Transporti publik: Këtë muaj nis testimi i autobusit elektrik në Tiranë, brenda vitit bileta elektronike

Tirana pritet që të transformojë tërësisht shërbimin e  saj të transportit publik urban.

I ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se brenda tetorit do të nisë testimi për autobusin e parë elektronik, ndërsa brenda vitit do të nisë dhe aplikimi i biletës elektronike.

“Çdo gjë do të bëhet në mënyrë elektronike pa kontakt fizik me faturino dhe me të tjerë. Pastaj sigurisht dhe flota e autobusëve elektrikë. Të parin do ta testojmë në tetor dhe pastaj gjatë gjithë vitit do të kemi testime, që gjatë vitit tjetër ne të bëjmë një porosi edhe për një kompani publike ose minimalisht për t’i detyruar privatët të kalojnë në një transport shumë herë më ekologjik”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se flota e autobusëve është rritur me 50 për qind, ndërsa theksoi se paralelisht është punuar dhe për forcimin e kontrolleve ndaj operatorëve për t’u garantuar qytetarëve një shërbim të denjë.

“Koha vërtetoi që u rrit flota me 50-të %. Kompanive ju është rritur dhe kërkesa e llogarisë. Kështu që një pjesë e madhe e gjobave, e pikëve që ju ulen nga licenca janë disiplinuar ndjeshëm. Publiku është bërë gjithashtu edhe më i ndjeshëm dhe raporton në mënyrë konkrete.

Është një mënyrë të thuash që është keq, nga njerëz që ecin gjithë ditën me Range Rover dhe s’kanë hipur ndonjëherë në autobus dhe ndryshe është të thuash jam në autobus, shërbimi është kryesisht i mirë, por ky faturino sot është duke pirë cigare këtu brenda, kjo është targa. I sfidoj këdo, kush ka raportuar me targë dhe rolin, o faturino, ose shoferin që ka qenë problematik, nuk i ka mbushur 24 orë në punë. Pra dhe aftësia jonë kontrolluese është bërë shumë e madhe”,  tha kreu I Bashkisë.

1 komente në “Transporti publik: Këtë muaj nis testimi i autobusit elektrik në Tiranë, brenda vitit bileta elektronike”

  1. Bato says:

    Pa dyshim qe me sukses ka per te dale. Tani na duhet vetem nje kryebashkiak elektronik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X