PROFILI: Kush janë 33 zv.ministrat e qeverisë “Rama 2”?

7 Tetor 2017, 18:55Politika TEMA

Pas ministrave, këtë të shtunë më në fund janë prezantuar edhe zv.ministrat e qeverisë “Rama 2”.

Do të jenë plot 33 zv.ministra, katër prej të cilëve janë nga Kosova.

Mes zv.ministrave ka personazhe të njohur, si Artan Shkreli, këshilltar i Ramës për Territorin dhe bashkëshorti i ish-deputetes  socialiste Ledi Shamku, Petro Koçi, zv.ministri i Mbrojtjes, Mira Rakacolli, Ervin Demo, zv.rektori UT-së etj.

Ndërsa shumë prej tyre, përgjithësisht janë njerëz anonimë për publikun.

Albana Shkurta, p.sh, e cila është menaxherja e përgjithshme e kompanisë ”Albanian Distribution&Development” e biznesmenit Agim Zeqo, ose Gimit të Redbullit, siç njihet në publik.

Shkurta që do jetë zv.ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Mes tyre është edhe Ornela Çuçi, pedagoge e UET, por që në CV shënon se është aktualisht administratore e kësaj sipërmarrje.

Është ironic fakti se Çuçi, e cila ka mbrojtur në debate publike planin e qeverisë për importin e plehrave, pak kohë më pare, është zgjedhur nga Rama si zv.ministre e Mjedisit.

Zv.ministre është zgjedhur edhe një tjetër pedagoge e UET, Klea Maliqi, e cila jep lëndën e Juridikut.

Minoritarja Artemis Dralo, ndërkohë do jetë zv.ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Nga zv.ministrat e vjetër kanë mbetur Rovena Voda e ministrisë së Punëve të Brendshme, Erion Luci, zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë, si dhe Besfort Lamallari, këshilltar i Xhafajt e Etien Xhafajn, shef kabineti te Ministria e Financave.

Rama ka sjellë si prurje edhe emrat e disa shqiptarëve të Kosovës: Valbona Shujaku, shef i sektorit të Kulturës në Bashkinë e Prishtinës, që do të jetë tashmë zv.ministre e Kumbaros apo Hajrulla Çeku, që do të jetë zëvendës i Klosit.

7 komente në “PROFILI: Kush janë 33 zv.ministrat e qeverisë “Rama 2”?”

  1. zani partizani says:

    Pika pllakave tha plaka. Na mbyten anonimet, periferiket, ata pa pike kontributi qe do hane copat e bakllavase nga tepsia qe vetem per socialistet nuk do te kete as cifla petesh mes sherbetit te mbetur ne fund te tepsise. Totalisht i zhgenjyer.

  2. Llustra aga says:

    Nuk njoh asnje nga zv.ministrat e rinj por i them nje bravo te madhe Rames per 2 prurjet nga Kosova.
    Pune me qitje te larget.

  3. Zani partizani, deri ne pith te satem te vajti name.

  4. Askushi says:

    Na plasi Tra… vazdoni te punoni..

  5. gjoka says:

    Zevendesministrat jan poste politike… ndwrkohe prurjet jan teknicenw qw do bwhen politikanw. Mesa duket Rama nw kuadrin e fshirjes sw PS-sw po pwrgatit ekipin politik tw radhws pwr tw zwvwndwsuar ata qw ka gjetur aty si xhafa, brace, ruci,angjeli etj. Po ishin kaq tw mirw kwto prurje, i emeroje drejtorw teknike, se si zv/ministra do vegjetojne dhe do zhgwnjehen…

  6. Vlora says:

    Per ZANI PARTIZANIN , mos u merzit shume , se nga ata anonimet ka nga ata qe jane lauruar jashte dhe sa per dijeni SHKELQYSHEM , edhe se nuk i kane perkitur asnje partie , po qe kane punuar ne organizata te rendesishme nderkombetare , te qenit antar te nje partie s’te ben me te afte , mund te jete e kunderta…

  7. @autori says:

    I njohim apo nuk i njohim ne,
    rendesi ka qe pas stanit me (lepuj) ministra te qeverise,
    Rama ka zgjedhur edhe zevendesa (kelyshe) me bollek
    dhe te lire (sepse i paguan populli),
    qe ti sherbejne klanit dhe demagogjise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje