Luarasi: S’duhet të ketë arsim falas. Kjo thuhej vetëm në komunizëm

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ themeluesi i Universitetit ‘Luarasi’ Prof. Dr. Aleks Luarasi ka folur ndër të tjera dhe për ligjin e arsimit të lartë. Luarasi tha se ekziston një pikëpamje sikur ligji mbështet universitetet private, por kjo nuk është e vërtetë.

“Ka debate të mëdha. Unë e njoh ligjin dhe doja të thoja që ligji nuk është kaq i ashpër sa janë debatet dhe debatet ne i bëjmë pak të nxehta. Thelbi për ligjin e lartë është reformimi i arsimit të lartë në tërësi. Si në aspektin e akreditimit dhe të financimit. Ekziston një pikëpamje sikur ligji mbështet universitetet private, pra lekët e shtetit shkojnë tek privati. Jo nuk është kështu. Ky është një debat që është nxitur nga disa njerëz që nuk e kuptojnë ligjin. Shpesh nga ky debat janë nxitur edhe studentët”– tha profesor Aleks Luarasi.

Ndërkohë sa i përket tregut të universiteteve, Aleks Luarasi tha se ky treg është i pabarabartë dhe nga ligji për arsimin e lartë është më i favorizuar Universiteti publik.

“Ky treg është i pabarabartë. Universiteti publik është më i favorizuar se kanë ndërtesat etj. Iniciativa private pranohet kudo, kurse në fushën e arsimit shikohet pak ndryshe. Quhet kulak. Si në atë kohë. Kur hartuam rregulloren e parë, donin që universitetet private të përjashtoheshin. Ligji ruan dallimin midis universiteteve publike dhe private. Ligji mbështet studentin. Pra i jep një paketë me para dhe i thotë përdore ku të duash. Kjo reformë ka për qëllim ta reformojë universitetin publik”– tha profesori.

Themeluesi i Universitetit ‘Luarasi’ tha se nuk duhet të ketë arsim falas, por duhet të ketë mbështetje për studentët në nevojë.

“Nuk duhet të ketë arsim falas. Ashtu thuhej në komunizëm. Universitetet asgjëkundi nuk janë falas, por duhet të ndihmojnë studentët nevojtarë”- tha Aleks Luarasi.

Prof. Dr. Aleks Luarasi, themeluesi i Universitetit ‘Luarasi’ vjen sot në një rrëfim për jetën, që nga studimet e tij për Juridik, deri tek hapja e një institucioni privat arsimor në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”, Luarasi tregon se si e bëri realitet dëshirën që e kishte shoqëruar prej shumë kohësh, duke ndërtuar në vitin 2000, Universitetin ‘Luarasi”.

Profesori u ndal edhe tek situata politike në vend, ndërsa theksoi se Shqipëria ‘vuan’ tranzicionin e gjatë prej vitesh. Themeluesi i ‘Luarasit’ nuk kurseu mes të tjerash as qëndrimet e tij kritike për politikën shqiptare, që sipas tij merren me debate boshe në Kuvend kur populli ka shumë probleme.

Si janë fillimet tuaja? Ku keni studiuar?

Kam mbaruar fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

I kuptonit kufizimet e kohës së komunizmit?

I kuptonim këto kufizime, por nuk mund të flisnim. Viti shkollor u shkurta ndjeshëm. Kufizimet ndiheshin ë përdorimin e literaturës. Kohën e madhe e kalonim tek Biblioteka Kombëtare. Të pyesnin dhe për librat, se pse na duheshin. “Po ç’të duhet?”. Kjo ishte pyetja.

Çfarë ishte e mirë për akademikun në atë kohë?

Kishte disa të mira. Universiteti kishte disiplinë të fortë. Nuk kishte shumë studentë. Dega e Drejtësisë ishte e preferuar. Kur unë isha student, 17 kanë qenë në këtë kurs. Më pas u rrit numri. Dilnin aq jurist sa kishte nevojë. Ministria e Arsimit shpërndante kuotat dhe ia shpërndante rretheve.

Çfarë kujtoni nga studentët tuaj që fituan të drejtën e studimit dhe sot janë dikushi. Mund të na thoni një emër?

Po, për shembull Fatmir Xhafaj. Unë i mbaj mend studentët e mi, kanë qenë të mirë.

Ka një emër që i ka kaluar pritshmëritë tuaja?

Studentët dallohen që në bankat e shkollës, nga shumë forma. Nëse janë të mirë në shkollë, janë edhe në jetë.

Si kaloi stafeta nga ai brez, tek brezi juaj?

U bë në mënyrë natyrale. Ata dolën në pension, punuan aq sa kishin mundësi. Ne ishim një brez që u përgatitëm për ndryshimin, ndaj edhe u aktivizuam për kontributin tonë. Nuk e përfytyronim kurrë se do ishte kaq i vështirë ky tranzicion. Dhe akoma nuk ka mbaruar kjo fazë.

Pse nuk ka mbaruar?

Shqipëria është në prag të disa reformave shumë të rëndësishme. Ekonomia nuk ka ecur me ritmet që prisnim ne. Këto kthesat dramatike kanë edhe vegime. Njerëzit ngaqë e duan shumë dhe shpresojnë shumë, e mendojnë si të arritshme lehtë, por nuk qenka ashtu.

Pas viteve 90 keni qenë profesor dhe përfaqësuesi i parë i Komisionit të Venecias. Çfarë kujtoni si momente të rëndësishme?

Do ndaja një kujtim pak më tokësor. Ngaqë ne nuk kishim dalë, ishte hera e parë. Unë udhëtova me traget deri në Trieste dhe më pas do merrja trenin. Aty kishte shqiptarë dhe ata rrinin ulur këmbëkryq dhe shumë të lirshëm. Kemi udhëtuar natën deri në Venecia. Kur u ngrita në mëngjes, ishte një ditë më shi dhe ujërat përplaseshin me kanalet, unë isha i trishtuar. Sa gjeta hotelin, u akomodova. Më pas shkova në mbledhje, Shqipëria ishte mes vendeve të para, pasi ishte me A dhe unë duhet të flisja i pari. Nuk ishim mësuar, pasi as tematikën se dinim. Më pas u ambientova. Atje nuk kishte sherre, ka mënyra të ndryshme qytetarie për të zgjidhur gjërat.

A i njihnin problematikat tona anëtarët e Komisionit të Venecias?

Po i njihnin. Kishin qenë në Shqipëri. Ata e dinin predispozicionin tonë për t’ju bashkuar Europës. Por ata pyesnin, nëse do të pranonim ne që të na cënohej edhe sovraniteti. Këto gjëra i dinin shumë mirë, pasi ne na dukej shumë çudi. Sjellja e autoriteteve italiane kishte një respekt të madh ndaj sovraniteti të BE-së. Ishte shumë e lehtë për ta kuptuar, por e vështirë për ta arritur.

Ajo që dua të them është se duhet të përmbushim më mirë dhe më shpejt ato ekzigjencat që ka pjesëmarrja në këtë forum. Përfaqësuesit tanë kur shkojë në këto forume bëjnë debate me njëri tjetrin. Fakti që bëjnë debate dhe e shajnë Shqipërinë, e ulin figurën e saj në sytë e tyre, s’më pëlqen.

Ju thatë se kemi një tranzicion pa mbarim. A e shikoni përgjegjëse politikën shqiptare për këtë tranzicion?

Është përgjegjësi kryesor. Politika nuk është treguar aq e përgjegjshme për të marrë hallet e popullit dhe për t’ja vënë vetes. I ka dhënë më shumë hapësirë debatit bosh në Parlament. Por duhet më përgjegjësi për popullin që e ka me shumë halle të së shkuarës dhe të tashmes.

Në vitin 2000 profesor Luarasi ndërmerr një sfidë të vështirë për kohën dhe hap një Universitet, universiteti “Luarasi”. Mund të na kujtoni të gjitha rrethanat se si e ndërmorët këtë iniciativë? 

Unë kam lindur në Luaras të Kolonjës. Për të rinjtë kanë shumë rëndësi modelet. Modeli i formimit tim në këto mjedise, ishte i këtyre patriotëve të mëdhenj, siç ishte Petro Nini Luarasi. Këto modele më kanë ndjekur gjithë jetën dhe që në kohën e monizmit kisha një dëshirë të brendshme për të çelur një shkollë private. Ato ishin iluzione dhe s’ma merrte mendja se kjo do të vinte një ditë dhe të bëhej realitet. Kur doli legjislacioni përkatës, kur Gramoz Pashko çeli universitetin, mua mu bë qejfi dhe përgatita dokumentacionin dhe mora licencën në Ministrinë e Arsimit. Para se të hapja shkollën kisha hapur shtëpinë e Botimit ‘Luarasi’. Të rinjtë ndikohen shumë nga modelet dhe shpesh herë i frymëzojnë për të bërë punë të mëdha.

Çfarë vështirësie hasët në atë periudhë? 

Unë bëra disa reforma, meqë kisha punuar edhe në fakultetin e Drejtësie. Atë e njihja në detaje. Në këtë projekt që përgatita parashikova që të ndërtoja një model solid për degën e Juridikut. Pranova si fillim 160 studentë. Dhe thashë unë do të pranoj me mesataren mbi 8. Edhe pse kanë ardhur dhe kanë qarë, nuk i kam pranuar.

Ju ishit dhe në ceremoninë e diplomimit, çfarë mesazhi keni për këtë Universitet? 

Universiteti i ka ruajtur standardet dhe kodin moral dhe ka bërë hapa përpara shumë të rëndësishëm. Janë hapur degë të reja. Unë kam qenë në rolin e këshilltarit dhe nuk i kam shkëputur lidhjet. Më është ofruar edhe një detyrë si kryetar i bordit të administrimit, institucion i rëndësishëm. Kam marrëdhënie shumë të mira me rektorin e Luarasit, është kolegu im, është shume i talentuar. Kjo shkollë do të ecë shumë përpara.

Ti do më pyesësh si është e mundur që e le Universitetin që e themelove me dashuri?

E lashë kur u bëra 70 vjeç dhe dola në pension. Ua këshilloj gjithë 70-vjeçarëve, vjen një moshë që njeriu duhet të tërhiqet. Në rastin e shkollës ndoqa një rrugë, emri i një institucioni jeton më gjatë se njeriu. Themeluesi ka qenë një, universitetin e Gjenevës e ka themeluar Kalvini, Oxfordi është themeluar herët por nuk dihet themeluesi. Bologna është më i vjetri në botë dhe kështu me radhë. Universiteti i Virginias është themeluar nga një nga etërit e Amerikës, Jefferson, një nga hartuesit kryesorë të deklaratës së pavarësisë. Pra, themeluesi është një, ai jeton jetën e vet, institucioni vazhdon jetën e vetë.

 Rëndësi ka që jeni i kënaqur në duart ku e keni lënë.. 

Jam shumë i kënaqur dhe rruga është e gjatë.

7 komente në “Luarasi: S’duhet të ketë arsim falas. Kjo thuhej vetëm në komunizëm”

  1. Lalai says:

    Prof.dhe Doc fallco
    diploma te blera me nga 30-40.000€.
    ik o plere….ik o Eni bëj ndonje gojore andej nga Tv,boll bete intervista me lekë o televizione dhe gazetare te degjeneruar….o plera….

    1. Vlora1912 says:

      Ore Profesor, te lutem, mos na ler te paditur…

      Po munde, na thuaj pak tarifat ne universitetet shteterore te Italise, Gjermanise, Frances, Anglise…apo edhe te Greqise..

      Se ne te paditurit, po nuk na the gje ti, nga ta marrim vesh tjeter..!

      E di si me dukesh o profesor leshi?
      Si puna e atij chamit, qe kur i tregonte bemat e tij ne Greqi nje bashkebiseduesi te padale, i perfundonte historite me: “Shalova kalin dhe ja mbatha ne Korfuz”!

      Vazhdoi keshtu chami, me historit/bema te tij, deri kur nje dite rastisi aty nje femije i cili i kujtoi chamit se Korfuzi ishte Ishull, nga dreqin kish kaluar kali…!!

      Reagimi i chamit, te zen mat nga nje femije, ishte po aq filozofik, dhe i thot femijes:
      ..”Pusho shejtan se po llafos Tafilin jo ty”!

      Edhe ti o profesor leshi, njesoj si ky piktori i Leshit, qe ka timonin e tepsine tashme, keni kohe qe “Llafosni Tafilin”!

    2. Blaublut4 says:

      Ky Palo luarsi,e ka bere universitetin, ne kohen e komunizmit. A ka paguar Para atehere jo! Ky palo (bur) ne moshe te madhe cfar kerkon???
      Diturine dhe pergatitjen ja bene Universitetet shqiptare ose bursat falas te shtetit shqiptare jasht.
      Ky tami keto i mori falas atehere.Tani kerkone tju ja bei mbesave dhe niperve te veten me Lek??
      Ik ore palco profesor qe kujton se mesove se si eshte dhe funksionon kapitalizmi. Kapitalismus ne Europe ka karakter social,keshtu ne riesen dermuese te Europes eshte falas.Por ka edhe Universitetet private, per ato bei hesapet ti ore Palo profesor per ato shteterore nuk te takon te flasesh sepse eshte trg tjeter ore Kapitalist injorant qe vjen nga komunizmi.

  2. Kopenhagen says:

    Me gjithe respektin per moshen, ky qenka nje mender Profesor.
    Ose eshte shume i paditur , gje qe nuk me duket, ose eshte genjeshtar, qe duket ashiqare.
    Lexova nje pjese te intervistes dhe me acaroi kur thote se ne vendet e tjera nuk ka arsim falas.
    Vendet skandinave dhe nje pjese shume e madhe e Evropes kane arsim falas, biles ne Danimarke merr edhe nje burse shtese, quhet SU (statens uddanelsesstøtte) që do te thote mbeshtetja shteterore per arsimim.
    Ky dhe te tjere jane ne te drejten e tyre te kerkojne arsim privat, por asnjehere privati nuk ka forcen e shtetit persa i perket mesimdhenies, kerkimit shkencor dhe laboratorik.
    Edhe universitetet e medha me emer ne bote, ia arrijne ketij qellimi (cilesine) nepermjet aleancave me shtetin dhe kompani/fonde te fuqishme qe japin mbeshtetje financiare, si dhe nepermjet pageses per shkollim

  3. katarakti says:

    Qenke idiot komplet. Gjynah se paske edhe mbiemrin Luarasi. Universitetet shteterore dhe shendetesia falas jane arritje te medha te njerezimit, te nje shoqerie qe ve ne piedestal konceptet e barazise dhe drejtesise per te gjithe. Edhe sot ne Perendim ka universitete falas per me te varfrit, siç ka edhe universitete private sa te duash. Por ato kane te njejten cilesi dhe kontrollohen nga shteti. Ndersa ti dashke te na kthesh me dekada pas. E keqja ne Shqiperi jane pikerisht universitetet private. fabrikante dhe shites diplomash. Kohes se komunizmit, persa i takon arsimit, i merr te keqen. Universiteti i atehershem me keta te sotmit jane si dita me naten. Po ti kaq ditke.

  4. Koba says:

    Universiteti me i vjeter ne Bote eshte ne CEKI -Kokerr injoranti

  5. Fiqo says:

    O Koba, shife dhe njehere kush eshte universitetei me i vjeter ne bote, une e di qe eshte ai i Bolonjes, ne vitin 1088…!!!!. Me pelqen emri, Koba, my friend:).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X