Trajneri i skuadrës spanjolle i Deportivo Alaves, Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, e pranon se Italia ka më shumë shanse që të marrë tre pikë në Shkohdër përballë kuqezinjve, por insiston se për këtë “axurrrëve” u duhet që të luftojnë shumë.
Gjithashtu, De Biasi ka treguar se atmosfera do të jetë e zjarrtë në stadiumin “Loro Boriçi”.
“Ne mund të fitojmë, por të mos jemi shumë optimist. Na duhet që të luftojmë shumë”, tha fillimisht De Biasi për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”.
“Atmosfera do të jetë shumë e mirë. Pas Shqipërisë, kombëtarja e më e pëlqyer për tifozat shqiptarë është Italia”.
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë do të zhvillohet nesër në Shkodër në orën 20:45.
Shqiperia fiton 3-1