Majlinda Bregu komenton Bashën dhe Berishën: I pari, i paaftë dhe i dobët. I dyti, i papërsëritshëm

7 Tetor 2017, 19:10Politika TEMA

E ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, ish-deputetja e Partisë Demokratike, dhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet sot kjo parti.

Sipas Majlinda Bregut, Partia Demokratike i kishte mundësitë të përfaqësohej nga një grup parlamentar më i mirë, por kjo ishte zgjedhja e Bashës.

Gjithashtu Majlinda Bregu ka folur edhe për seancën e fundit parlaentare, ku kreu i PD bllokoi foltoren e Kuvendit, duke e cilësuar si “teatër në ekran”, veprimin e Bashës.

Majlinda Bregu ndër të tjera deklaroi se Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim bashës, ka marrë këtë formë që është sot. Sipas saj është fakt i paevitueshëm që Lulzim Basha nuk e përmbush rolin siç duhet për të qënë në krye të Partisë Demokratike.

Gjithashtu Bregu ka folur edhe për ish-kryetarin dhe liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin u shpreh se është e bindur se nuk ndihet fare mirë aty ku ndodhet në grupin parlamentar demokrat.

Majlinda Bregu ka komentuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, duke u shprehur se të dy janë të papërsëritshëm. I pari sipas saj i papërsëritshëm për dobësinë e tij, ndërsa i dyti i papërsëritshëm si lider i kësaj partie.

Ndërsa në lidhje me “Platformën për Ringritjen e PD”, Majlinda Bregu tha se qëllimi i saj është kthimi në shinat normale të kësaj partie.

19 komente në “Majlinda Bregu komenton Bashën dhe Berishën: I pari, i paaftë dhe i dobët. I dyti, i papërsëritshëm”

  1. Toni says:

    I dyti i paperseritshem ne tradhetine kombetare dhe krimin ndaj shqiptareve. Por vetem se te dha pune ty ti e idolizon kete esadist. Ne djall vafsh edhe ti bashke me elozhet qe u jep ketyre krimineleve. Po te kish dhene Basha nje rroge ne Parlament do te ishte edhe ai i paperseritshem. Keto jane metrat e vleresimit te politikaneve pragmatist shqiptar. Keta kane mbyllur syte para krimeve te perbindeshme qe Berisha ka bere, vetem e vetem se ju ka dhene mundesi qe te mbushin xhepat e tyre.

  2. wow says:

    qe te dy kane ane te perbashketa ,se jane kriminel dhe hajdut, Kete e gjykon populli dhe jo ti majlinda . Kaq per dijeni ,se tema eshte shume e gjate

  3. qypi te shqupi says:

    per hir te se vertetes njeri me koo..qe se tjetri por nuk mund te jesh kunder te dyve njekohesisht

  4. sadna babul ka bidai says:

    ZONJA BREGU, ME TE DEGJUAR ,E MENDUAR PER RREGULLAT E PD NE BRENDESI ESHTE STAFETA E TE GJITH OPOZITES ATY QE KENI BERE JU DHE TE TJERE, E KENI PERVETSU TE GJITHE Z.BASHEN SI KRYETAR DHE TANI DEL NJE MOSMARRVESHJE PER TE .NJE BASHKPUNIM I MIRE DEL CDO GJE MIRE . ME TATEPJETE NUK ZGJITHET ASGJE

  5. Visar says:

    Berisha eshte autori kryesor, me i rendesishmi, qe shkaterroi Shqiperine, qe Shqiperia eshte bere sot pazari i Europes. Berish qe ne momentet e para e tradhetoi demokracine, e sabotoi dhe e shkaterroi. Berisha shkoi ne vendet Arabe, dhe hapi menjehere medresene, dhe i mbuloi vajzat e shkolles me perce.
    Rilimdasit tonre te shquar isghin kunder Turqise, donin Shqiperia te orientohej drejt Europes dhe perparimit Europian.
    Berisha nuk ktheu pronat spse i donte per tropojanet, qe te siguronte koken, i ndau tokat ne parcela therrmojeza dhe e shkaterroi bujqesine, pasurine e madhe te Shquiperise. Futi ne burg pronaret qe kerkonin pronat e tyre dhe te pwersekutuarit e diktatures, berei nje gjyq per humor me bllokmenet. Ky eshte Berisha.
    Sa per Baashen, Basha eshte personi me i afte ne radhet e te ashtuquajturve demokrate, i guximshem dhe aktiv e me aftesi krijuese.
    Dalin kunder tij ca komuniste te fshehur si Imami qe e priti R. Aline si hero e shpetimtar te Shqiperise, Jozefina Topalli, nje fycke krejtesisht e paafte, qe edhe sghqipen nuk e njeh.
    Te aftet e PD duhet te marrin ne dore drejtimin, sebashku me Bashen, dhe te shpetojne Shqiperine nga Ramet me kompani.

  6. Jimi says:

    Linda! I dyti vertet eshte i paperseritshem dhe i pakonkurushem per diabolizmin e tij!

  7. Asd says:

    Si tutori i pare nuk ka.

  8. niki says:

    Basha eshte i pa afte dhe gjithe te zezat e tjera qe ne i dime shume mire qendrojne .Por duke qene i mbrojturi i Berishes ,zonja Bregu ne menyre indirekte godet edhe Berishen edhe pse me fjale thote te kunderten…!

  9. i dyti i pa perseritshem,si komunist karierist servil,hipokrit qe arriti te hyj ne bllok,te hipi ne varke,te shtrohet kembe kryq tek oxhaku.
    Me hipokrizin servilizmin e tij arriti te behet krimineli dhe shkatrrusi i vendit dhe i kombit shqiptar.
    Edhe ti duke ju lepir saliut dhe duke qare per saliun sic qante saliu per enverin,hengre dhe u bere milionere.Per kete te jap te drejte se i gjithe soi ji juaj ,jeni te njejte.

  10. sonja says:

    uuuu!!! Pika , mi Mjlinde!
    Dhe shpresojmë nga ti.
    Shif çmendje paske.
    Mirê që na e the .!???

  11. Tajari says:

    Znj.Majlinda!!!!!!!!
    Dakort me pershkrimin per z.Basha,Por te thuash i pa perseritshem per Berishen tregon se ju jeni si ujku qe ndron qimen por jo zakonin…….ora Juaj ka ngelur ne te njejtin vend “nuk keni bole te kritikoni Berishen….”Ju dhisni te gjithe perpara atij.Si ka mundesi te mbroni nje subjekt me kaq shume mekate per PD dhe Shqiperine.
    Fuck you all plehëra.

    1. Lugati says:

      si paskan dale ushtaret e lugatit sulm..anej nga artikujt e hecit nuk dalin…perse valle????jasha ripjellja

  12. lulashi says:

    Te ka futur Saliu trute e bullarit ne koke moj legene.

  13. Majlindi says:

    Majlinda je aq e frikësuar për ta thënë të vërtetën, sa bën një kriminel si të pa përsëritshëm. Po në çfarë kuptimi nuk është i përsëritshëm krimineli sali? a mund të na i thuash pak? Po të themë unë diçka, por të tërë duhet të na i thuash ti. Krimineli sali ka në duart e tij të gjitha fijet e krimit ( sigurisht dhe dokumenta) ku diku nëpër to mund të keshë ngrënë dhe ti ndonjë lugë çorbë, dhe kështu që do ta vjellësh për tërë jetën në mbrojtje të kriminelit.

  14. E verteta says:

    Moj Majlinda shpresoj te mos jesh nen efektin e ndonje ilaci qe ta paska turbulluar gjykimin se nje nejri normal nuk mund te nxjerre ato xhevahire nga goja si ju ne kete intervisten qe na paske ndritur. Sigurisht kur ngel pa pune kur te ikin privilegjet e te mirat nuk ta var kush moj goce . Por mbi te gjitha qe mund the them ju qenkeni nje anti shqipetare. Po kujt i ben elozhe moj grua nje kriminilei qe shkateroi e shiti vrau e preu preu rrembeu si bajraktar e si te qe prona e tij, qe shkaterroi inteligjencen qe largoi nga vendi rinine qe vuri vello te zezza kushedi sa nenave. Ku jetoni ju Majlindanuk ju bejne perhtypje juve keto fakte. Vetem shfryni ju te PDse per ,komunistet komunistet e komunizmi. kane vdekur me kohe moj zonje po ju jeni bere mete keqinj se vete komunistet. Ju patet e keni ne krye nje sekretar partie e ju besoj i dini keto.. Cfare ke bere ti personalisht per vendin kur ishe ne pushtet????!!!!! Vetem gezove privilegje edukove vajzen ne shkollat me te mira kur vocrraket e Migjenit skishin shkolla ne rrethe dhe skishin asnje mjet edukimi kur spitalet i kthyet ne ahure, ku vendin e late pa uje e dritaL.ista eshte e gjate moj Majlinda .Komunistet bene shume gabime por te pakten kishim uje e drita 24 ore .Ju dhe partia ku ju aderoni jne pergjegjes per shume gjera qe kane ndodhur ne vendin tone. Prandaj ben mire te ulesh koken dhe te reflektosh nese me te vertet e do vendin dhe popullin tend.Te gjithe e deshim demokracine por jo tipin qe prute ju me partine tende.E keni prishur njeriun keq keni dhen modele shume te keqia te gjithe ju pa perjashtim n partine tuaj prandaj e humbet besimin. Duke u cjere si gala komunistet e komunizmi nuk do arrini gje se populli eshte ndergjegjesuar e e di shume mire qe komunizmi ka vdekur me kohe .Nuk do gjesh me pune duke patur dhe duke bere cfare ju predikoni.Nje pyetje kisha ku i gjen leket ti qe con vajzen tende per studime jashte????Ne nuk jemi budallenj e dime kostot e jetes e te shkollave ku ju qe u pasuruat ne n kurrizin tone i mbushet xhepat per vete dhe familjaret tuaj te beni ato qe po beni dhe na vini neper emisione e flisni pa pike pergjegjesie te pa turp e te pa fytyre.Shporruni te gjithe nuk duam tu shohim me. Ka plot te rinj demokrate e socialist qe nuk jane te perlyer ne baltat tuaja dhe qe u dhemb vendi . Leruni rradhen atyre se per ju skemi me nevoje qe vetem shani e percani popullin.

  15. Rr. B. Gramshi says:

    Deri me sot kam pasur opinion se ti je dicka me ndryshe nga te tjerat, por perfundimisht me konkluzionin tend per Sali Berishen ti nuk i paske mente ne koke…………apo mos ndoshta hyre ne moshen kritike! ?

    1. andi says:

      Ke degjuar per prudentinon.Pyet berishen.Di dhe shume gjera te tjera prandaj eshte I paperseritshem.

  16. petrit says:

    Ta paska bere mire qe ste vuri ne liste per deputete z. Basha !

  17. Mihali says:

    Ti Majlinda je demokrate apo je tromokrate ?
    Saliu jot (e mbafsh me shendet) nuk mund te dal edhe nje tjeter qe ti ver FLAKEN Shqiperis dy her;nuk mund te gjendet edhe nje tjeter si VRASES;nuk mund te gjendet edhe nje tjeter si THYRS I EMBARGOS SE OKB-s ;nuk mund gjendet edhe nje tjeter si per hedhjen e shtyllave te tensjonit ne ere me dinamit.(degjo inervistat e ish badigardit te Saliut Cfar thot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje