshte shtepia e jote, por eshte e tjeterkujt. Mona e perfitoj ate me ligjin 7501 dhe per kete ka marre edhe “tapin(e)”, ne keto zgjedhje, 20 deputet Ti more vetem nje mandat qesharake per te qeverisur vetem me 74 deputet! Hape syte nga “Laja”!

  5. Meta ik says:

    Ik moj katunare👎

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *