Njerëzit e vetingut në skaner: Përgjim telefonit, e-mailit, mbikëqyrje me kë rrinë

Njëzet e shtatë anëtarët e përzgjedhur në organet e vetingut që do të identifikojnë dhe largojnë nga sistemi aktual i drejtësisë shqiptare gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kanë jo vetëm privilegje por edhe detyrime.

Njerzit e vetingut do të jenë jo vetëm nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, por edhe nën mbikëqyrje për komunikimet e tyre telefonike dhe ato elektronike, përfshirë rrjetet sociale, raporton Klan Plus.

Po ashtu të ardhurat financiare të njerzve të vetingut do të kontrollohen në mënyrë periodike nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Njëzet e shtatë “kryegjyqtarët” e vetingut rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk i përmbahen detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që do të rezultojnë nga hetimi ose gjykimi i dosjeve të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë.

Shkarkimi i njerzëve të vetingut nga detyra mund të vijë edhe në rast se shoqërohen me persona që janë nën ndjekje penale apo me të dënuar penalisht si dhe kur hynë në marrëdhënie biznesi me ta.

Edhe përfitimi në mënyrë të padrejtë i dhuratave që do ju jepen për shkak të funksionit, do të sjellë largimin nga funksioni të njerëzve të vetingut.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Njerëzit e vetingut në skaner: Përgjim telefonit, e-mailit, mbikëqyrje me kë rrinë”

  1. sapa says:

    E gjen shqiptari metoden se si te “ndihmoje” njerezit e vet!

    1. Hazis Hoxha says:

      Shume sakte e ke thene. Kot harxhon para amerika me europen.

    2. Hazis Hoxha says:

      Shume sakte e ke thene. Kot harxhon para amerika me europen.

  2. Mati says:

    Niseni vetingun o njerez me Suela Zhegun, me zullumet qa ka bo kjo me gjith ta shoqin, nuk ka lum ti shplaj si mashtrusa te kllasit te pare, e ka vondin ne qeli jo te pastroj drejtesine kjo hajdute. Te paktn mos na tregoni prralla sikur po boni mamin pse drejtesi me keta njerez do bonet?

  3. Hazis Hoxha says:

    TemA pse nuk i botoni komentet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *