Reportazh për një masakër/ Harri Lena i mbylli në hotel punëtorët. Ata u hodhën në Vjosë, kur erdhi policia (VIDEO)

Nga Isa Myzyraj

Dritare.net ka qenë media e parë që raportoi në lidhje me disa punime që po kryhen në zonën e “Grykës së Këlcyrës” në buzë të lumit Vjosë. Këto punime janë kryer nga biznesmeni Harri Lena i cili vetëm disa metra larg vendit ku po kryhen punimet, ka fabrikën e tij të ujit “Trebeshina”.

Punimet

Dritare.net ka qenë në “Grykën e Këlcyrës” dhe nga informacionet e marra nga personat që kanë parë ҫdo ditë punimet aty, mësohet se gjatë gjithë muajt shtator aty është punuar në fshehtësi të plotë. Për të mbajtur këto punime tërësisht të izoluara për publikun, Heri Lena ka punësuar 8 punëtorë nga Kukësi dhe Mamurrasi, të cilët kanë qëndruar për një muaj në njërin nga hotelet e Këlcyrës. Burimet thane per dritare.net, se punëtorët nuk lejoheshin të lëviznin nga hoteli, përveҫ kur shkonin në punë.

Dritare.net disponon faturën tatimore që i detyrohet pronarit të hotelit , Hari Lena, i cili sipas informacioneve tona , prej ditësh është zhdukur , pa paguar faturën prej 55.000 lekësh të reja.

Nga ana tjetër pasi kishin avancuar me punimet prej një muaji, drejt Grykës së Këlcyrës, kanë shkuar materialet e ndërtimit, hekura, beton, dërrasa, dhe tuba, të cilët kanë nisur duke i vënë në punë. Nga moment që materialet kanë shkuar në vendngjarje, për 3 ditë me radhë punimet kanë vazhduar dhe është hedhur baza e urës që pretendohej të ndërtohej nga Lena. Pasi lajmi është bërë publik, Bashkia Këlcyrë së bashku me Policinë janë detyruar të shkojnë menjëherë në vendngjarje. Sipas informacioneve të dritare.net, sapo policia ka shkuar në vend, punëtorët të trembur, janë arratisur menjëherë, madje mësohet se disa nga ata, për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm janë hedhur në lumin e Vjosës, duke rrezikuar dhe të mbyteshin.


Projekti
Dritare.net ka mundur të mësojë planin që ka Hari Lena në lidhje me burimin e ujërave të Vjosës. Aty pretendohet që të ndërtohet një depozitë e madhe, dhe më pas me anë të një ure e cila kalon përmes Vjosës, uji te shkoje në fabrikën “Trebeshina” që ndodhet përballë këtij burimi uji.
Bashkia
Në një prononcim për mediat, kryetari i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni ka thënë:
“I është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, është shprehur Ndoni.
Por në të njëjtën intervistë, Ndoni ka thënë: ‘’Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet.”

Kryetari nuk ka folur per dritare.net, pasi kete te shtune ishte në mbledhjen e Asamblesë.

Dritare.net ka kontaktuar me zyrtarë të lartë të Bashkisë Këlcyrë të cilët shprehen se, nuk është e vërtetë , siҫ kanë dëgjuar, që zoti Lena ka paraqitur një kërkesë në Bashki për të zhvilluar punimet në atë zonë, por sipas tyre edhe nëse do të ishte depozituar një kërkesë e tillë, Bashkia nuk mund të ndërmarrë asnjë hap, pasi zona e Vjosës nuk është në kompetencë të Bashkisë Këlcyrës.
Zyrtarë të Bashkisë kanë treguar për dritare.net, se Harri Lena është një person që vazhdimisht ka pasur probleme në lidhje me zbatimin e ligjit, ata përmendin milionat e lekëve që ai ka borxh në Bashkinë e Kelcyres, duke iu shmangur gjithmonë taksave .

Banoret

Në Këlcyrë të gjithë flasin me zemërim për shkatërrimin e Lumit të Vjosës. Një zonjë e cila punonte në një restorant tregon për dritare.net, se si pranë restorantit ku ajo punonte kanë kaluar ҫdo natë punëtorët dhe punimet janë kryer kryesisht natën, derisa materialet e ndërtimit janë sjellë një mëngjes në mes të shtatorit, dhe arsyeja se përse materialet janë sjellë ditën, është për shkak të terrenit të thyer, gjë e cila është shumë në rrezik natën.
“Ai ka filluar duke gërryer gjithë malin, tanimë po ndërton edhe ura prej betoni dhe askush nuk merret me të. Nëse një banor hedh vetëm një tullë në shtëpi, futet në burg, por Hari Lenën askush nuk e fut në burg”,-shprehet taksisti i cili na dërgoi deri tek gryka e Këlcyrës.
“Ne kemi burimet në arat tona, por ujin detyrohemi ta blejmë”,-shprehet një tjetër banor i Këlcyrës.
Banorët gjithashtu shprehen mjaft skeptikë se ato punime do të ndalohen.
Në një kafe në mes të Këlcyrës një zotëri shprehet “ A i ka hyrë Hari asaj pune? E ke të mbaruar”.- thotë burri i dorëzuar ndaj fatit dhe te ligut./ dritare.net

 

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Reportazh për një masakër/ Harri Lena i mbylli në hotel punëtorët. Ata u hodhën në Vjosë, kur erdhi policia (VIDEO)”

  1. angjelini says:

    Kjo nuk duhet te lejohet. Populli duhet te ngrihet dhe ti shtype keta kerma dhe abuzus. Lumenjt, malet, fushat, liqenet, deti, minerat, etj jane prone e popullit dhe jo e disa hajdutve.

