Rasti “Harri Lena”, tregon si qeveris Edi Rama

Nga Mero Baze

Është pak qesharake ta mendosh që Harri Lena ka “kapur” Edi Ramën. Nuk i plotëson disa kushte dhe nuk të beson njeri kur ja thua. Nuk e ka identikitin e atyre biznesmenëve që vërtet ndikojnë tek Edi Rama dhe i kanë dyert e hapura. Nuk ka peshën e tyre në opinion publik, lobimin e tyre, fuqinë mediatike të tyre, dhe shifrat e tyre.

Por pamvarësisht kësaj, duket se ai ja ka dalë me sukses që për gati dy javë punime pa leje në shtrat të Vjosës, jo vetëm të mos arrestohet, por të mos i ndalohet asnjë punëtor apo të mos i sekuestrohet asnjë llamarinë nga kantieri. Duket se INUK, Policia dhe gjithë institucionet që duhet të vepronin, janë kujdesur për kantierin e paligjshëm të tij, të qartë, që një ditë ai do të jetë i ligjshëm dhe nuk i duhet prishur punë.

Dhe këtë nuk mund ta kenë me intuitë. E kanë padiskutim me udhëzim. Dikush i ka udhëzuar të bëjnë sikur shkojnë atje, po të mos i prishin punë se do marrë leje.

Pra, mënyra se si një biznesmen thuajse i falimentuar në atë biznes, po na prezanton një kryeministër të kapur, është pikërisht falë mënyrës se si Edi Rama ndërton parimet e pushtetit të tij.

Në përpjekje për ta grumbulluar pushtetin në Kryeministri, shumë batakçinj si ky tipi në fjalë, e “kapin” fare lehtë kryeministrin. E kapin se nuk funksionon sistemi formal që ai ndërton për “qytetarët”.

Nëse do të ishte e vërtetë që policia e rendit, po konstatoi punime pa leje, arreston punëtorët, sekuestron veglat dhe ndalon pronarin, sot Harri Lena do ishte në burg. Për një orë që qëndroi aty një gazetar i “Dritares”, gjeti dhe faturën tatimore të papaguar për punëtorët nga Kukësi që ka marrë në punë të zezë.

Nëse do të ishte e vërtetë, që INUK, kur shkon në një vend dhe gjen punime pa leje, shkatërron objektin dhe dënon pronarin, sot kantieri do ishte prishur dhe Harri Lena do ishte dënuar.

Asgjë e tillë nuk ndodhi. Për të qenë brenda, punonjësit e INUK bëjnë foto nga një distancë 500 metra larg, që të mos duket kantieri dhe raportojnë që nuk duket gjë, ndërkohë që gazetarët hyjnë lirshëm mes kantierit dhe fotografojnë dhe rrobat e lagura të punëtorëve, që hyjnë në lumë nga frika sa herë shikojnë njerëz që afrohen.

Vetë Harri Lena sot rrinte para ndërtesës ku mbahej Asambleja e PS, që të takonte ndonjë nga “të mëdhenjtë” e t’i ankohej për shtypin që e bezdiste.

Mënyra se si ky biznesmen, i ka mbijetuar sistemit “represiv” të Edi Ramës për kontrollin e territorit, është një leksion mbi dështimin e këtij sistemi, për shkak se ai nuk është i lirë të funksionojë sipas ligjit, por i komanduar nga qendra okulte në Kryeministri. Pra ai nuk është pushtet real, por pjesë e pushtetit të koncentruar në Kryeministri, që ka fuqinë e duhur të të fusë në burg për një llamarinë, ose që të të lejojë të betonosh Vjosën pa asnjë leje për javë të tëra.

Dhe më shumë se çështje e fuqisë së “Harrit” tek Rama, kjo është çështje e skemës fallco të strukturave të pushtetit që kontrollojnë territorin. Ato duket që nuk kanë punë me ligjin, por me dikë që i komandon nga zyrat e Edi Ramës në Tiranë. Nuk them se gjithmonë mund t’i udhëzojnë keq, por mjafton një rast i tillë për ta rrëzuar të gjithën, pasi provojnë që edhe Harri Lena mund të “kapë” kryeministrin. Dhe kjo është më e rëndë, se t’i japësh leje për atë masakër.

REMOTE_ADDR:[]

33 komente në “Rasti “Harri Lena”, tregon si qeveris Edi Rama”

  1. mirel says:

    Rasti Harri Lena tregon si qeveris Edi Ramiu me ndihmen e mediabe dhe te gazetarise si pu a jote Mero.
    I je bere tellall i cdo kotesie dhe estrade qe ka bere Ramiu me popullin.
    Dje e ngrite zerin per nje problem te drejte, dhe shiko cfare reagimi pate sot..por me pare ke heshtur si pordha neper breket e Ramiut per koncesionet dhe Hece mbi Vjose.
    Nuk ke lene pa botuat. batuta dhe debate idiote nga seancat politike qe mbahen per qef te budallait popull, dhe mezi ke nxjerre shpejt e shpejt ndonje artikull te fshehte per Hecet..dhe e ke hequr me te njejten shpejtesi.
    Dua te kuptoj shkakun e reagimit tend

    1. Lugati says:

      o njishi tepelenes..te kane braktis sot tifozat e ripjelljes se ke sulmu lugatin sot..ke 9 komente 7 jane 300evrosa te kane ardhe ne ndihme..hiqi tashi artikujt antijanulle pedofil..e nxorre koken me ne fund oooo1..e kom thone perhere qe je njeriu presidentit te sapozgjedhur..urime e botoje komentin po ta majti..haahhaahahah

  2. Adi says:

    Kush eshte ky person o Mero, ne kete qendren okulte ? Mos eshte Gregu ? Kete na e sqaro, qe te dime te mbarojme pune.

    1. Quo Vadis! says:

      Adi, Adi. Eshte shume e lehte t’ua hedhesh shqiptareve. Mjafton karta e nacionalizmit. Hidhu nja 4 zevendes-ministra kosovare sic ju hedh ca kocka qenve dhe pastaj sado pislleqe te besh per ta je hero.

      1. mirel says:

        Sakte! ! Dje hodhi dhe Marin Mema nje shashke antigreke dhe e harruan fare Harri Lenen.
        Ee si jane shqiptaret. .femije kopeshti qe bejne loja luftash

    2. qipro says:

      si qeka mush me grekosirion ktu pranej vika era mut..ptuuuuu

  3. bamja says:

    Mero eshte e frikshme se si ju kerkoni Arrestimin per nje biznesmen korrektet ne treg, i cili ka vene disa kambalece te perkohshem per testimin e ujit te burimeve dhe nuk thoni asnje fjale per Fakte qe kolegu juaj Gjergj Zefi ka publikuar me dokumente per narkotrafikantin Pasmaçiu, nje nga boset e medias i respektuar dhe nderuar nga politika qe nga kryeministri e me rradhe. Quo vadis Shqiperi? C-eshte kjo fushate kunder nje njeriu punetor e me nje profil te caktuar ne tregun shqiptar, kur kemi biznesmene te hurit e te litarit.

    1. Andrea says:

      E mo pufte sa te ka paguar Ha-Le-ja per te bere komente. Dashke te lash mutin me shurre zotrote. Qelbesira hale duhet plasur brenda. Gjithe populli te bojkotoje produktet e tij. Jepi Mero mos u ndal degjeneroje kete bajge. Ndryshe ta dhjeu fshatin

  4. dashamires i Meros says:

    Mero te kisha thene qe do te hedhi si limon i shtrydhur Edvini ,ja tani filloi degradimi jot ,bej opozite pra ate po presim.

  5. Shvejk says:

    Nuk e di pse mban era gjobe kjo fushata jote e fundit o Mero.

  6. Sirius says:

    Rasti i Hari Lenes e shqetesoka Meron, po lenia ne mes te rruges e familjeve te Shkozes dhe grabitja e pronave ne Himare nuk e bezdisin fare.

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Me ata te meret Lulka

  7. prisni se skeni pare gje akoma says:

    Inshalla ke keputur kapistren o mero.
    Pjerdh edi per shqiperi e shqiptare.
    Prisni se nuk keni pare gje2akoma.

  8. amerikani51 says:

    Mero,mere shtruar,mos e humb durimin cdo gje do shkoje te vendi.
    Sot fillon stuhia !

  9. Sokol Shtylla says:

    iI nderuar Mero sot femijet me pyeten pse flamuri shqiptar nga viti 1922 der me 1928 ka paur simbolin e skenderbeut ndermjet kokave te shqiponjes sot nuk exzisojne ju lutem me ndihmoni ti kethej pergjigje femijeve pse zogu ka monument ne tirane dhe pse ju hoq titulli Tradhetar i kombit dhe pse shqiptaret paguajne per nipin e tij

    1. Lugati says:

      mos e bo dhe femijen si vetja..skederbeun ke te drejte..por.foli femijes qe edhe terroristi.avni rustemi ka bust mes tirones..foli edhe per dy shkrimtaret qe i quajne idhujj kadare dhe agolli qe ishin mbeshtetes te regjimit antishqiptare gjakatar pro serb i enver hoxhes..

      1. Zagro says:

        Ku e gjete pro-serb Enver Hoxhen ti mor karagjoz, pinjoll I bashkepunetoreve te fashizmit. Ke kaq kohe qe vjell vrer, por besoj e ke kuptuar se per shtresen tënde, populli shqipetar nuk ka pike respekti dhe nuk ka nevoje t’ju tregosh ti se kush kane qene Zogu, Avni Rustemi, Esat Maskara Toptani, apo Enver Diktatori.
        Shtresa jote tradhetare e ka te mbyllur gojen edhe per 500 vjet derisa t’ju pastrohet gjaku prej tradhetari. Per Enver Diktatorin kam goje te flas une qe jam vuajtur si gjithe populli shqipetar pasojat e diktatures. Ka goje te flase me shume nga ne Daut Gumeni, disidenti I vertete. Por vetem ti Jo. Ti duhet te mbyllesh ne ndonje vrime dhe te dalesh vetem naten, si Lugat, nga turpi.

        1. mirel says:

          Po e kane nga vetja keta. Jane te gjithe Zogiste spiune te serbit..e kane per krenari qe kane shitur trojet shqiptare dhe jane vrare Bajram Currin, Hasan Prishtinen deri re vrasja e Cercis Topullit qe ka ngelur enigme kush e spiunoi ne malazezet. Ja keta zogiste serbofile.
          Enver Hoxha jua theu hundet sa ishte gjalle. Dhe e nderoi kujtimin e Avni Rustem patriotit.
          Me djem te tille behet Shqiperia dhe jo me tradhetre si Zogu dhe Esat Pasha.
          Nipi i shoferit te Zogut tregoi qe ja qene sherbetor dhe lapanjoz. Ashtu i ka hije. Ti fshije kepucet Zogut dhe ti mbaje deren e makines.
          Po eshte sera e tij e qelbur, se ne leberit kemi Avni Rustemin dhe Zogun dhe zogistet i kemi perballe grykes se kobures

          1. Lugati says:

            ku keni goje ju mer plena me fol per mretin..lajeni gojen mer mi halesh..e mos boni gabim me zone me goje GJENERALIN ESAT PASHE TAPTON qe i vuni pushken grekut ne janine e serbit ne shkoder…edhe regjimi plerave antishqiptare si puna juj e bote tradhtare mer komunista pro serb..historia nuk osht mo prone e juja mer dobicat morracake te enver kurves

            1. mirel says:

              Historia nuk eshte per kermat si puna jote Lugato.
              Ne kosh perfunduat njehere, ne kosh do perfundoni prape.
              Zogi ishte mbret per morrat e bythes serbe si puna juaj.
              Per ne eshte moter.r i Myzejenit.
              Tradhetar i poshter serb.
              Edhe greket i kemi luftuar vete or taj..nuk ka nevoje labi per moterq.ra si zogi.
              Edhe langot e Berishes qe pruri ne 97en i xheshem e nisem me breke mbrapsht.
              Tipik zogiste, vellavrases. Ja keta lloj qelbesirash jeni ju. Vini si horrat per te vrare shqiptare dhe jo per te luftuar kunder grekut.
              Po prape , te dhime dhe trima patriote ju..kusaret e mutit.

          2. xheJ eN Bi says:

            Lugato….
            Që je i pa arsimuar ( se librat t’I hëngri dhia )
            këtë ta kam thënë dhe më parë.
            Po nuk e dija që ishe dhe pseudo patriot.
            Sa për mretin ( se shkruhet mbretin) se sa negativ ishte po të bëj një pyetje :nëse yt at do të të braktiste në ditën tënde më të vështirë ,a do ta doje më yt at ?

            1. Lugati says:

              o xhej en bi…e para un nuk jom zyrtar e shkruj me gjuhen time tironc..e dyta ku e ke fjalen per braktisje..kur iku mreti 39 qe na.pushtoi italioni?????ai nuk osht familjar qe komandon nji shpi me 5a6 pjestare..ai komandonte kombin.dhe nuk osht e arsyshme qe pushtusi te kapi koken e kombit..shko lexo kushtetuten amerikone c’fare thote per ket rast ..kur nodhin pushtime o sic ishte 11shtatori..gjoja pare qe bojne largojne koken e kombit qe mos te bi ne dor te pushtusit o kush tjeter qofte
              .ene na le rehat mer burre me kte shkollen se po na bo sikur me qene fillozof…TASHI i japim pergjigje jemenitit grek MIREL qe na hiqet si lab si puna aristidh gumes qe ja cane marmiten me parakolp..o grek ti e ke votu salen se dora ime jo nai here or plere pusht komunist..pseudo patriota jeni ju tjeret qe keni shit bythen e keni jetu perhere ne gjunje…une si familje ne c’do.periudhe kemi investu me jete njerzish per kombin shqiptar e prape do ta bojme pa pike rezerve…ne kohen enver serbit qe na futi me burg prape se ulem koken..edhe jetum ne kome sic e kemi zakon..pranej mirela shko coja kalamojt ti bekoj anastasi kshu mer 300

      2. Mondi says:

        Avniu ja ka bo turbo gjyshes tate ndaj o terorist? Ypp Avni

    2. AZ... says:

      Ti o shoku Sokol shtylla do Jesh nga fara e keqe e
      SIGURIMSA-KOMUNITEVE (BEAR SHTYLLA) qe nuk I dihet sa e sa njeres ka mare NE qafe ptuuuu… fare e keqe

  10. tomsojeri says:

    Nuk kuptoj dot qe perher nuk gjejm karar e vec kritika kur kemi 30 vjet me pras ne byth !” Cfar uji i dhe gomarit” jemi ne …Per mua dua te pergezoj Mero Bazen qe ngren nje problem real e shum shqetesues e skam pse futem neper “tunelet” e prapaskenave me te cilat jemi deri ne gryk e spo marim vesh kush esht ujku e kush qingji !Po na tallin ,po na mashtrojn ,po na rrjepin,po na len ne varferin e betonuar e spo marim vesh kujt ti besojm ma ! Po flitet per nje rast flagrant e shyqyr qe shof kto reagime qe po vijn nga shum drejtime ! Le ti qendrojm faktit e te presim reagimin e qeveris qe zgjodhem qe te gjykojm cfar zgjodhem ! Edhe nje her pershendes dhe falenderoj impenjimin e kujdo qe tregon se nuk duhet te vazhdojm gjumin dhe sherrin e mijve, qe te gezojn macet !

  11. Mentari says:

    Nuk ka deshtuar sistemi!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! se Sistemi eshte system demokratik por………….. ka deshtuar Edi Rama,ka deshtuar qeveria socialiste e Edi Rames qe eshte qeveria me e korruptuara qe ka paur ndonjehere kombi shqiptar gjer me sot

    1. mirel says:

      Ka deshtuar klasa e banditeve qe moren shtetin qe oas 90tes. Nje mut i Berishes eshte dhe Rama. Te dy u bene rivale per te grabitur sa me shume koncesione.
      Kjo eshte Shqiperia qe bete ju demokratet. Vandalet e shekullit te 21. Barbaret e papare para qytetetimit evropian.
      Pjelle e keqe si Isis.
      Nje turme zagaresh qe u kthyet ne klase pushtetaresh.
      Edi Rama nuk perfaqesin PSene.
      PS ha nuk hodhi asnhe gur kunder shtetit. Nuk preu asnje peme. Nuk dogji asnje shkurre.
      Kurse ju, ju dogjet gjithe Shqiperine.
      Edi Ramuti eshte produkt i juaji..eshte pjella e qellimit vidh dhe vrit te Berishes. Vrasjen nuk po e ben dot se nuk ja mban, por po ben vrasje te terthorte..duke vrare Shqiperine njehere.
      Zagare te lindur, se jaq plera nuk mund krijohen vetem. Ndaj eshte nip i shoferit te Zogut. Qen bir qeni

  12. Gezo says:

    Po lerini te punojne mjerezit.Ushqen 150 familje tjetri dhe ju te cani b….. derrderrderr rriini o dhjerarake mos hani inate…,

  13. Shvejk says:

    Mentar je rast i pashprese, nje njeri qe shkruan komente kaq shpesh, me ne fund duhet te mesonte te shkruante Shqip pa gabime. Por ne rastin tend ndryshojne gjerat, neqoftese mendon gabim, si mund te shkruash pa gabime? Je bere si kombetarja jone o Mentar, sa me shume gola peson, aq me shume krenohesh.

  14. trapi says:

    z.Mero vazhdo si e ke nisur,horrat po bëhen me të fortë jane bashke 27 vjet por harrojnë që stuhia po vjen.do dalesh i nderuar.

  15. xheJ eN Bi says:

    Lugato….
    Që je i pa arsimuar ( se librat t’I hëngri dhia )
    këtë ta kam thënë dhe më parë.
    Po nuk e dija që ishe dhe pseudo patriot.
    Sa për mretin ( se shkruhet mbretin) se sa negativ ishte po të bëj një pyetje :nëse yt at do të të braktiste në ditën tënde më të vështirë ,a do ta doje më yt at ?

  16. artan says:

    U nxitove me kete shkrim o Mero ziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *