Më fal Harri Lena, më fal Edi Rama

Nga Brizida Gjikondi

Më falni për stresin që ju shkaktova. E meritoj një dackë fytyrës, një dackë të fortë, nga ato që të trëmbin në 7 breza. Ose ose, më mirë pak C 4, që trëmbjen ta marr seriozisht, ta marr aq seriozisht sa edhe kur thjesht të shikoj një bidonë ujë, të më dridhen këmbët, të më dridhen aq sa të harroj gjuhën e nënës, të harroj atë ndjenjë “të mallkuar” që më lidh me këtë vënd, të harroj, Urën e Leklit, Dragotit, grykën e papërsëritshme të Këlcyrës dhe sidomos Vjosën, magjepësen Vjosë.

Sepse Vjosa, është më shumë se një lumë, është më shumë se një histori, është më shumë se një krahinë dhe një shtet, kush nuk e ka parë, unë nuk ja përshkruaj dot, do e shëmtoja. Kur ju afrova përpara shumë vitesh asaj lugine, mbajta hapin, u ndjeva vetëm, sepse ashtu më bëri të ndjehesha, ishte një panoramë shumë dimensionale, rrethuar nga malet e larta të shtrira anash meje në mënyrë konike dhe nën këmbë uji i gjelbërt si askund tjetër i Vjosës. Dhe për të plotësuar këtë panoramë mistike në shtratet e larta të Vjosës rridhnin ashtu sic kishin bërë me mijëra vjet…ujvara të vogla që çonin ujin tëk mëma e tyre Vjosë. Syri në atë luginë, nuk të ka kufizime, frymëmarrja dhe shpirti po ashtu.

Por këto ndjesi tejet personale që unë i përjetoja sa herë rruga më contë për në Përmet tashmë kanë marrë një thikë, një thikë që i është ngulur cdo shqiptari me dy gram shpirt dhe dy gram dinjitet kombëtar. Hari Lena tashmë ka ngulur në shtrat të Vjosës kollonat e betonit, për të ngritur një urë tubacionesh, tubacione të cilat i ka ngulur dhe ato mu në zemër të burimeve, të cilat rrjedhin vetëm për Vjosën këtu e mijëra shekuj më parë. Dhe këtë sistem shtazarak grabitjeje pasurish kombëtare po e con me qesëndi në biznesin e tij të bidonave të ujit, në rrugë ajrore, si thikë në shtrat të Vjosës, duke përdhunuar, shqyer jo vetëm këtë pasuri kombëtare, dhe këtë panoramë magjepëse por për më tepër PA LEJE, pa absolutisht asnjë leje.

Jo vetëm kaq, por duke qënë që kjo cështje thirri vëmëndjen maksimale dhe të shumë aktivistëve të tjerë investigativë, rezultoi se edhe per objektin e parë, kapanonin e ujit Trebeshina atje ku do cojë këto tubacione grabitqarë, Hari Lena ka 3 vjet që nuk ka leje, kërkesat e tij për tu pajisur me leje si ajo e 07.12.2015 si ajo e 25.01.2016, nuk i janë aprovuar nga shteti shqiptar, ndërkohë që përgjatë viti 2017 nuk ka bërë asnjë kërkesë për leje. Me pak fjalë si biznesi nënë dhe biznesi i dytë që po ngre me dhunë, grabitje dhe me heshtjen e shtetit shqiptar, janë në kushtet e një paligjshmërie absolute, si dhe të një vepre penale të mirëfilltë me pasoja kombëtare.

Dje, struktura të INUK dhe të Policisë shqiptare kanë shkuar pranë kësaj masakre, por nuk kanë prekur asgjë, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për krimin mjedisor që kishin përpara syve. Edhe peshqit e Vjosës e dinin që atë përbindësh e kishte ngritur Hari Lena, po strukturat e shtetit shqiptar JO. Ato nuk preken përbindëshin, nuk shoqëruan as Harin. Sepse Hari është mbi ata, dhe ndërtimi i tij, pa leje mjedisore, ndertimore, inxhinerike, arkeologjike, etj etj është përtej cdo ligji dhe rregulli.

Ky shtet ka 2 standarte, një përkedhëlës për oligarkët dhe një kriminal për qytetarët. Pikërisht aty ku Hari ka ngulur kollonat e betonit Rama i tha një fshatari qyqar që i kërkoi leje të mbulonte stallën me një teneqe se të parën ja kish marrë era, Jo ske për ta mbuluar stallën, ndryshe përfundon në burg.

Rama ka dy standarte, dhe jo vetëm në Grykë të Këlcyrës, por dhe në Elbasan, Durrës e gjithë Shqipërinë, ka një standart përkëdhelës, të nënshtruar dhe të heshtur përballë krimit, dhe një standart kriminal me shqiptarët e zakonshëm sic i quan ai me racizëm. Gjithashtu në rastin më të parë që Rama kupton që dikush nga ne të zakonshmit i del në rrugën e tij të 2 standarteve, ai haptas del në krah të oligarkut pengmarrës duke cuar deri në fund rrugëtimin dhe nënshtrimin e tij ndaj pengmarrësit. Mund të zbukurohen dhe betonizohen qëndrat e qyteteve të braktisura, mund të heshtet përballë emigrimit biblik të shqiptarve nga vëndi I tyre, por kurrësesi një oligark antiligjor dhe abuzues smund të zhbëj, të shëmtoj, të përçundoj atë që me shekuj zotat i kanë falur Shqipërisë, Vjosën. Dhe si Vjosën dhe gjithë dhe shumë bukuri të tjera. Dhe për sa kohë ka ende shqiptarë që kanë zë, shpirt dhe Atdhe kjo nuk do të ndodhë.

Më fal Harri Lena, më fal Edi Rama, për këtë zhurmë që ju prishi rehatinë, dhe për sa i takon renditjes së emrave tuaj, ndjesë por thjesht respektova hierarkinë reale.

22 komente në “Më fal Harri Lena, më fal Edi Rama”

  1. mirel says:

    Rrofsh o Brizida..se do na e besh Harri Lenen me leje tani.
    Pasi e lexova me doren ne zemer kete shkrimin tend tejet te ndjere, e kuptova qe protesta behet per lejen.
    Shteti ne kete rast le ti japi lejen Harrit, dhe psheretima jote e vajtimit nuk do kete me baze ligjore, po do jete nje kakerime pulash qe do ankohen pse i bezdis dhelpra kur jane ne gjume, por jo pse dhelpra po i ha.
    Shteti po rrjep vendin dhe popullin me koncesionet dhe me hidrocentralet..ti paske hallin e lejes.
    Ja, do bejne dhe nje projektligj, dhe do ta quajme te ligjshme te behet ndertimi i Harri Lenes.
    Cfare do besh ti. Do thuash Po, e pranoj se eshte e ligjshme?
    A nuk ndodhi keshtu dhe me Hidrocentralet?
    Qeveria vjet muratoi paketen ligjore qe te fillonin punimet per ndertimin e HECeve mbi Vjose. A eshte kjo e paligjshme? Jo..sepse vete ligjin po e bejne kriminelet…po a eshte kriminale?
    Po..sepse demton direct interesat jetike te Vjoses dhe banoreve perreth.
    Nuk eshte thjesht ceshtje kujtimesh dhe sentimentesh. Eshte ceshtje teper e rende jetike.
    Prandaj protedta e pare do bere ku der atyre qe nxjerrin ligje te paligjshme. Se mire e bukurund ti japin nje leje dhe Harri Lenes. .dhe hani mut pastaj me gjithe qaravitjet tuaja..

    1. Sazani says:

      mirela je bere si gjarpri me shtate koka. sherxhie dhe shpirtzeze ke tjeter hall. po ti ske faj. briseides bravo i qofte.

      1. mirel says:

        Cthua o mut i gjakosur.

    2. Lugati says:

      o djema ..ket lajm e ka hap shtypi pro lugatit kryeminister..e kane bo vete me pa reagimin e opinionit publik..po u bo e modhe nuk e lejne me e bo..po qe se kto dite fillon e shuhet si argument do e harroje dhe qeveria qe do boje i sy qorr..per mikun e tyre HARRI LENA,…………..tashi po ti mirel me gjith i 300 tjeter ca doni ke ky arrtikull..ikni ju dhjefsha rracen jemenite ke arrtikulli tjeter se po jua perdhunojme janullen.. qafir me vrap ke krahu tjeter

  2. zaho says:

    Ore Edi cke per te thene? Te lumte pena moj burrnesh per pershkrimin qe i ke bere kesaj bukurie te natyres

  3. Alban Hamzai says:

    Ketu nuk shoh asnje koment .Pra per nje problem kaq te rendesishem (dhe si ky problem Shqiperia eshte mbushur plot e perplot )nuk ka asnje koment .Cudi ! Duket sikur keto nuk jane probleme jetesore per shqiptaret ,por te nje populli nga tjeter planet .Ndersa po te jete ndonje artikull per Greqine ,p.sh.Greqia eshte investitori me I madh I huaj ne Shqiperi ,do te lexosh komente dhe sharje nga me banalet . Pavaresisht se investimi eshte pune per shqiptaret dhe puna sjell mireqenie .Edhe mua qe shkruajta keto rradhe do me shajne .Por per problemin e artikullit asgje. Mrekulli shqiptare. Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Quo Vadis! says:

      Sigurisht qe nuk ka koment Alban.
      Ua mbylli gojen Edi perseri me karten e nacionalizmit. U hodhi 4 zevendes- ministra nga Kosova sikur po u hedh kocka qenve qe lehin dhe ata pushuan. Ose me mire ua hodhi kockat sa pa filluar te lehin akoma. Dhe tani Edi perseri per ta eshte hero.
      Sa e lehte eshte t’ua hedhesh shqiptareve apo jo? Mjafton te shash e ta mbash keq me Greqine dhe te lepijne edhe shollen e kepuces. Packa se kemba qe e ka veshur po i shqep ne shqelma.

    2. llaman says:

      c’koment do o Alban! A i prek ne seder Shqiptaret nderhyrja ne pasurite ujore te shqiperise (qe supozohet jane te secilit)? Jo! Ama po i preke ne seder dhe po permende Greqine, a ketu ndalu beg se ka hendek!

  4. Pensionisti says:

    Po Ministria e mjedisit pse nuk pergjigjet!?

  5. angjelini says:

    Rama do bej gabim te rende nese lejone diqka te tille. Poullit i lind e drejta per mosbindje civile. Mjaft me. Cfare I paskemi bere krijusit te trajtohemi kesht? Turp, turp dhe paqe faqen e zeze siq thonte babij i im I ndjere nga shkodra.

  6. Vjosani says:

    Shkrim shume i vertete, i bukur, alarmues…Te lumte Brizida! Dhe ka vetem nje zgjidhje ne keto raste…pak tritol, nje shkrepse dhe me pas nje duartrokitje me mendje…E di cdo mendoni, po per te mbrojtur nje Perendi si Vjosa, zoti eshte dakord dhe te jep bekimin….

  7. Enveri =Jezusi+Muhameti says:

    TY BRISIDA TE MBESHTESH PLOTESISHT BASHKE ME ATO KARAKUSHET DHE ASKUSHET QE KE MBRAPA.

    por ndegjo me kujdes .

    H/C kalivacit ishte 1 miljon here me i keq per vjosen se ky qe po ben PERVERSI HARRILA LENA

    A E DI KETE HISTORI ?

    Përpara hapjes së televizionit Agon CH emri i Françesko Beketit (Francesco Becchetti) shumë shqiptarëve u kujtonte tentativën e parë për importin e plehrave italiane në Shqipëri.

    Projekti u firmos fillimisht nga Fatos Nano, u kundërshtua fort nga Berisha në opozitë, por u miratua nga vetë Berisha kur erdhi në qeverisje.

    Por Beketin, bankat dhe biznesmenët shqiptarë, e njohin më së shumti për një tjetër projekt: të famshmin hidrocentral të Kalivaçit.

    Me licensën e Kalivaçit në dorë, Beketi ka arritur të thithë përgjatë 15 viteve, miliona për ndërtimin e një hidrocentrali që nuk është ndërtuar ende.

    Në listë mund të gjenden emra prestigjozë si Dojçe Bank dhe Enel, e pastaj, nga banorët e zonës pranë hidrocentralit fantazmë e deri te biznesmenë të mëdhenj shqiptarë të futur në lojë si nënkontraktorë.

    Si nisi historia e Kalivaçit

    Historia e hidrocentralit të Kalivaçit ka nisur në 1997-n me Vendimin e këshillit të Ministrave nr.222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncesionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivaçit”. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, më i madhi i kohës – 350 GW energji e pastër në vit, brenda 5 viteve.

    Askush nuk u thellua fillimisht tek një problem i madh: koncesionari, BEG S.P.A ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milionë euro dhe të paguar 340 mijë euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milionë USD!

    Për më shumë se tre vjet, deri në nëntor 2000, askush nuk u kujtua më për Kalivaçin, as vetë koncensionari. ETJ ETJ
    .
    VETEM AI XHAXHI TE VINTE VETEM 24 ORE TU CINTE NENE KETYRE HARRAVE LULBASHEVE BERISHEVE METEVE DHE GOPI SOMES

    1. mirel says:

      O Enver te qofsha fale.
      Po shyqyr qe foli nje qe flet tamam si duhet.
      Asnje nga keta beqira nuk e ze ne goje Kalivacin, qe eshte vertet 1milion here me keq nga Harri Lena.
      Nje fjale hodhi Merua, dhe hop u kurdisrn te gjithe me rradhe pas tij. Vetem te perserisin si papagall ate qe tha Merua vetem per Kelcyren dhe jo Kalivacin qe eshte nje skandal i permasave me te ndyra.
      Ky qelbaniku Ramiu luftoi dhe fitoi mbi Berishen pikerisht duke premtuar anullimin e te gjitha Heceve, dhe vazhdoi me tej.
      Ky plera Ramuti, qe po shqyen Shqiperine me moton e informalitetit te Arben Ahmetes, nuk has ne asnje lloj rezistence serioze nga ana e shoqerise civile.
      Tani se kujt iu prishen ca endera turistike qe paskan pare per gryken e Kelcyres dhe kercyen te gjithe me rradhe si keca te pickuar.
      Me Kalivacin nuk kane pune..
      Iku nje firme italiane, dhe prune nje turke..
      Bejne paxar te hapur me zonen dhe banoret, po ata te varferit nuk i fton qeveria ne parlament te flasin.
      Na paraqisin vetem ate Marien e dhive.
      Histori suksesi. Kjo na duhet.
      Fshataret e shkrete qe po ju prishen shtepite, arat e kullotat nuk po i degjon njeri. Nuk kane doplome..
      Vetem ajo qe thote Mero qendron.
      Vetem Kelcyra qenka e rrezikuar dhe me vlera. Kalivaci le te vdese. Fshatrat rreth Vjoses le te vdesin. Per ato nuk del as Eda Zari e as permend Brizida e as Mero djali.

  8. Viroi says:

    Keto Jane pasojat e fuqise se pakufizuar qe kane pushtetaret ne Shqiperi. Edi Rama ka ne dore gjithe vendin, ka ne dore njerezit e ketij vendi, jeten dhe pasurite e tyre. Askush nuk duhet te kete fuqi te tilla, qe krahasohen me fuqite e zotave. Vjosa eshte mrekulli e natyres ku jemi rritur, uji I saj ka ushqyer gjithe luginen e saj per mijera vjet, do jete aty po per mijera te tjera dhe asnje biznes nuk eshte me I vlefshem se ajo. Ed Rama ti therras mendjes e te heq dore nga demtimi Vjoses.

  9. E verteta says:

    Nese Rama ka filluar me dy standarte do perfundoje keq. Nese ai shkon kunder popullit qe e zgjodhi ne do ja gjeme edhe atij vendin. sic ju a gjetem atyre pepara tij. Pasurite natyrore jane te pa perseritshme ato duhen mbrojtur me fanatizem. Theres eshte shkrimi i zonjes. Te lumte per guximin qe pate.Ky qenka nje problem teper delikat e i rendesishem. Shpresojme qe qeveria ta zgjidhi dhe te mos behet pjese e shkaterrimit natyror.

  10. ENDRI says:

    Po historiskisht e han i varferi, ai qe mezi e nderton nje kasolle, por te pasurit nuk i hyn gjemb ne kembe. Dhe ska se ti hyj ne fakt kur ai i ka dhene % Rames apo GJushit apo kujdo tjeter.
    Ky eshte shtetl jo i dy standarteve por shteti i bordellos, ku paguhet per te bere qefin dhe pasi mbaron qefi kthen koken pas e i thuya vetes: KOT I SHPENZOVA LEKET PO IKU AJO PUN TASHI.
    EDHE RAMA SHKRETE KUJTON SE I KA MARR ATO 74 MANDATE PER TE BERE QEFE.
    PS. THUAJ TE PAKTEN HARRIT TE LENES HIQJA VETES E FUTJA PRENES SE UN DOJA TA BEJE POR KTO GAZETARET E MOREN VESH E NUK KAM CFAR TE BEJ ME VELLA. KESHTUQE TEKSIRAT E KE HIQI HEKURAT E BEJE KUR TE HARROHET.

  11. amerikani51 says:

    Brisida
    Me cuditi dhe me beri xheloz sarkazma juaj.Vetem me thuaj ku e ke bere kete shkolle ?

  12. Novruz Limaj says:

    Te lumte Brizida! Eshte nje revolte e drejte qe duhet te degjohet mire nga Rama e te beje ate qe i takon nje kryeministri qe ka mik vetem ligjin dhe rregullin qe nuk ka lidhje me oligarke te tille. Perndryshe do shenohet e marr me vete turpin e mashtrimit te shqiptareve qe ndryshe thote e ndryshe ben. Urime e te behemi te gjithe bashke per keto kauza te drejta jo vetem ligjore por edhe demprurese pe mjedisin e te ardhmen tone.

  13. A says:

    Une nuk e kuptoj se c’lidhje ka Rama ne kete histori? Pushtetet jane te ndara! Rama po perpiqet t’u thote se jane tre branches dhe media kater! Ka organe kompetente qe merren me kete pune! Ne Shqiperi te gjithe edhe per nje gje fare te vogel i kerkohet llogari Rames! Shqiptari nuk e ka idene e shtetit! Nuk do shtet do baben Sali t’u beje nenat!

  14. shoku " Shpati " says:

    Ka gjoba nga polici rrugor , gjykatesi , elektriku …ka edhe nga gazeta !

  15. shqiptari says:

    EDHE ato shum po shum gjera qe nuk i prishi komunizmi , nuk i le ne kemb “demokracia” e hajdutve dhe kriminelve e antishqiptarve , qe per te vjedhur e xhvatur nuk njofin atdhe , ka ren vendi ne dor te hajdutve burgaxhive dhe plerave qe deri die ishin alabak , sot kapardisen me versaçe. rrespekte per artikullin moj vajz po kujt ja thua kush te degjon te vdekurit.

  16. Lili says:

    Ne korsike,nje vend shume i bukur ku gjithe pasaniket duan te ngrehin nga nje ville e kane gjetur ilaçin: tritol cdo here per ato shtepia .
    Keshtu e kane mbrojtur korsikan vendin e tyre nga betonizimi.
    Po jane pak ma ndryshe se shqipet..fjale pak e pune po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X