Rama lajmëron nisjen e aksionit të madh dhe sulmon drejtorët e LSI-së: Do përgjigjen për llumin që lanë…

Pasi ministrat prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, fjalën e mori kryeministri Rama, i cili i bëri një përmbledhje objektivave të qeverisë së tij në këtë periudhë kohe.

Kryeministri tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një ndër objektivat kryesore të Qeverisë që ai drejton në 100 ditët e para të saj.

“Për të bërë një përmbledhje të asaj që është substance e këtyre 100 ditëve, por që do të mbetet e tillë edhe në 300 ditët e para, na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, por edhe në institucione.

Fillimi i një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar.

Pastrim strukturor të të gjithë mekanizmave të pushtetit ekzekutim.

Na duhet shërbim dhe këtu nuk duhet të neglizhojmë asnjë detaj, asnjë marrëdhënie të askujt me shtetit dhe na duhet ndëshkim në të gjitha nivelet, lidhur me çdo shfaqe të korrupsion, abuzivizmit dhe çdo shfaqe edhe të padenjë edhe në sjellje me qytetarët”, tha kryeministri.

Rama përsëriti në fjalën e tij, atë që ministri Xhafaj tha më herët, për Vettingun në polici brenda 100 ditëve të para.

Në 100 ditë të para duhet të përcaktojmë edhe lidhur me negociatat për anëtarësim në vitin që vjen.

Duhet të pastrojmë kornizën që do të ngrihet procesi i regjistrimit të shqiptarëve jashtë atdheut.

Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të çliruar qytetarët nga barra e burokracisë, e sorollatjeve, e procedurave, e zvarritjeve.

Duhet ta çojmë diplomacinë ekonomike si një qasje të re, në raport me ekonominë tonë.

Duhet të përcaktojmë kornizën e Vettingut në policinë e shtetit për të hyrë në qelizë të kancerit në policinë e shtetit.

Ta çojmë operacionin kombëtar kundër rrjeteve kombëtare në një fazë të dytë për çrrënjosjen e kanabisit nga toka jonë”, tha kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama ndërkohë ka sulmuar drejtorët e LSI, në kohën që kjo parti bashkëqeveriste me PS-në.

Kanë pajisur me armë gjithë ata njërëz që mund të kthehen ne vrasës, pasi nuk janë në gjendje që ta drejtojnë mjetin në mënyrën e duhur.

 Kjo do të marrë fund”, tha Rama.

Rama ka numëruar llumin e madh, sipas tij, në burgje dhe hipoteka, ne te cilat do te behet qilizem, nderkohe qe pergjegjesit per llumin do te dalin para ligjit.

“Kemi pasur llum kriminal dhe shtetëror në burgje dhe hipoteka.

Në katër vitet e shkuara llumi ka arritur në nivele të papërfytyrueshëm, do bëjmë qilizëm dhe do i bëjmë thirrje gjithë forcave të afta të ndërgjegjshme, nga ushtarakët në lirim, që të bëhen pjesë e procesit e nuk do ketë emërim partie në burgje, asnjë veteriner, masazhator e këngëtar që prezantohet si polic burgu.

Ju i keni tundur zgjedhësve listat e bëra nga partia që kishte burgjet.

Mbushur lista me këngëtarë, masazhatorë, me lloj -lloj njerëzish.

Kemi gjetur këngëtarë dhe në asgjencinë e burimeve natyrore, këngëtarë të dështuar, dhe hipotekat janë një tjetër llum i madh”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Rama lajmëron nisjen e aksionit të madh dhe sulmon drejtorët e LSI-së: Do përgjigjen për llumin që lanë…”

  1. O says:

    Drejte Lsi llum i kishte dhe i ka por analize dhe ke te tute, njesoj jane shumica e drejtorive…

    1. u bo nomi says:

      vetingu fillohet nga politikanet, psh, edi rama, ilir meta, lulzim basha, gramoz ruci ruci etj….. dhe jo nga gjyqataret, si ushtare te bindur te politikes qe jane….

      te tjerat, thjesht gjepura

    2. Feniks says:

      Fjale imzot,fjale,do pergjigjej Noli!
      Luften e bejne ushtaret zoti kryeminister e jo gjeneralet.
      Bere show me popullin pas zgjedhjeve,por kq ishte se administrata shteterore i percjell hallexhinjte tek “ujku” per t’u qare hallin!
      Filloje me drejtoreshen ne kryeministri se si tallet me qytetaret.
      Edhe Osman Gazepi do bente me shume pune.
      Nje lutje:
      Ti dhe Erioni na jeni bere si burri i nenes ne tv.
      Edhe Enver diktatori dilte nje here ne vit.

  2. Jimi says:

    Edi! Mjafte me me “do te” akoma “do te” presim per fillimin e reformave ? Duket qe “do te” mbeten per “kalendat greke”!

  3. Ne burg maskarenjet. I pari te jete Like Floriri. Aty ne burg te sherbeje si kushinjere Mona. Te beje byreke me gjize per te plotesuar deshirat e Likes.

  4. drejtesi says:

    Shikoni se cfare i kane bere Aviacionit Civil, Drejtoret e LSI-se te Monikes Flamur Celaj dhe Lilika Radovicka, nga 60 vete e cuan ne 88 vete, ndersa aeroportin e Kukesit e cuan ne mbi 40 vete. asnje Konkurs ndonese jane DAP, por edhe ata te DAP-it duhen pushuar, drejtoret e emeruar te gjithe pa konkurs dhe vetem me clientele ( jo nga DAP) shume prej tyre duhen larguar menjehere, asnje me profesion nga Aviacioni, por nga rruga, aq sa edhe shkollen e larte akoma nuk e kane mbaruar. Shikoni cfare sherbimesh marramendese bejne jashte shtetit, sikur te ishin ne mallin e babait. Filloje me Aviacionin Civil Z.Rama

  5. vetingu says:

    Fillojeni me Drejtoret e Aviacionit Civil te LSI, Monikes, ,Flamur Celaj dhe Lilika Radovicka. Asnje punesim me konkurs ndonese jane DAP, edhe ata te DAP duhen larguar. Prej vitesh, Aeroportin e Kukesit e cuan me mbi 40 vete, ndersa Aviacionin nga 62 vete e cuan ne 88 punonjes. asnje nga aviacioni, edhe shkollat shume prej tyre akoma nuk I kane mbaruar. Te gjithe drejtoret e drejtorive pa konkurs dhe jashte kritereve, shumica duhen larguar Maskarade me sherbimet jashte shtetit, sikur te jene ne mallin e babait. Fillojeni, fillojeni me Aviacionin Civil dhe do shikoni se cfare ka bere LSI-ja

  6. Gerond says:

    Shpetim Spahiu Drejtor I Sherbimit te Trupit Doplomatik. Ka vjedhur sa ka mundur.

  7. Koba says:

    vazhdimisht ka patur denoncime per legenet e LSI ,qe kane drejtuar drejtorite e LLUMIT ,Te shohim si do te veprosh.Ata kane vjelur qindramilione Euro.Nje pjese e mire ka shkuar me thase tek Like Floriri.

  8. Nustreti nga Gjirokastra says:

    Gjirokastriti !
    Zoti Edi Rama, mire ben qe ke zgjedhur djem te rinj, te shkolluar dhe ishallah i ngjajne nje djali
    qe ke sjelle kohet e fundit ne Gjirokaster.
    Flasin te gjithe mire per te. Eshte e kunderta, ne antiteze me Meleqin qe e degjenerove
    para popullit kur i the “..akoma se ke bere doreheqjen ty..”
    Nese i zgjedh te gjithe drejtoret si drejtorin e Hipotekes qe ke sjelle ne Gjirokaster, hallall te qofte.
    Nje specialist i zoti, kerkues ndaj vartesve, profesionist dhe mbi te gjitha njeri i mire qe respekton hallexhinjte dhe
    nuk i shikon nga duart si drejtoret e PD dhe LSI-se.
    Une u habita kur me tha gjitoni tim qe e kish marre tapine e shtepise brenda dy diteve.
    Kish vajtur ne takim me drejtorin, ne zyrat e hipotekes te keshilli i qarkut, te obori nga pas, kishte shume kallaballek,
    i kish thene per hallin dhe ai thirri me nje here specialistin e verifikoi dhe ja dha certifikaten te neserme.
    Une nuk e njoh, por thone qe eshte nga vendalli Varoshi, eshte djale oficeri dhe ka punuar shume vjet ne Tirane.
    Shyqyr qe na erdhi nje djale nga vendi tone, se na mbyten cepellsat dhe militantet e PD @ LSI.
    Po e mbajti keshtu, hallall i qofte atij dhe vota qe i dhame PS-se .

    1. mateo says:

      Gabove Nusret kur the qe eshte djale oficeri.
      Po Rama i ka trajtuar si armiq oficeret sa nuk shfuqizon ligjet kriminale te Berishes.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Palluqe vetem llafe kishe pasur or derezi. Me duket te ka keshilluar psikanalisti te flasesh sa me shume, qofte edhe kodra mbas bregu, qofte edhe rrena, se e ke si pune terapie.

  10. Nustret nga Gjirokastra says:

    Nustret Gjirokastriti !
    Zoti Edi Rama, mire ben qe ke zgjedhur djem te rinj, te shkolluar dhe ishallah i ngjajne nje djali
    qe ke sjelle kohet e fundit ne hipoteken e Gjirokastres.
    Flasin te gjithe mire per te. Eshte e kunderta me Meleqin qe e degjenerove para popullit kur i the
    “..akoma se ke bere doreheqjen ty..”
    Nese i zgjedh te gjithe drejtoret si drejtori qe ke sjelle ne Gjirokaster, hallall te qofte.
    Nje specialist i zoti, kerkues ndaj vartesve, profesionist dhe mbi te gjitha njeri i mire qe respekton hallexhinjte dhe
    nuk i shikon nga duart si benin drejtoret e PD dhe LSI-se.
    Une u habita kur me tha gjitoni tim qe e kish marre tapine e shtepise brenda dy diteve.
    Kish vajtur ne takim me drejtorin, ne zyrat e hipotekes te keshilli i qarkut, te obori nga pas, kishte shume kallaballek,
    i kish thene per hallin dhe ai thirri me nje here specialistin e verifikoi dhe ja dha certifikaten te neserme.
    Une nuk e njoh, por thone qe eshte nga gjirokastrit nga Varoshi, eshte djale oficeri dhe ka punuar shume vjet ne Tirane.
    Shyqyr qe na erdhi nje djale nga vendi tone, se na mbyten cepellsat dhe militantet e PD @ LSI.
    Po e mbajti keshtu, hallall i qofte atij dhe vota qe i dhame PS-se .

  11. Ardit says:

    Porti i Durrësit është në situatën më kritike. Ky vend është pika e aktiviteteve të paligjshme. Koncesionet nuk janë në dorë të kompanive ‘të kualifikuara’. Asnjë zhvillim. Asnjë investim. Nuk ka rritje të të ardhurave. Ata janë kompani që kanë marrëdhënie me ish-ministrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *