Platforma për ringritjen e PD, Astrit Patozi: Basha duhet të arsyetojë dhe të…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka folur ditën e sotme i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 në lidhje me platformën e tij për “ringritjen e PD”.

Për përkeqësimin e partisë ai bën fajtor kryetarin e saj, Lulzim Bashën, të cilin e ka kritikuar shpesh që kur e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Patozi thotë se shpreson që Basha, të arsyetojë dhe të jetë dakort me krijimin e platformës, shkruan BalkanWeb.

Keni zyrtarizuar platformën tuaj për PD.

Patozi: Ndjehemi të qetë se kemi bërë detyrën karshi anëtarësisë së PD, sepse PD është aset kombëtar që nuk i përket vetëm demokratëve por të gjithë shqiptarëve, sidomos kur kemi një ekstra-mazhorancë, për shkak të komfortit që ajo ka. PD përjetoi një krizë të thellë për shkak të humbjes së zgjedhjeve. Jo për shkak të rezultatit, por për shkak se si shkuam në zgjedhje dhe si u diskutua më pas për zgjedhjet. Ne kemi pasur një lidership të gabuar që çdo ditë ka thelluar gabimet e tij, dhe kjo platform kërkon që PD të qëndrojë e bashkuar. Në PD është thyer besimi tek lidershipi prej traumës që shkaktoi në zgjedhje.

Si do e riktheni besimin tek qytetarët?

Patozi:Kur humbëm në 2013-n mora përgjegjësitë e mia. Ashtu edhe Berisha, por Basha bëri të kundërtëtn, kur kishte të gjitha përgjegjësitë për atë që ndodhi.

Basha nuk është dashamirës i platformës suaj dhe nuk e ka pranuar

Patozi:Këtë s’mund ta themi se s’ka një reagim zyrtar. Platforma është diçka publike, që i drejtohet lidershipit, por kushdo është i ftuar që ta mbështesë. Ne do presim një përgjigje që uroj të jetë positive, jo thjeshtë për lëvizjen, por për ringritjen e PD. Nga kjo përgjigje varet fati i PD, dhe rrjedhimisht fati i Shqipërisë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ringrihemi  për të mposhtur kundërshtarin.

Çdo të thotë të bashkoheni? Ju keni kërkuar shkarkimin e Bashës

Patozi:Platforma është shumë e qartë, ne nuk identifikohemi me një apo një grusht personash por përfaqësojmë një mendim të caktuar në PD. Kjo nuk është lëvizje anti-Basha, por për të shëruar PD nga një traumë. Basha dhe vetë e ka pranuar që është përgjegjës për humbjen. Basha duhet të rikthejë votën. Për fat të keq Shqipëria sot është e varur nga vullneti i dy mashtruesve të mëdhenj politike, Basha e Rama. Por ka një dallim këta, njëri e ka çuar në pushtet të frikshëm kurse tjetri në greminë. Nuk ka asnjë anëtar të PD që janë 5-fishuar votat në çdo qendër votimi.

Si i shtrihet dora një mashtruesi? (Bashës)

Patozi:Nëse unë për Bashën kam mendim negative s’do të thotë asgjë, por unë dua që këtë ta vendosin demokratët. Unë pranoj demokracinë si një sistem ku prevalon shumica, por që kjo të ndodhë duhet të ketë zgjedhje. Unë kam skepticizmin tim karshi përgjigjes së Bashës, pasi ky i fundit ndryshe ka qenë në vitin 2013 e ndryshe tani, ka ardhur duke u përkeqësuar. Por ai mund t’i thërrasë arsyes.

Do shtrihet platforma në rrethe?

Patozi:Kjo nuk është lëvizje e krijuar në Tiranë, është nevoja e demokratëve për të refuzuar lidershipin e gabuar. Kemi zgjedhur që këtë valë ta përfaqësojmë si dhe për të hapur një platform të re në politikën shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X