  2. Vjosa says:

    Po ne si popull cfare mund te bejme? ti kerkojme shtypit e medias njoftimet, politikaneve e policise nderhyrje, por edhe pse jo sabotim te cdo produkti te keti Harrit. Kush po e ben nje liste te produkteve te tij e nisim nje inisiative sabotimi, ne jemi konsumatoret e duke pare si po na sillet me pasurine tone, ne mund ta falimentojme e pse jo demtojme. Si mendoni?

    1. Epirioti II says:

      100% dakort me ty Vjosa. Une kam vite qe produktet e biznesmeneve qe sillen si alabak i bojkotoje. Uji Trebeshina, birra Korca dhe glikote Neranxi i kam ne krye te listes. Kjo eshte zgjidhja me e mire por me efekt te larget.
      Per momentin duhet te organizohen banoret e zones dhe shoqatat e mjedisit dhe shkojne tja prishin Harrilles ate qe po nderton.

      Po nuk u be zhurme e madhe nuk i del gjumi qeverise.
      RILINDJA ver 2.0 eshte duke ngrene kos.

    2. mirel says:

      Ne si popull duhet ti veme tritolin parlamentit dhe qeverise.
      Kjo ka ngelur.
      Ky eshte nje shtet kriminel qe nuk jep asnje rrugezgjidhje tjeter.
      Ramuti e ka te qarte se sa merhume jemi.
      Keshtu qe mire na e beme po ndenjem me duart ne b..
      Te pakten protestat e organizuara nga qytetare e fshatare duhet te kishin nisur qe me pare..

    3. freee says:

      Ne si popullo kenaqemi diten e votimit per ke votuam dhe paguaj me per cdo pik uji qe harxhojme kurse kta “dora e ngrohte e shtetit” shqiptar apo grek shfrytezojne burime dhe nxjerri fitimet.
      Mos i voto kur ske zgjidhje tjeter se nji her te jepet shansi.

  3. Zigur Qarri says:

    Shtet inekzistent.
    Kur nuk jan ne gjendje te ndalin ndertimet pa leje qe behen haptas;-si do te
    ndalin tregtine e droges qe kryehet ne fshehtesi?!Ti shkruajn Kryeminstrit
    nje here ne facebook,se ndoshta i ndihmon.Ligjin per te drejten e shoferllekut
    per femrat ne Arabine Saudite,ai i madhi ja hapi driten e gjelbert,Mbreti.

    1. mirel says:

      Nuk eshte inekzistent shteti. Por kriminel. Shteti ka pjese ne krim prandaj nuk merret me Harrin e Lenes

  4. Lalai says:

    Elka S.A
    Bmw..jane te Harri Lenës,katundarit nga Fshaterat e Gjirokastres qe financohet nga Asfalia Greke me magazina ne Kakavijë.
    Dhe jo vetem ky fshatar Impotent me 4 klase shkolle po aty ne ate zone gëlon nje kontabande me miliona euro ne muaj jo ne vit.
    Dhe kete fabrike qe ka bere Fshatari H.Lena uji eshte devijuar qe eshte futur ne fabriken e tij,dhe një hetim të hapet se ku e ka marre ujin ai prape eshte i mbytur.
    Dhe flitet që fabrika eshte e Argita Berishes.

  5. sokol says:

    po si do zhvillohet ai vend nqs dikush nuk nderton ura e fabrika e puneson? natyrisht qe Harry duhet te marre leje te organet po nga ana tjeter ne si popull nuk e shofim dot tjetrin qe te beje hajer dhe i fusim shkopa ne rrota.U merzit kelcyra qe po u merr ujin hari mata hari.Kam pare me syte e mi syrin e kalter qe me tonelata uje derdhen kristali kot kur bota vuan per uje.mbi kete pasuri shqipkaret kishin ndertuan bar e restorant dhe gotat e pjatat i lanin mbi kete uje.ky skandal si ben kujt pershtypje.

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    O Isa myzyraj
    Po’ ti para Ca ditesh na the bojkotoni llotarine amerikane.
    Po’ Ca te bejme te hidhemi ne Vjose si kuksianet per harrilenat e shqiperise.
    Edhe ATA nuk hidhen kot
    Kane dashte bejne leket te shkojne
    Me Maune ne angli.

  7. Brahoo says:

    Rilindja e betonxhiut Rama .

  8. Dodona mbi Tomorr says:

    Ne qofte se Harri Lena mbrohet nga ‘Greqia’, atehere ngjarja i ngjan asaj te Himares , mos valle edhe ne Kelcyre na ” mbine’ ‘ Greket si ne Himare?

  9. Vjosani says:

    Bavo, zoteri! Te lumte Isa! shkrim shume informues dhe me fakte te lota dokumentare dhe filmike. Kjo eshte gazetaria e vertete. Sa per zgjidhejn une them qe eshte shume e thjeshte, Duhen vetem 200 gram tritol dhe nje shkrepse. Atij djalit me vone do ti ngrihet nje kenge dhe me kaq mbaron historia. Vete zoti e lejon ne keto raste sepse eshte fjala per mbrojtjen e nje Perendie si Vjosa. per atqa qe se dine Aosa ka qene nga pellazget nje perendi dhe kete e deshmon gjetja e statujes qe i kushtohet kesaj Perendie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *